Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Kryetari Hyseni, hapi fushatën e korrje shirjeve në Komunën e Gjilanit

July 8, 2026

Raportohet zhdukja e një personi në Gjilan, policia ka nisur hetimet

July 8, 2026

Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët

July 8, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Kryetari Hyseni, hapi fushatën e korrje shirjeve në Komunën e Gjilanit
  • Raportohet zhdukja e një personi në Gjilan, policia ka nisur hetimet
  • Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
  • Protestat në Tiranë, kundër zhvillimit të Shqipërisë!
  • Kryetari Haliti priti përfaqësuesen e Shoqatës “PePeKo”, më 1 gusht në Viti mbahet “Tregu në Rrota”
  • Gjilan: KBI dhe “Bereqeti” kanë shpërndarë mish kurbani për 200 familje në nevojë
  • Prokuroria e Gjilanit ndalon një të mitur për narkotikë, ngre aktakuzë për armëmbajtje pa leje
  • Universiteti Publik “Kadri Zeka” nënshkroi Memorandum Mirëkuptimi me Universitetin Shtetëror Bujqësor të Azerbajxhanit
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Kulturë»Meditimi transcedental poetik
Kulturë

Meditimi transcedental poetik

adminBy adminSeptember 1, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

NGA ARSIM KAJTAZI

1. Shkrimi i poezisë dhe komunikimi intensiv poetik në rrjetet sociale kibernetike, siç është edhe “Facebook” ,  ka vite që  praktikohet edhe ndër ne . Edhe shkrimtari tashmë i shquar Remzi Limani,  me një opus të gjerë krijues letrar, është ndër të rrallët që këtë e ka preferuar  që më parë, po edhe tani, sepse po duket se është bërë një formë shumë e preferuar dhe nxitëse për kreacionin e tij, duke mbajtur një kontakt të vazhdueshëm komunikimi me lexuesin e tij të preferuar, që duket është bërë edhe një mekanizëm  motivues i ndërsjellë krijues-receptues, për të shkruar dhe komunikuar aktivisht në kohë reale.

Kjo ndërlidhje shkakore me lexuesin e digjitalizuar ndodhi edhe muajt e fundit,  e duket se e bërë me  nevojën për të shkruar më  ritual, e herë herë edhe me rutinën thuaja ditore, në një etapë të caktuar jetësore, tashmë po i shohim edhe  të  përmbledhur në formën e librit klasik, që po përgatitet ta bëjë jetën e saj  me të gjatë si libër klasik poetik.  I tillë pra është edhe libri më i ri me poezi “Zëri i heshtjes” i autorit Remzi Limani.

I sfiduar e i testuar në rrjetet sociale, tashmë i kulmuar në formën e saj më të denjë brenda kopertonave të librit klasik, ofron një realtet kompleks poetik që ende fton dhe sfidon për të komunikuar e kapur fshehtësitë e porositë thellësisht poetike të këtij libri , për shumë çka të veçantë në opusin e autorit. Pra format bashkëkohore të shkrimit, e të  leximit, kështu formësohen dhe transformohen në klasiken moderne poetike, në aspektin e formës dhe zhanrit letrar.

Nevoja imanente për të lënë gjurmë në kohë reale, madje edhe në hapësirat e pafundme kibernetike, ta quajmë edhe si formë poetike, poezia kibernetike,  mundëson vërtet një komunikim  e receptim tejet dinamik, edhe në formën eksplicite, por në raste të caktuara, varësisht nga niveli intelektual i lexuesit, edhe tipin e receptimit implicit.  Forma e lehtë e komunikimit, nuk do të thotë se e toleron lehtësinë e padurueshme e sipërfaqësores, përkundrazi, poezia e Limanit tashmë i referohet lexuesit të formuar dhe të pasionuar, që zhytet në  thellësinë  e  poezisë, për të shijuar thellësinë meditative modeluese e kreativitetin imagjinativ poetik.

2.

Libri me i ri i Remzi Limanit me poezi “Zëri i heshtjes”,  duket fund e krye përshkohet me një  intencë  të kërkimit dhe të shpalosjes së thelbit të dashurisë,  në një gjendje e atmosferë limonite, dhembje e lëngate,  në aspektin e saj më të gjerë, ndërsa e fokusuar deri në obsesion, në dashurinë si fenomen universal, dashurinë  ndaj femrës, në kuptimin e saj  më të gjerë e më  të thellë.

Në kërkim të dashurisë së humbur, idealizuese, gati mitike, edhe poeti Remzi Limani sikur zhytet në transcendencën e përvojës njerëzore, në vetëdijen dhe ndërgjegjen kolektive, për të kërkuar fillimin e kësaj ndjenje të nevojshme, pasioni dhe instinkti, në përvojën më herake, biblike e mitologjike, duke e krijuar Evën e tij të dashur nga qenia e tij, nga eshtrat, mishi dhe gjaku i tij poetik, sipas arketipit  biblik të Adamit!

