Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Drejtori Shabani: Bashkëpunimi ndërinstitucional do të thellohet edhe më tej

October 8, 2026

Publicisti Ismet Rashiti dhuroi 110 ekzemplarë të librit “Revolta e Syzifit” për bibliotekat e shkollave të Vitisë

October 8, 2026

Bajram Isufi: Parkingu i NPL Tregu, në Gjilan hapësirë e barabartë për të gjithë

October 8, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Drejtori Shabani: Bashkëpunimi ndërinstitucional do të thellohet edhe më tej
  • Publicisti Ismet Rashiti dhuroi 110 ekzemplarë të librit “Revolta e Syzifit” për bibliotekat e shkollave të Vitisë
  • Bajram Isufi: Parkingu i NPL Tregu, në Gjilan hapësirë e barabartë për të gjithë
  • Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën
  • Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna
  • Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar
  • Universiteti Publik “Kadri Zeka”fiton Erasmus Charter for Higher Education (ECHE) nga Komisioni Evropian
  • Vjedhje në një vilë në Gjilan, vidhet pushkë gjuetie me fishekë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Kryetari Haliti priti në takim profesorin e shkrimtarin me renome botërore Skënder Sherifin
Kulturë

Kryetari Haliti priti në takim profesorin e shkrimtarin me renome botërore Skënder Sherifin

adminBy adminMay 18, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Skender Sherifi, një përkthyes, gazetar, shkrimtar, profesor dhe një intelektual i njohur jo vetëm në Kosovë, jo vetëm në hapësirat shqiptare, por anekënd botës, ka qëndruar sot në Viti, ku është pritur nga kryetari komunës Sokol Haliti së bashku me kabinetin qeveritar dhe kryesuesin e Kuvendit komunal. Në takimin mikpritës, kryetari Haliti u shpreh se është shumë i nderuar që të jetë nikoqir për të mirëpritur një personalitet të njohur gazetarin e profesorin e respektuar Skënder Sherifin.

“Kjo vizita e sotme është e rëndësisë së veçantë, për shumë arsye. Skënder Sherifi është këtu për ta vizituar Vitinë sepse ka lindur këtu. Konkretisht në fshatin Beguncë në vitin 1954 dhe familja e tij kanë jetuar për afër dy vite në komunën tonë, për shkak se kanë qenë të përndjekur nga regjimi i atëhershëm komunist në Shqipëri, meqenëse babai i tij Shpend Sherifi ishte oficer i Mbretit Zog dhe ishte me origjinë nga Tropoja, ndërkohë që ka qenë i burgosur nga regjimi komunist i Enver Hoxhës para se të lindej Skënderi, diku në vitin 1946-1951”, tha Haliti.

Më pas ai i bëri një përshkrim biografik të Skënder Sherifit, në veprimtarinë e tij jetësore dhe krijimtarisë letrare, në botimin e shumë veprave të përkthyera edhe në shumë gjuhë botërore. Ndërsa në fjalën e tij përshëndetëse, shkrimtari e publicisti Skënder Sherifi, u shpreh falënderues për mikpritjen dhe organizimin e Institucioneve komunale, duke pohuar se është i lidhur me Vitinë, për faktin se është vendlindja e tij.

“Ne kemi jetuar në Beguncë, por nuk më kujtohet asgjë sepse kam qenë i vogël diku mbi 1 vjeçar kur familja ime ka emigruar në Belgjikë. Por mbaj mend fjalët e nënës sime që më ka rrëfyer për Beguncën dhe Vitinë. Jam i lidhur shumë me Kosovën, me Shqipërinë, sepse ka qenë amanet i babit tim që ta ruaj shqiptarizmin. Gjithmonë e ku do që jam paraqitur, jam prezantuar si shqiptar, duke ruajtur bazamentin e kulturës sonë të pasur kombëtare shqiptare”, ka theksuar Sherifi, duke porositur gjithë krijuesit, artistët, sportistët, këngëtarët e personalitete të fushave të ndryshme që jetojnë nëpër botë, që ta ruajnë identitetin, kulturën e traditën shqiptare, të jenë origjinaliteti i origjinës së tyre prej nga vijnë.

Ai gjithashtu përmendi faktin tjetër, siq e quajti, amanetin e dytë që i la ish presidenti historik Ibrahim Rugova, që veprat e tij të jenë thesar i letërsisë shqiptare në Shqipëri e Kosovë dhe kudo që jetojnë shqiptarët. Ai i dhuroi një numër të konsiderueshëm ekzemplarësh të veprave tij, Bibliotekës së Qytetit të Vitisë. Për krijimtarinë letrare e publicistike të Skënder Sherifit, foli edhe prof.dr. Isak Shema, i cili tha se krijimtaria e Skënderit, filloi në vitin 1970 dhe është zhvilluar në 3 etapa, si dhe karakteristikë e tij është poezia moderne.

Me këtë rast, kryetari Haliti e nderoi me një mirënjohje Sherifin për angazhimin e tij krijues që dha një kontribut të veçantë me përkthimet e tija nga gjuha frënge ne shqipe dhe anasjelltas, në njohjen dhe afirmimin e krijimtarisë së shqiptarëve të Kosovës në qarqet frankofone. Gjithashtu, Haliti premtoi se vitin e ardhshëm, në kuadër të 70 vjetorit të lindjes së Skënder Sherifit, të mbahet një promovim i veprave dhe krijimtarisë jetësore, organizim ky që do të bëhet së bashku me Shoqatën e Shkrimtarëve “Ramadan Musliu” në Viti./GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Publicisti Ismet Rashiti dhuroi 110 ekzemplarë të librit “Revolta e Syzifit” për bibliotekat e shkollave të Vitisë

October 8, 2026

Ujvara

September 29, 2026

Më dhuro një lule…

September 17, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Drejtori Shabani: Bashkëpunimi ndërinstitucional do të thellohet edhe më tej

By adminOctober 8, 2026

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, në Komunën e Gjilanit, Enver Shabani ka…

Publicisti Ismet Rashiti dhuroi 110 ekzemplarë të librit “Revolta e Syzifit” për bibliotekat e shkollave të Vitisë

October 8, 2026

Bajram Isufi: Parkingu i NPL Tregu, në Gjilan hapësirë e barabartë për të gjithë

October 8, 2026

Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën

October 7, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Drejtori Shabani: Bashkëpunimi ndërinstitucional do të thellohet edhe më tej

October 8, 2026

Publicisti Ismet Rashiti dhuroi 110 ekzemplarë të librit “Revolta e Syzifit” për bibliotekat e shkollave të Vitisë

October 8, 2026

Bajram Isufi: Parkingu i NPL Tregu, në Gjilan hapësirë e barabartë për të gjithë

October 8, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.