Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Profesori Rabit Matoshi i jep fund karrierës së tij në arsim pas mbi 40 vitesh shërbim

June 4, 2026

Vetëvendosje: Morëm mbështetje në Malishevë

June 3, 2026

Haziri: Kjo është madhështia e LDK-së në Gjilan, në sheshin e kryengritësve për lirinë e shqiptarëve, Rexhep Mala e Nuhi Berisha!

June 3, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Profesori Rabit Matoshi i jep fund karrierës së tij në arsim pas mbi 40 vitesh shërbim
  • Vetëvendosje: Morëm mbështetje në Malishevë
  • Haziri: Kjo është madhështia e LDK-së në Gjilan, në sheshin e kryengritësve për lirinë e shqiptarëve, Rexhep Mala e Nuhi Berisha!
  • LDK bizneset i sheh si partnerë në zhvillim të qytetit e Kosovës
  • Tubim i PDK-së në Gjilan: Për një Kosovë më të mirë e përparuar, më të zhvilluar e stabile për çdo secilin prej nesh
  • Vetëvendosje: Morëm mbështetje edhe në Lagjen e Tetë dhe Bresalc
  • Aktivitete elektorale të Vetëvendosjes në Livoç të Epërm
  • MINTI dhe Komuna e Gjilanit nënshkruajnë marrëveshje për projektimin e Parkut Industrial
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Sport»Messi, Busquets, Shaqiri, njihuni me lojtarët më të paguar në ligën MLS
Sport

Messi, Busquets, Shaqiri, njihuni me lojtarët më të paguar në ligën MLS

adminBy adminSeptember 29, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Shumë yje të futbollit u larguan nga Evropa gjatë verës që shkoi.

Pjesa dërrmuese e tyre përfunduan në Arabinë Saudite, më saktësisht në Saudi Pro League.

Atje, lojtarët po paguhen me shuma marramendëse dhe ofertat nga klubet arabe po janë të parezistueshme dhe të parefuzueshme.

Por, disa yje të futbollit evropian vepruan ndryshe, duke preferuar të shkonin përtej Atlantikut.Ata vendosën që vitet e fundit të karrierës t’i kalojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, respektivisht në ligën MLS.

Pa dyshim, njëri prej tyre dhe ai që po konsiderohet si lojtari më i mirë në histori të futbollit, përfundoi pikërisht në Amerikë.

Lionel Messi nënshkroi për dy vjet e gjysmë me Inter Miamin pasi u largua nga Paris Saint-Germain, ku e pati një eksperiencë dëshpëruese.

Sipas mediave amerikane, shtatë herë fituesi i Topit të Artë paguhet 51 milionë euro në vit në klubin nga Florida.

Njëherësh, ai u bë edhe lojtari absolut më i paguar në futbollin amerikan.

Natyrisht, mediat e huaja gjatë verës spekuluan se 36 vjeçarit iu premtua edhe një pjesë e konsiderueshme e aksioneve të Inter Miamit vetëm për t’u transferuar në këtë klub.

Madje, thuhet se Messi e refuzoi një rrogë të jashtëzakonshme prej mbi 400 milionë eurosh në vit, që i kishte ardhur nga Arabia Saudite.

Kampioni i botës e donte një jetë më të qetë, pa presion, për të dhe për familjen e tij dhe larg vëmendjes së publikut.

Para zbarkimit të Messit në Inter Miami, sulmuesi nga Venezuela, Josef Martinez ishte lojtari më i paguar i këtij klubi me afro 3,8 milionë euro në vit.

Kur flasim për lojtarët më të paguar në ligën MLS, Messi është shumë larg dhe shumë përpara të tjerëve.

Për shembull, shoku i tij i skuadrës, Sergio Busquets paguhet 10 milionë dollarë në vit, apo më saktësisht 9,4 milionë euro.

Mesfushori katalunas iu bashkua në Amerikë ish-bashkëlojtarit të tij tek Barcelona, Leo Messi.

Krahas tyre, në Inter Miami përfundoi edhe një tjetër lojtar i deridjshëm i Barçës, Jordi Alba.

Spanjolli nuk hyn fare as në Top 10-shen e lojtarëve më të paguar në Amerikë pasi rroga e tij vjetore është vetëm 1,5 milion euro.

Deri në këtë verë, Xherdan Shaqiri ishte futbollisti më i paguar në Amerikë.

Por, me zbarkimin e lojtarëve të kalibrit të Messit e Busquetsit, gjërat ndryshuan menjëherë.

Tash, futbollisti, i cili luan në Chicago Fire e sheh veten në vendin e tretë në këtë renditje.

Përfaqësuesi zviceran paguhet 7,7 milionë euro në vit, një rrogë jashtëzakonisht e kënaqshme kjo.

31 vjeçari është pjesë e ligës amerikane që nga fillimi i vitit 2022.

Ai paraprakisht luajti në ekipet Basel, Bayern Munich, Inter, Stoke City, Liverpool e Lyon para se ta merrte rrugën drejt Amerikës.

Shaqiri ka fituar trofe të rëndësishëm në futbollin evropian si Liga e Kampionëve dy herë dhe Premierliga e Bundesliga.

Në Chicago Fire, futbollisti nga Zhegra e Gjilanit është lojtari kryesor.

Vendi i katërt i lojtarëve më të paguar në ligën elitare amerikane është rezervuar për Lorenzo Insignen.

Ish-futbollisti i Napolit e ka rrogën vjetore 7,1 milionë euro në Toronto të Kanadasë.

Kurse, në këtë listë është edhe një tjetër futbollist i njohur në futbollin evropian.

Javier Hernandez, më mirë i njohur si Chicharito, paguhet 7 milionë euro nga klubi Los Angeles Galaxy.

Ish-futbollisti i Manchester Unitedit dhe i Real Madridit e mbyll kështu Top 5-shen e futbollistëve më të paguar në Amerikë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Kryetari Hyseni uron KV Drita, për titullin e kampionit U18 dhe U20

May 19, 2026

Kosova ende nuk e di kundërshtarin, çfarë ndodhi me Poloninë?

April 30, 2026

Kryetari Hyseni, uron vajzat e Klubit të Volejbollit “Drita”, për trofeun e Kupës së Kosovës

April 7, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Profesori Rabit Matoshi i jep fund karrierës së tij në arsim pas mbi 40 vitesh shërbim

By adminJune 4, 2026

Pas më shumë se katër dekadash të përkushtuara në edukimin dhe formimin e brezave të…

Vetëvendosje: Morëm mbështetje në Malishevë

June 3, 2026

Haziri: Kjo është madhështia e LDK-së në Gjilan, në sheshin e kryengritësve për lirinë e shqiptarëve, Rexhep Mala e Nuhi Berisha!

June 3, 2026

LDK bizneset i sheh si partnerë në zhvillim të qytetit e Kosovës

June 2, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Profesori Rabit Matoshi i jep fund karrierës së tij në arsim pas mbi 40 vitesh shërbim

June 4, 2026

Vetëvendosje: Morëm mbështetje në Malishevë

June 3, 2026

Haziri: Kjo është madhështia e LDK-së në Gjilan, në sheshin e kryengritësve për lirinë e shqiptarëve, Rexhep Mala e Nuhi Berisha!

June 3, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.