Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!

April 30, 2026

Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti

April 30, 2026

Kthimi i dashurisë

April 30, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!
  • Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti
  • Kthimi i dashurisë
  • Kosova ende nuk e di kundërshtarin, çfarë ndodhi me Poloninë?
  • Mbahet manifestimi tradicional kulturor “Ditët e Agimit 2026”
  • Kur profesorët universitarë bëhen edhe tregtarë!
  • Pse Feride Rushiti nuk e mori mbështetjen e opozitës?!
  • Drejtori Shabani takon zv. komandantin e FSK-së në Gjilan
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Kulturë»Nënkryetarja Morina – Bunjaku i dorëzon çmimin letrar “Beqir Musliu” shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare
Kulturë

Nënkryetarja Morina – Bunjaku i dorëzon çmimin letrar “Beqir Musliu” shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare

adminBy adminNovember 25, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Në emër të kryetarit të Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, nënkryetarja e Komunës Leonora Morina Bunjaku dhe drejtori për Kulturë, Kushtrim Zeqiri, në bashkëpunim të ngushtë me Ars Clubin “Beqir Musliu” si dhe ministrive të linjës së Kosovës dhe Shqipërisë së bashku me Ambasadorin Skënder  Durmishi, i kanë dorëzuar çmimin më të madh letrar të Komunës së Gjilanit për shkrimtarin Ismail Kadare, në Ambasadën e Kosovës në Shqipëri.

Nënkryetarja Morina – Bunjaku ka thënë se ky çmim është një mirënjohje e paharrueshme ndaj njërit prej shkrimtarëve më të shquar të kombit tonë, Ismail Kadare. Duke shtuar se kjo ngjarje është një akt i thellë respekti dhe admirimi për kontributin e jashtëzakonshëm të tij në  botën e letërsisë.

“Veprat e Ismail Kadares, si “Kronikë në gur”, “Kështjella”, “Prilli i thyer”, “Gjenerali i Ushtrisë së vdekur” e shumë të tjera, janë thesare të trashëgimisë sonë kulturore. Me një shkrim të thellë e pasionant, ai ka hapur dritare në historinë dhe shpirtin shqiptar. Fjala e tij është bërë një udhëzim i pathyeshëm në botën e letërsisë, dhe mësimet e tij janë burim frymëzimi për të gjithë ne”, tha ajo.

Ajo theksoi se vepra e Kadaresë shpërfaq identitetin shqiptar; gjeografinë e historinë shqiptare, politikën e ideologjinë, mitin e lashtësinë, për të shtuar se në veprat e tij gjejmë Shqipërinë dhe shqiptarin në shfaqjen më impozante e përfaqësuese dhe se Kadare është letërnjoftimi shqiptar në botë.

“Në këtë moment të veçantë, dëshirojmë të shprehim një falenderim të sinqertë ndaj Ismail Kadarese për udhëtimin e tij të mrekullueshëm në thesarin e letërsisë. Me aftësinë e tij të rrallë për të lidhur historinë me imagjinatën, ai ka krijuar vepra ku çdo faqe e librit të tij shkruhet me thellësi, maturi e kompleksitet duke na dërguar në një botë ku fiksioni e realiteti përplasen në një harmoni të rrallë”, është shorehur nënkryetarja Morina Bunjaku.

“Në një akt të veçantë te njohur si Çmimi më i madh i Komunës “Beqir Musliu” qe jepet për vlerat e mirëfillta letrare, këtë çmim ia dedikojmë shkrimtarit tonë të nderuar, Ismail Kadaresë. Ky është një shpërblim dhe një shprehje e lartësisë se vlerave që ka sjelle në letërsinë tonë dhe në trashëgiminë tonë kulturore. Faleminderit, Ismail Kadare, për fjalët frymëzuese dhe historitë që kanë ndryshuar perspektivën tonë. Ju dedikojmë këto fjalë të pafundme admirimi dhe mirënjohjeje”, tha nënkryetarja e Gjilanit.

“Këto ishin orë të lumtura për mua” , tha nga ana e tij, Ismail Kadare, pas fjalëve admiruese dhe rrëfimeve me emocion që dëgjoi në takim. /GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Kthimi i dashurisë

April 30, 2026

Mbahet manifestimi tradicional kulturor “Ditët e Agimit 2026”

April 30, 2026

Realizohet shfaqja “Udhëtimi magjik i maskotave” në Kamenicë

April 28, 2026
Mos humbni
Opinione

Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!

By adminApril 30, 2026

Shkruan: Selajdin Abdullahu Në Republikën e Kosovës, demokracia ka zbuluar një funksion të ri:…

Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti

April 30, 2026

Kthimi i dashurisë

April 30, 2026

Kosova ende nuk e di kundërshtarin, çfarë ndodhi me Poloninë?

April 30, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!

April 30, 2026

Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti

April 30, 2026

Kthimi i dashurisë

April 30, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.