Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”

February 20, 2026

Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit

February 20, 2026

Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit

February 20, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”
  • Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit
  • Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit
  • Kamenicë:Nderohen dëshmorët në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës
  • Vitia po kremton 17 Shkurtin- Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës
  • Nderimi për dëshmorët obligim i përhershëm, angazhimi për ta forcuar dhe zhvilluar vendin mënyra më e mirë për ta çuar përpara amanetin e tyre
  • Kuvendi i Gjilanit ka mbajtur seancë solemne për 18-vjetorin e shpalljes së pavarësisë
  • Përurohet qendra për të moshuarit, kuzhina humanitare dhe bujtina për studentë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Opinione»Kush është kundër organizimit të Lojërave Mediterane në Kosovë!?
Opinione

Kush është kundër organizimit të Lojërave Mediterane në Kosovë!?

adminBy adminSeptember 25, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Virtyt Gacaferri

Është një shtet me 330 mijë banorë që është kualifikuar në Kampionatin Evropian të Futbollit, gjë të cilën Shqipëria e quante ëndërr të realizuar. Po, ky vend me shumë pak banorë dhe një klimë të ashpër, ka kaluar edhe në fazën e eliminimeve – gjë të cilën Shqipëria nuk ka arritur ta bëjë; në Kosovë kjo ende duket ëndërr e largët.

Po, ky vend me kaq pak banorë, 15 vjet para se ta arrinte këtë rezultat ka pasur rininë më të intoksinuar në Evropë – ndoshta edhe në botë. Sipas një studimi për këtë vend, për vitin 1998, 40 për qind e 15-vjeçarëve kanë qenë të dehur gjatë 30 ditëve të fundit; 23 për qind kanë pirë duhan dhe 14 për qind kanë tymosur kanabis. Gjenerata e ardhshme e rinisë së këtij vendi e mundi Anglinë në Kampionatin Evropian me rezultat 2 me 1 – në vitin 2018. Po më 2018, anketat kanë treguar se dehja e asaj grupmoshe ka rënë në shtatë për qind, duhani në katër dhe kanabisi në dy. Ndodhi mrekullia! (një tekst për modelin islandik mund ta lexoni këtë vegëz: How Iceland Got Teens to Say No to Drugs)

Për ata që e njohin sportin, fjala është për Islandën. Ky vend arriti rezultat të mrekullueshëm me një politikë që nxiste fëmijët që të arrijnë në “their natural high”, apo thënë në shqip: ta gjejnë kënaqësinë në gjërat natyrale. Kjo u bë me ofrimin e aktiviteteve të lira për fëmijë, duke përfshirë në sportin. Secili fshat i Islandës ka pasur sallë të sportit dhe trajner në së paku tri sporte. Nga sportet kolektive, Islanda ka zgjedhur hendbollin, dhe kështu kulmon me medalje të bronztë në Lojërat Olimpike të vitit 2008 – përveç futbollit në vitin 2018.

Nuk duhet të citohen thëniet romake – si mendja e shëndoshë në trupin e shëndoshë – e as të mos argumentohet se sporti është i mirë për një shoqëri; por, duhet të shikohet se si Kosova në rajon e ka sportin më të dobët – normalisht. duke përjashtuar xhudon kosovare që dominon jo vetëm në rajon. Gjatë qeverisjeve të ndryshme janë bërë hapa të mirë në përkrahje të sportit, duke filluar nga internacionalizimi i sportit, pranimi në Komitetin Ndërkombëtar Olimpik, ligji për sponsorizim, shpërblimet për sportistët kulmorë dhe lidhja e sportit me FSK-në si një model i suksesshëm edhe në Evropë. Mirëpo, deri tash këto veprime nuk sollën cilësi më të mirë në sportin e Kosovës, sërish duke përjashtuar xhudon.

Hapi i tashëm i organizimit të Lojërave Mediterane, është gjëja e duhur për sportin. Fatmirësisht, politizimi i saj dhe militantizmi politik nuk e ka prekur shumë këtë lajm të mirë për Kosovën. Ka pasur disa që kanë komentuar, por në përgjithësi ka mbetur jashtë vrerit politik të militantëve. Është shumë mirë që LDK-ja në 100 projektet e veta e ka ndarë edhe buxhetin prej 200 milionëve për këtë organizim.

Ekonomikisht, organizimi i kësaj ngjarjeje do të rrisë investimet publike. Këto shpenzime publike do t’ju jepen kompanive të ndërtimit dhe një pjesë e madhe e vlerës do të mbetet në vend si pagesa për punët, dizajnin, betonin, tullat, materialet e izolimit … të cilat prodhohen në Kosovë. Kohëve të fundit, një nga kritikat më të mëdha të ekonomistëve ka qenë mungesa e investimeve publike. Ky 200 milionësh, për disa vjet, nuk është as për së afërmi i mjaftueshëm, por do ta rrisë këtë gjë.

Pjesa e bukur e kësaj është që Kosova do të ketë një infrastrukturë më afër normales – për një shtet në Evropë – dhe do të ketë më shumë insentiva për rininë që të gjejë atë “natural high”. Në Prishtinë do të rinovohet Qendra Sportive e trashëguar nga vitet e tetëdhjeta, Drenasi do të bëhet me poligon të shenjëtarisë, do të bëhet qendra e dytë e tenisit, do të zgjerohet Qendra Nacionale e Xhudos, do të bëhet stadiumi nacional dhe shumë investime të tjera (lista në fund të tekstit). Ka skeptikë që mendojnë se Kosovarët nuk do të arrijnë t’i bëjnë këto, e unë shpresoj se e kanë gabim.

