Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”

February 20, 2026

Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit

February 20, 2026

Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit

February 20, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”
  • Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit
  • Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit
  • Kamenicë:Nderohen dëshmorët në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës
  • Vitia po kremton 17 Shkurtin- Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës
  • Nderimi për dëshmorët obligim i përhershëm, angazhimi për ta forcuar dhe zhvilluar vendin mënyra më e mirë për ta çuar përpara amanetin e tyre
  • Kuvendi i Gjilanit ka mbajtur seancë solemne për 18-vjetorin e shpalljes së pavarësisë
  • Përurohet qendra për të moshuarit, kuzhina humanitare dhe bujtina për studentë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Opinione»Sulmi terrorist në Banjskë dhe pretendimet e Serbisë
Opinione

Sulmi terrorist në Banjskë dhe pretendimet e Serbisë

adminBy adminSeptember 30, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Fatmir Salihu

Sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, edhe njëherë konfirmoi se elita aktuale politike në Serbi është vazhdimësi e politikës së Sllobodan Millosheviqit. Zaten, s’ka si të jetë ndryshe kur politika e tyre akoma udhëhiqet nga pionierët e Kasapit të Ballkanit.

Skenari i së dielës nuk ishte spontan, por aksion mirë i menduar dhe i planifikuar deri në detaje. Dhe, nuk është kurrfarë sekreti se ky aksion u realizua me përfshirjen direkte të Vuçiqit dhe të beniaminit të tij – udhëheqësit të BIA-s serbe, Aleksander Vulin.

Tentimi i Vuçiqit për të bartur fajin diku tjetër është qesharak, patetik dhe i mjerë. Ndaj, është e habitshme se si ky nacionalist i papërmirësueshëm arriti të shndërrohet në person të përkëdhelur nga ana e bashkësisë ndërkombëtare.

Veprimi profesionalist i Policisë së Kosovës, bëri që ky skenar të ndërpritet në fillimet e tij. Dhe, u bë mirë që u ndërpre, sepse ka qenë skenar i frikshëm dhe me tendencë të përshkallëzimit të situatës në përmasa të pakthyeshme.

Sipas vlerësimeve, plani ishte që sulmi terrorist fillimisht të fillojë me 30 veta, për të vazhduar me përfshirjen e manastirit të Banjskës dhe me vrasjen eventuale të murgjve serbë, e pastaj me përshkallëzimin e situatës ku do të përfshihej një pjesë e popullatës dhe në fund kaosi dhe realiteti i ri destruktiv në veri të Kosovës.

Janë disa fakte që vërtetojnë këtë. Vuçiqi vetëm tre ditë me herët ngriti gatishmërinë ushtarake. Kjo nuk është bërë pa arsye. Dhe, pas dështimit të aksionit terrorist dhe pas kalimit të terroristëve në tokën serbe, ata u mirëpritën dhe u ndihmuan me gjithë logjistikën ushtarake serbe.

Publiku dhe politika nuk duhet të harrojnë një gjë: në rrjetet sociale, në ndeshjet sportive dhe në diskursin e gjerë në Serbi, propagandohej slogani “kur ushtria [serbe] të kthehet në Kosovë”, gjë që dëshmon se diçka po zihej.

Pikënisja e aksionit ishte zgjedhur manastiri ortodoks Banjska. Vështirë të besohet se manastiri nuk ka qenë i përfshirë në këtë aksion. Ata u distancuan nga grupi i armatosur vetëm atëherë kur panë dhe u bindën për dështimin e planit. Për ne që jetojmë për ditë me kurthet serbe, involvimi i kishës serbe nuk ishte rastësi dhe as befasi. Deputetja britanike, Alicia Kearns, kishte njoftuar opinionin ndërkombëtar se në veri të Kosovës po barten armë nga Serbia dhe se po ato vendoseshin në manastire serbe. Deklarata e saj u injorua nga gjithë politika evropiane.

Sidoqoftë, përfshirja e kishës serbe në aktivitete te tilla nuk është risi. Roli i saj krejtësisht destruktiv vazhdon që nga vitet 1980 e sidomos 1990 kur pikërisht këto kisha bekonin “luftëtarët e lirisë” nëpër operacionet e tyre gjenocidale nëpër hapësirat e ish-Jugosllavisë. Shumë masakra u kryen nga terroristët qe u ”bekuan me ujin e shenjtë” të priftërinjve ortodoksë serbë.

E mira në këtë fatkeqësi është se plani i para tre ditëve dështoi dhe nuk pati dëme kolaterale. Për më tepër, opinioni ndërkombëtar më në fund e pa me zë e figurë se kush qëndron prapa grupeve kriminale terroriste në veri të vendit. Janë paralajmëruar shumë herë, ndërsa tashti është koha që të ndryshojnë qëndrimet.