Dhembja është për humbjen e dashurisë së krijuar nga bota  e tij prej krijuesi, dhe në këtë atmosferë limonite, ku zotërojnë tonet e errëta të jetës, ku e verdha kontraston me të kuqen, errësira me dritën, poeti përmes heroit lirik shpalos në detaje këtë rrugëtim në “rrathet dantesk”, dhe me  ekspresionizmin dhe impresionizmin gati vangogian, ngjyros pamjet e fiksuara deri në detaje drithëruese, për të krijuar një poezi tipike të imazheve. Kështu,  duke i dhënë atyre emocione e ngjyrime nga më finet,  autori  shpalos me një veçori tipike boten e tij prej poeti e artisti, me një  shqiptim autentik poetik. Me këtë qasje autori i jep krah forcës mentale e shpirtërore të heroit lirik, dhe sado që i ndien tiktaket e orës dhe kohës në të sosur,  i jep jehonë fuqisë së dashurisë, etjes dhe pasionit për të dashuruar deri në frymën e fundit, madje duke e dëgjuar në vetminë e tij edhe zërin e heshtjes, ku rri e fshehur apo e pulitur për t´u zgjuar sërish emocioni i dashurisë, për femrën dhe jetën!

Në trajtimin e figurës së femrës në kuptimin e përgjithshëm ( e shfaqur si nuse, grua,  e dashur etj) ,  deri në obsesion me pasion dhe dhembje, Limani është nga autorët e rrallë që temën e dashurisë ndaj femrës e detabuizon, por prore duke e ruajtur ndjenjën e çiltër dhe të drejtpeshuar, kur shpalos ndjenjën e dashurisë ndaj bukurisë fisnike e hyjnore të femrës – deri në sensualizëm. Aktin e dashurisë më paralojën dhe lojën e saj, që bartë pasionin më të bukur njerëzor, autori i qaset me një ndjenjë skofiare, që këtë akt e bënë sa të bukur aq edhe madhështor! Dhe ajo ndjenjë sa e thellë dhe enigmatike, deri në thellësi dhembjeje, na bëhet aq e çiltër dhe transparente, më të gjitha dritëhijet e saj!… Zëri i heshtjes është edhe zëri i dashurisë së thellë, që kumbon edhe pa zë, edhe më heshtjen, edhe me hijet e feksura nga netët pa gjumë  me ndriçim hëne e vizione ëndrre.

3.

Temat dhe motivet poetike të kapura e shpalosura përmes heroit lirik trajtojnë situata nga më të ndryshmet jetësore, psikologjike (krizat mentale e shpirtërore të njeriut modern), trajton poetikisht edhe aspekte sociale, ekzistenciale e filozofike, të kohës aktuale, madje subjekti krijues i kredhur ne një auto analizë,  një zhytje mentale e shpirtërore transcendentale në vetvete, përmes një meditimi krijues poetik, nxjerr në pah analizat me të thella “radiologjike” e “onkologjike” jetësore. Imazhet poetike shpalosen, rrëfehen thjeshtë, ato pikturohen me ndjeshmërinë e artistit modern, pra të shpeshtën kjo bëhet me një tip të poezisë deskriptive, që funksionalizon simbolin, metaforën, krahasimin , duke i dhënë mundësi që imazhi të kumtojë mesazhin poetik të balancuar sintetikisht. Këtë e kërkon autori më ngulmë deri në obsesion:

“E dua një fjalë që zgjedh nyjet e dhembjes”

(Poezia “Dhembja e thyer në kryq”) fq.

“Unë jam i shtrirë,

Nënkresë kam duart e tua të buta.

I shtrirë

Solemnisht hesht për të dëgjuar

Zërin e heshtjes sate.”

(Poezia: “ Zëri i heshtjes”, fq.37

Në gjedhën e lektisjes pas të dashurës, të tipit të Beatriqes së Dantes, apo edhe të modelit jetësor  poetit tonë të  Rilindjes, Sef Serembe, Remziu do të na shpalos këtë dashuri-dhembje , në krijimin e modelit të tij që kap stinët e jetës së tij në kohën kur jeton e krijon.

“le t´i marrim bojërat e syve tan të ndezur,

le të pikturojmë përqafimin tonë

dhe gjithë gjëmat e ngrykosura në shpërthim!

(Poezia: “Mjaltore”, fq. 54)

Remzi Limani do të na shpalos aq sinqerisht,  përmes heroit të tij lirik, artin e ti të rëndë të dashurisë, edhe në ecjen burrërore stoike  kah fundi, epilogu jetësor!

“Në errësirën e shpirtit tim

Përqafoj mungesën tënde.”

(Poezia: “Nëpër pamjet tua”, fq 116)

Edhe në gjendjet e ankthshme e morbide, Remzi Limani do ta zbërthejë pasionin e madh të dashurisë, që ta lartësojë përmbi dhembjet, ndjenjën e çiltër dhe pasionin për dashurinë!…

Libri që tashmë e kemi në dorë, e po e përjeton  dritën e botimit,  do mbetet një himn për kohën –  kënduar dashurisë!…

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

“Kalendar i përjetësis së fjalës”, një libër unik në llojin e tij

July 6, 2026

Njerëzit me maska

July 4, 2026

Me shkruaj një leter…

July 3, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Kryetari Hyseni, hapi fushatën e korrje shirjeve në Komunën e Gjilanit

By adminJuly 8, 2026

Ka nisur fushata e korrje shirjeve në Komunën e Gjilanit për këtë vit në Komunën…

Raportohet zhdukja e një personi në Gjilan, policia ka nisur hetimet

July 8, 2026

Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët

July 8, 2026

Protestat në Tiranë, kundër zhvillimit të Shqipërisë!

July 7, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Kryetari Hyseni, hapi fushatën e korrje shirjeve në Komunën e Gjilanit

July 8, 2026

Raportohet zhdukja e një personi në Gjilan, policia ka nisur hetimet

July 8, 2026

Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët

July 8, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.