Mendoj se ndërtimi i tyre do të jetë sfidë, por jo sfida kryesore që Kosova të zhvillojë sportin për një gjeneratë më të shëndetshme. Sfidë do të jetë mirëmbajtja e këtyre hapësirave. A do të kthehen këto – sikur stadiumi në Lipjan, pas ndërtimit – në thera. A kanë organizatat sportive kapacitet që të shtyjnë institucionet apo të angazhohen vet me sektorin privat që të mirëmbajnë këto hapësira. Këtu kam më shumë dyshime.

Është edhe një grup i tretë i personave që mendojnë që Organizimi i Lojërave Mediterane është kafshatë e madhe për ekonominë e Kosovës. Për mua ky është budallallëku më i madh që kam dëgjuar ndonjëherë. Nëse 230 milionëshi i investuar pjesëtohet në pesë vite, atëherë buxheti vjetor do të jetë 46 milionë. Të përkujtojmë se në emër të zbutjes së krizës ekonomike janë dhënë nga 100 euro për qytetarët, ndërsa kostoja përfundimtare ka qenë 100 milionë. Nëse kjo krahasohet me aktivitet të investimeve publike në të mirë të sportit, duhet të jesh naiv që të mos shohësh se sa i duhur është ky investim.

Disa kundërshtarë të këtij investimi, në të njëjtën kohë ka lobuar që për një vit të shpenzohet shuma e dyfishtë vjetore për rrugën që lidh dy qytete dhe që një udhëtim do ta shkurtonte për 10 minuta.

Mirëpo, a do të bëhet Kosova Islandë, me këto investime? Jo, për ta arritur atë duhet të forcohen klubet, sidomos ato të fëmijëve – duke filluar nga mosha sa më e re – dhe duhet të zgjidhet çështja e mirëmbajtjes.

Është mirë që deri tash nuk ka asnjë grup relevant që është kundër këtij organizimi.

Sa i përket mungesës së fuqisë punëtore në Kosovë, gjithsesi se mungesa e infrastrukturës sportive është arsye të mos jetosh në Kosovë. Klubi sportiv që ua sjellë lumturinë fëmijëve, është një arsye e fortë për të qëndruar këtu, sikur që është arsye për t’u larguar kur klubi është i keq dhe nuk ka kushte, kur për pishinë olimpike duhet të shkosh në Maqedoninë e Veriut …

Investimet janë në fazën e konceptimit dhe do të realizohen në Kosovë dhe në Shqipëri (Durrës), në 11 komuna gjithsej. Do të investohet në 24 objekte/hapësira sportive, prej të cilave 10 do të rinovohen, do të ndërtohen katër objekte të reja sportive, pesë objekte të tjera janë në ndërtim e sipër, ndërsa do të bëhen pesë investime të përkohshme që do t’ju shërbejnë sporteve të ndryshme.

Investimet infrastrukturore do të realizohen në tërë Kosovën. 25 për qind e tyre në Prishtinë, nëntë për qind në Podujevë, Gjakovë dhe Pejë, gjashtë për qind në Prizren, Gjilan dhe Mitrovicë, si dhe tre për qind në Skenderaj, Drenas, Ferizaj dhe Durrës.

Qeveria e Kosovës ka zotuar 253 milionë euro për këtë organizim. Fillimisht, veçse është nënshkruar memorandumi mes MKRS-së dhe KOK-ut, ku janë zotuar 2.5 milionë euro që janë si garanci për marrjen e të drejtave ekskluzive për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

Dhjetë objektet që do të rinovohen janë:

1. Pallati i Rinisë dhe Sportit, Prishtinë
2. Stadiumi “Fadil Vokrri”
3. Palestra “1 Tetori”
4. Palestra “Bashkim Selishta”, Gjilan
5. Palestra “Shani Nushi”, Gjakovë;
6. Palestra “Sezai Surroi”, Prizren;
7. Palestra “Bill Klintoni”, Ferizaj;
8. Palestra “Minatori”, Mitrovicë;
9. Qendra e Studentëve, Prishtinë;
10. Stadiumi i Gjakovës.

Në proces të ndërtimit ose përfundimit janë:

1. Stadiumi “Adem Jashari”
2. Stadiumi i Gjilanit;
3. Stadiumi i Hajvalisë;
4. Poligoni i Shigjetarisë;
5. Zgjerimi i Qendrës Nacionale të Xhudos.

Katër ndërtimet e reja:

1. Stadiumi Nacional
2. Kompleksi i Pishinave Olimpike
3. Kompleksi i Tenisit
4. Poligoni i Shenjëtarisë

Pesë investime të përkohshme:

1. 3×3 – Basketboll
2. Rowing në Baltllavë
3. Sailing në Durres
4. Çiklizmi
5. Bowls

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Me vota të falsifikuara nuk përfaqësohen interesat e qytetarëve

February 14, 2026

Balanca e humbur mes respektit dhe autoritetit

February 13, 2026

NËNA E HEROIT AFRIM ZHITIA NDEROHET NGA KONSULLATA E KOSOVËS NË CYRIH

February 8, 2026
Mos humbni
Kronikë

Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”

By adminFebruary 20, 2026

Gjatë 24 orëve, Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin…

Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit

February 20, 2026

Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit

February 20, 2026

Kamenicë:Nderohen dëshmorët në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës

February 17, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”

February 20, 2026

Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit

February 20, 2026

Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit

February 20, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.