E dhimbshme, shumë e dhimbshme që një jetë e një efektivi policor humbi në këtë agresion terrorist. Fjalimi i vajzës se saj shtyn edhe zogjtë e malit te vajtojnë. Dhimbje pa fund!

Por, në tërë këto zhvillimet janë disa gjëra për të cilat duhet debatuar:

Kësaj radhe duket se pati koordinim me KFOR-in dhe EULEX-in. Megjithatë, KFOR-i duhet të tregojë se si i gjithë ky arsenal luftarak u soll në Kosovë. Është pothuaj se e pabesueshme që inteligjenca e saj të mos ketë pasur informacione për armatosjen e serbëve në Kosovë dhe futjen e elementeve kriminale në veri të vendit. Pyetja që duhet parashtruar është pse nuk u parandaluan. Kosova nuk ka mundësi të bëj diçka në këtë drejtim, por nëse vendet anëtare të NATO-s e marrin situatën me seriozitet, ata të paktën që mund të bëjnë është të kërkojnë llogari nga zinxhiri komandues i KFOR-it.

Qëndrimi i BE-së në lidhje me aksionin terrorist është absurd. Deklarimet e Lajçakut dhe Borrelit janë kryekëput ne funksion të shfajësimit të Vuçiqit. Ata kanë dëshmuar anësinë e tyre në dialog dhe vazhdimi i dialogut nën drejtimin e tyre nuk ka kurrfarë kuptimi. Paramendoni se çfarë do të ndodhte apo si do të reagonin këta eksponentë nëse Kosova do të bënte diçka të tillë në brendësi të territorit serb. BE-ja tashmë duhet ta ketë të qartë: Borreli dhe Lajçak më nuk mund të jenë ndërmjetësues. Nëse vazhdojnë të jenë, BE-ja ka vendosur të varrosë dialogun. Kjo jo që e dekurajon Vuçiqin, por ia jep mbështetjen për aksionet e tilla. Një gjë është e qartë: BE-s i ka humbur busulla dhe si e tillë ajo nuk është në gjendje as të udhëheq dialogun e lëre më të gjejë zgjidhje.

Me përjashtim të ambasadorit Hovenier, edhe qëndrimi amerikan ishte disi i butë. Diçka ka ndryshuar në politikën amerikane dhe kjo është e frikshme. Në njërën anë është ambasadori Hill që duket mospërfillës, ndërsa Escobari nuk është treguar sa duhet produktiv në ofrimin e ndihmës së tij në dialogun Kosovë-Serbi. Ndërsa, ajo që dhemb më shumë është qëndrimi i qeverisë shqiptare dhe i kryeministrit Edi Rama për dorëzimin e veriut nën kontrollin e plotë të KFOR-it.

Për ata që kuptojnë nga politika dhe për ata që kanë dyshuar, u dëshmua se lufta për asociacion të komunave me shumicë serbe nuk ka të bëjë me vetëqeverisjen lokale të serbëve, por lufta është për territor dhe kaos në Kosovë përmes krijimit të një republike serbe sipas modelit të Bosnjës dhe Hercegovinës. Ëndrra për një asociacion me kompetenca ekzekutive duhet të marrë fund.

Krejt ne fund, operacioni policor në luftën kundër terroristëve serb ishte model. Kam bindjen se ende nuk e kemi të qartë se çfarë shërbimi ata trima ia vendit dhe rajonit. Një dite do të shkruhet për ta, ashtu siç e meritojnë.

Por, vend për triumfalizëm nuk ka; ky nuk është fundi, por duket të jetë fillimi i fundit. Shërbimet e sigurisë së Kosovës duhet të jenë shumë vigjilente, faktori ndërkombëtar të çel sytë, opozita t’i kanalizojë energjitë e saj për ndihmë në këtë drejtim, ndërsa populli me vesh në krahë!

Bashkërisht, mundemi!

 

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Me vota të falsifikuara nuk përfaqësohen interesat e qytetarëve

February 14, 2026

Balanca e humbur mes respektit dhe autoritetit

February 13, 2026

NËNA E HEROIT AFRIM ZHITIA NDEROHET NGA KONSULLATA E KOSOVËS NË CYRIH

February 8, 2026
Mos humbni
Kronikë

Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”

By adminFebruary 20, 2026

Gjatë 24 orëve, Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin…

Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit

February 20, 2026

Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit

February 20, 2026

Kamenicë:Nderohen dëshmorët në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës

February 17, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”

February 20, 2026

Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit

February 20, 2026

Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit

February 20, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.