Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Policia ka shqiptuar mbi 1 mijë e 900 gjoba, brenda një dite në Kosovë

September 21, 2026

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme

September 20, 2026

Më dhuro një lule…

September 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Policia ka shqiptuar mbi 1 mijë e 900 gjoba, brenda një dite në Kosovë
  • Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme
  • Më dhuro një lule…
  • Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë
  • Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit
  • Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe 45 të tjeranë trafik, policia shqipton 853 tiketa gjobitëse
  • Arrestohen dy persona të dyshuar për rrëmbim në Han të Elezit
  • Dy shtretër medicinal i dhurohen QKMF në Viti
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Varfëria e përgjithshme si dhe kauza për liri i mbajtën të lidhur njëri me tjetrin shqiptarët në vend
Opinione

Varfëria e përgjithshme si dhe kauza për liri i mbajtën të lidhur njëri me tjetrin shqiptarët në vend

adminBy adminMay 14, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Skender Berisha

S’do mend se ndryshimin e përgjithshëm në Kosovë e ka ndjerë secili që ka qenë i vetëdijshëm dhe i rritur për ta kuptuar atë.

Para luftës varfëria në përgjithësi në Kosovë kishte bërë që njerëzit të krijojnë një afërsi njerëzore, duke iu përshtatur një realiteti dhe duke i dhënë shpresë për një të ardhme se shumë shpejt do të bëhet mirë.

Si popull jemi shumë optimist, dhe dëshira për të qenë të lirë i kalonte dëshirat për të pasur të mira materiale.

Të gjithë që kanë kaluar një pjesë të jetës para luftës dhe që kanë qenë të preokupuar dhe të vetëdijshëm për sfidat e asaj kohe: thonë shprehimisht “edhe pse s’kem pas, jem kon të k’naqur”, sepse të gjithë e kanë ndjerë veten sfidues të sistemit, dhe ajo sfidë kërkon sakrificë, dhe në të njëjtën kohë kjo mungesë e të gjitha të mirave materiale dhe shpirtërore kalohej lehtë dhe me krenari.

Gjithashtu, qytetarët shqiptarë, sidomos të rinjtë e kohës, duke iu mbyllur çdo mundësi e zhvillimit, arsimimit dhe afirmimit të tyre, vendosin të linin vendin dhe të jenë sakrifica e parë e familjes, qëllimi i të cilit ishte mbijetesa. Në të njëjtën kohë kjo ikje e të rinjve e ndihmoi vendin në rrafshin ekonomik, dhe familjet në përgjithësi krijuan kushte dhe mundësi më të favorshme  për ta kundërshtuar sistemin e atëhershëm shtypës dhe agresiv.

Kjo mërgatë doli të jetë shtylla e ndryshimit pozitiv dhe shumë e rëndësishme e kësaj çështje kaq thelbësore për vendin.

Ata ndihmuan vendin kur gjithçka po rrënohej. Edhe gjatë luftës ata sfidën nuk e ndalën.

Shumë prej tyre dhanë edhe jetën.

Sot, i kemi të mirat materiale dhe lirinë, dhe vendi po shpopullohet jo nga ata që kryenin represion, vrasje dhe dëbime me anë të sistemit, por nga vetë ne.

Ne iu kemi mbyllur derën rinisë së sotme, iu kemi marrë shpresat e tyre, iu kemi pamundësuar edhe të mendojnë mirë për vendin.

Kjo mundësi duhet të rikthehet, duhet rritur presionin ndaj njerëzve të cilët udhëheqin me vendin, duhet bërë me dije punëdhënësit se duhet ndryshuar trajtimin ndaj punonjësve, duhet të ndryshohet qasja negative e mediave dhe portaleve tona që paraqesin vetëm anët negative të këtij ndryshimi.

Duhet të fillojmë të mendojmë për të ardhmen e këtij vendi.

Duhet pozitivitet në këtë vend!

Ne jemi njerëz dhe është e natyrshme të gabojmë, por gabimet e tjetrit duhet t’i mbulojmë dhe të nisë një frymë e re dhe pozitive, sepse me të vërtetë ky vend është shumë i bukur dhe premtues, vetëm se duhet ta duam njëri tjetrin dhe t’i zgjasin dorën ashtu sikurse para luftës. /GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Në Rresht përpara Flamurit

September 15, 2026

Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!

September 10, 2026

Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë

September 8, 2026
Mos humbni
Kronikë

Policia ka shqiptuar mbi 1 mijë e 900 gjoba, brenda një dite në Kosovë

By adminSeptember 21, 2026

Për shkelje të ligjit dhe rregullave në trafik rrugor janë ndëshkuar me gjoba 1 mijë…

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme

September 20, 2026

Më dhuro një lule…

September 17, 2026

Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë

September 17, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Policia ka shqiptuar mbi 1 mijë e 900 gjoba, brenda një dite në Kosovë

September 21, 2026

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme

September 20, 2026

Më dhuro një lule…

September 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.