Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”

February 20, 2026

Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit

February 20, 2026

Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit

February 20, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”
  • Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit
  • Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit
  • Kamenicë:Nderohen dëshmorët në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës
  • Vitia po kremton 17 Shkurtin- Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës
  • Nderimi për dëshmorët obligim i përhershëm, angazhimi për ta forcuar dhe zhvilluar vendin mënyra më e mirë për ta çuar përpara amanetin e tyre
  • Kuvendi i Gjilanit ka mbajtur seancë solemne për 18-vjetorin e shpalljes së pavarësisë
  • Përurohet qendra për të moshuarit, kuzhina humanitare dhe bujtina për studentë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Opinione»A MUND TA ZHVILLOJMË VENDIN SHPEJT DUKE PUNUAR NGADALË?
Opinione

A MUND TA ZHVILLOJMË VENDIN SHPEJT DUKE PUNUAR NGADALË?

adminBy adminDecember 4, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Arben Kurteshi

Gjendja momentale ekonomike në vend është një pasqyrë që reflekton punën dhe angazhimin tonë në dy dekadat e fundit.
Vetë historia jonë është një testament i fuqishëm për arritjen e lirisë, është një udhërrëfyes që na tregon rrugën se si lidhet ideali i zemrës dhe vizioni i mendjes me synimin, dhe se si gjithçka mund të përdoret si steg drejt arritjes.
Pikërisht këtu ku ne e kemi potencialin shumë të madhë kemi edhe ngecje, sepse në periudhën kohore të pas luftës e deri sot, ideal e vizion është arritja e pushtetit, dhe kur arritja e pushtetit është primare me apo pa dashje gjithçka tjetër mbetet sekondare, dhe pikërisht me këtë hov dhe vrull sekondar është zhvilluar vendi, ku të ardhurat nuk i mbulojnë nevojat qytetare!
Ne e dimë më së miri si arrihen projeke madhështore e kemi dëshmuar me arritjen të pakrahasueshme dhe historike të lirisë në kushte dhe rrethana të pamundura!
Vërtet historia jonë është testament i fuqishëm, si e arritëm gati të pamudurën lirinë, dhe pse tash nuk po mund ta arrimë të mundurën zhvillim e vendit.
Ne jemi ndër popujt më të rrallë në botë që kemi dëshmuar se gati gjithçka është e arritshme, kur ideali dhe vizioni lidhet drejtpërdret me cakun!
Mendjendriturit tanë na mësuan se si ti shkulnim pengesat e lirisë, si ti ndryshonim kushtet dhe rrethanat e asaj kohe, dhe si ta pikturonim lirinë në kokat tona si një synim të qartë. Ata na inkurajuan të ndërmarrim udhën drejt arritjes. Arritja e madhe, liria, u realizua sepse ideali i zemrave dhe vizioni i mendjeve i shpërbleu përpjekjet tona për liri.
Çdo gabim, përvojë, dhe sukses e përdorëm si shteg drejt arritjes.
Vetë ne popolli i Republikës jemi krijuesit dhe autorët e këtij kapitulli të përfunduar.
Shqetësimi ynë aktual është, pse nuk po mund të arrijmë zhvillimin ekonomik të vendit tonë me të njëjtin frymëzim dhe vendosmëri? Potenciali ynë është shumë i madh, por pothuajse e njëjta aftësi që na çoi drejt lirisë na ka munguar deri sot për të arritur zhvillimin ekonomik.
Defekti ynë kryesor i pas luftës është ideali dhe vizioni që ka synim dhe qëllim primar pushtetin!
Kjo ka penguar përqëndrimin tonë mbi zhvillimin ekonomik.
Shembujt e vendeve tjera si
Gjermania e cila ishte shumë e shkatërruar e bërë rrafsh me tokë pas luftës së dytë botërore arriti të zhvillohet dhe të bëhet lokomotivë ekonomike e evropës. Gjermanisë, vetëm dy dekada pas luftës nuk i mjaftoj fuqia e vetë punëtore dhe kërkoi punëtorë jash shtetit , sikur që kërkuan edhe në Kosovë në vitin 1965; pra vetëm dy dekada pas përfundimit të luftës së dytë botërore.
