Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Më dhuro një lule…

September 17, 2026

Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë

September 17, 2026

Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit

September 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Më dhuro një lule…
  • Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë
  • Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit
  • Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe 45 të tjeranë trafik, policia shqipton 853 tiketa gjobitëse
  • Arrestohen dy persona të dyshuar për rrëmbim në Han të Elezit
  • Dy shtretër medicinal i dhurohen QKMF në Viti
  • Kryetari Rahimaj ka pretur në takim donatorët nga Austria
  • Kryetari Hyseni: Padrejtësia që ndodhi sot në Hagë na rëndon të gjithëve
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Amatorizmi i skenës politike shqiptare
Opinione

Amatorizmi i skenës politike shqiptare

adminBy adminOctober 14, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Shkelzen Halimi
Për subjektet politike shqiptare, bosht i organizmit politik nuk ishte ideja apo programi, por individi. Gjithsesi kjo do të ketë ndikuar që midis shqiptarëve të ketë inflacion servilizmi, faktorizim brenda natës të anonimëve dhe një armatë të politikanëve mediokër. Kjo, mbase do të bëjë që të mos ketë kurrfarë profilizimi ideologjik, por ngritje të kultit të individit, gjë që tregoi se nga mentaliteti shqiptar akoma nuk ishte shmangur një-partishmëria, ndaj dhe ishte e qartë se përse te subjektet politike shqiptare nuk pati konsolidim të demokracisë së brendshme, ku lideri do të tregohet jo vetëm organi superior me të drejta absolute, por askush nuk merrte guximin t’ia shprehë mendimin ndryshe, për të mos krijuar hatër-mbetje apo prishje qejfi.
Adhurimi i tepruar ka përjashtuar orientimet programore dhe statutin e partisë. Aty ku adhurimi ndaj individit shkon përtej kufijve të normales (si në kohën e liderëve komunist), aty servilët nuk zgjedhin mjete për ta treguar lojalitetin ndaj liderit. Kjo verbëri do të jetë shkaku kryesor që në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut të dominojë kryesisht amatorizmi politik, i karakterizuar me grupe interesi dhe dëgjueshmëri të përsosur, që nuk kanë asgjë të përbashkët me traditën e demokracisë. Si pasojë e kësaj ishte edhe mungesa e konkurrencës së mirëfilltë demokratike, e cila dukshëm e bëri jo normale jetën e politikës shqiptare.
Krijimi i kultit të individit dhe jetësimi i tij në praktikë ishte një e vërtetë realisht e hidhur, që imponoi shumë pikëpyetje. Shoqëria shqiptare edhe në këtë fazë të demokratizimit nuk arriti të “çlirohet” nga individët e tillë që luanin lojëra të rrezikshme, duke keqpërdorur emocionet e njerëzve të sinqertë. Nuk do të konsiderohej e tepërt nëse thuhet se kjo ishte edhe shprehje e nivelit të emancipimit të mendësisë sonë! Në një konstelacion të këtillë ishte shumë vështirë të pritet ndonjë emancipim i anëtarësisë, i cili do të duhet të kalojë nëpër një proces të ndryshimit të mendimit dhe të organizimit politik. Për sa kohë që nuk do të ketë vlera të qëndrueshme, të cilave shqiptarët do t’u referoheshin, për aq kohë do të mbretërojë amullia, në të cilën, të gjithë do të bëjnë gjumë të rehatshëm, pavarësisht që brenda ditës para këmbëve të shqiptarëve përplaseshin me dhjetëra e dhjetëra probleme të natyrave të ndryshme, që kishin të bëjnë me indin kombëtar.
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Në Rresht përpara Flamurit

September 15, 2026

Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!

September 10, 2026

Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë

September 8, 2026
Mos humbni
Kulturë

Më dhuro një lule…

By adminSeptember 17, 2026

Shkruan: Anita Hoxha Më dhuro një lule, të bukurin mëngjes, Nëse vetmuar me sheh ti,…

Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë

September 17, 2026

Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit

September 17, 2026

Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe 45 të tjeranë trafik, policia shqipton 853 tiketa gjobitëse

September 17, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Më dhuro një lule…

September 17, 2026

Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë

September 17, 2026

Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit

September 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.