Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
  • Prokuroria e Gjilanit me 10 aktakuza: Kanosje, dhunë në familje, drogë, vjedhje dhe rrezikim i trafikut publik
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Dashuria për atdheun dhe njeriun në vargje
Kulturë

Dashuria për atdheun dhe njeriun në vargje

adminBy adminOctober 6, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Izet Abdyli

Imer Gllareva, “Vargu pikon mall”, poezi, “Art Club ‘Rifat Kukaj’”, 2023

Pas vëllimit të parë me poezi ,,Frymëmarrje jete”, Imer Gllareva vjen edhe me përmbledhjen e dytë të poezive me titull ,,Vargu pikon mall”. Motivi i atdhedashurisë është lajtmotivi kryesor i poezive që prezantohen në këtë libër. Historia e lavdishme e trevës së Drenicës, prej nga vjen edhe poeti, ka qenë frymëzimi kryesor, ku si kroje të kristalta rrjedhin vargjet, përmes të cilave i këndon heroizmit të trimave të këtij trolli. Që në nismë takojmë këtë motiv, te poezia ,,Si t’shqiponjës e kam syrin”, vargje përkushtuese për Adem Jasharin; pastaj për trimat e vendlindjes – Fortesën, për sakrificën e popullit të tij, etj. Rrugëtimin historik të popullit përballë sfidave dhe vështirësive të panumërta e gjejmë edhe në poezitë kushtuar akëcilës ngjarje historike. Poezia ,,Atdheu” përmes vargjeve ,,Hape zemrën tënde o njeri/ Dhe thuaj me shpirt: Atdhe të dua!” sikur sublimon tërë këto përpjekje të trajtimit të kësaj tematike, sa të ndieshme, poaq edhe frymëzuese. Numër i konsiderueshëm i poezive janë përkushtime për heronjtë si: Adem Jashari, Agim Ramadani, Driton Veliu; pastaj për poetët: Fazli Greiçevci, Jusuf Gërvalla, Ymer Elshani,  Rifat Kukaj, e shumë të tjerë.

Mirëpo, poeti nuk mund t’i ikën lidhjes së tij shpirtërore dhe emocionale edhe me njerëzit e tij më të dashur, me familjen, nënën, babain, me fëmijët dhe nipërit, të cilët ndodhen në mërgim. Me motivin e kurbetit ,,këtë plagë që lëngon”, siç thotë edhe poeti, do të takojmë një sërë poezish, që si meteor rrezatojnë dashuri dhe mall të pafund, me synimet që sa më shpejtë të shërohet kjo plagë, tashmë shekullore. Kjo plagë i lëngon shumëfish më rëndë vetë poetit, i cili ka qenë pjesë e këtyre vuajtjeve dhe katrahurave të përjetuara në një kohë tepër të nderë, që këtu me copëza malli i ka pasqyruar përmes vargjeve plotë ndjeshmëri.

Këtë libër e përshkojnë edhe poezi motivuese për jetën, e cila i ka bukuritë dhe vlerat e saja, siç e takojmë në vargjet: ,,Kërkoje nektarin e lumturisë rrugëve të jetës”. Ka edhe shumë  lirika të tjera që lidhen me vendlindjen, me kujtimet e fëmijërisë, me lojërat, me moshën e tretë, që pasqyrojnë botën e tij jetësore në tërësi, duke  ia shtuar koloritin vargjeve të këtij vëllimi.

Në përgjithësi, me librin e dytë Imer Gllareva dëshmon se në botën e poezisë nuk ka hyrë rastësisht. Ai me përkushtim i është çasur latimit të vargut, duke i dhënë formën monumentale të përshkuar me vlerat e dëshiruara letrare.

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Bungu i Dyzit

August 12, 2026

Bija e Gjilanit

August 4, 2026

Sonte

August 3, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot

By adminAugust 19, 2026

Moti gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të jetë me diell dhe…

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

August 14, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.