Para fillimit të mrekullisë ekonomike Irlandës i ikën gjysma e popullsisë gjithësej katër milion në Amerik!
Irlanda, që brenda një gjenerate prej shtetit më të varfër në evropën perendimore arriti të bëhet gati shteti më i pasurë në Evropë duke e rritur cilësin në arsim .
Japonia dhe Korea e Jugugut poashtu janë zhvilluar edhe më shpejt se dy dekada; gjithëashtu shteti afrikan Botswana, ka BPV më të lart se vendi ynë!
Shteti juridikisht i panjohur nga UE dhe SHBA-ja, që nuk ka ulëse në OKB, pra pothuaj se juridikisht shtet „joekzistent“ dhe prap një ndër shtetet më të zhvilluara në botë, që e njohën deri sot vetëm 17 shtete nga afër 200 është Tajvani që ka një Bruto Produk Vendor për kokë banori 30‘000$!
Ato shtete kanë përqëndruar përpjekjet e tyre në krijimin e kushteve të nevojshme ligjore dhe infrastrukturore për investime. Në vendin tonë, shumë herë barrierat ligjore, trazirat, mosbesimi në institucione, korrupsioni, mungesa e sigurisë sociale e shëndetësore, po ashtu dhe mungesa vizionare janë bërë pengesë për investitorët potencial.
Zhvillimi ekonomik është një përbërës i rëndësishëm për të krijuar prosperitet dhe të ofrojmë vendet e punës që rinia jonë ka nevojë.
Kapitali investues është si uji – rrjedh atje ku ka më pak pengesa. Prandaj, ne duhet të përqendrohemi në krijimin e një mjedisi të favorshëm për investitorët, duke ulur barrierat ligjore dhe duke krijuar siguri juridike. Nëse ne krijojmë këto kushte, investimi do të vijë dhe do të kthehet në zhvillim ekonomik.
Diaspora jonë dërgon miliarda dollarë në vendin tonë, por ky kapital nuk është përdorur me efikasitet për të ndihmuar zhvillimin ekonomik. Derisa diaspora kthehen në vendet e tyre të jetesës, shumica e remitencave nuk mbeten në vendin tonë, por kalojnë kufirin dhe shpenzohen jashtë tij. Kjo është një pasuri e humbur.
Për të rritur prodhimin vendas dhe të ulur deficitin tregtar, ne duhet të fokusohemi proaktiv në kontaktinin e kompanive me potencial dhe sëbashku të përpilohen dhe në krijimin e kushteve ligjore (në përputhshmëri me ligjet ndërkombëtare) dhe infrastrukturore për tërheqjen e investimeve. Nuk duhet të gjejmë arsyet për moszhvillim, por duhet të punojmë me vendosmëri dhe vullnet për të ndryshuar situatën. Duhet të përdorim vizionin dhe idealin që na dha liria për të ndërtuar një të ardhme më të ndritshme për vendin tonë.
Zhvillimi ekonomik është proces i vështirë dhe kërkon angazhim të përhershëm. Duam të kemi një vizion të qartë dhe një ideal të lartë që të kthejmë mendjet tona drejt zhvillimit ekonomik në nivel evropian e përtej, sepse vetëm atëherë mund të ndërtojmë një vend më të fuqishëm dhe më të pasur për të gjithë qytetarët tanë./GJILANI INFO/
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Me vota të falsifikuara nuk përfaqësohen interesat e qytetarëve

February 14, 2026

Balanca e humbur mes respektit dhe autoritetit

February 13, 2026

NËNA E HEROIT AFRIM ZHITIA NDEROHET NGA KONSULLATA E KOSOVËS NË CYRIH

February 8, 2026
Mos humbni
Kronikë

Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”

By adminFebruary 20, 2026

Gjatë 24 orëve, Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin…

Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit

February 20, 2026

Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit

February 20, 2026

Kamenicë:Nderohen dëshmorët në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës

February 17, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”

February 20, 2026

Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit

February 20, 2026

Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit

February 20, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.