Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Prokuroria në Gjilan ngrit katër aktakuza dhe kërkon paraburgim për tetë persona

October 28, 2026

Mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve në Kosovë

October 28, 2026

Arrestohet një person në Gjilan për dhunë psikike ndaj nënës

October 28, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Prokuroria në Gjilan ngrit katër aktakuza dhe kërkon paraburgim për tetë persona
  • Mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve në Kosovë
  • Arrestohet një person në Gjilan për dhunë psikike ndaj nënës
  • Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
  • Kur jemi të bashkuar, jemi më të fortë!
  • Moti sot në Kosovë
  • Policia e Kosovës: 2 aksidente me fatalitet dhe 1,916 tiketa trafiku brenda një dite
  • Vdes në Spitalin Rajonal të Gjilanit personi i rrëzuar në rrugë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Kamenica komuna e parë me Forum të Transparencës Komunale
Lajme Lokale

Kamenica komuna e parë me Forum të Transparencës Komunale

adminBy adminMay 12, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Komuna e Kamenicës sot ka mbajtur ceremoninë e lansimit të Forumit për Transparencë Komunale.
Ky Forum është krijuar me vendim të Kuvendit të Kamenicës me mbështetje të organizatës së NDI (National Democratic Institute), dhe ka në përbërje 12 anëtarë të cilët janë, asambleistë, drejtorë komunal, zyrtarë të informimit dhe shoqërisë civile.
Duke pasur parasysh se transparenca ndaj qytetarëve është rruga e duhur e një qeverisje sa më demokratike dhe të hapur, edhe ky Forum ka për qëllim ngritjen e transparencës komunale në të gjithë sektorët dhe qasjen sa më të lehtë të qytetarëve në qeverisje.
Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, Deputetja nga Kuvendi Qendror, Arbresh Kryeziu-Hyseni njëherit kryesuese e Forumit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, përfaqësuesi nga NDI Ngadhënjim Halilaj, Drejtorë të Drejtorive të Komunës së Kamenicës, Zyrtarë Komunal.
Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, ka thënë se transparanca komunale është një ndër faktorët kryesor që ndikon në përmirësimin dhe ofrimin e shërbimeve publike komunale si dhe një mundësi e mirë për ngritjen e besimit të qytetarëve në institucionet komunale.
“Ndihem i gëzuar me sukseset e komunës sonë ku ka pasur ngritje të lartë nga vendi i 22-të në vitin e kaluar dhe tash në vendin e tretë, ku për këtë i falenderoj zyrtarët komunal për përkushtimin e tyre ndaj avancimit të sistemit të vet-qeverisjes locale dhe performancës komunale”, ka theksuar ai.
Deputetja nga Kuvendi Qendror, Arbresh Kryeziu-Hyseni theksoi rëndësinë e këtij Forumi që ka pasur në Kuvendin Qendror, duke ofruar përkrahje edhe për Komunën e Kamenicës.
“Forumi për Transparencë në Kuvendin e Kosovës ka bërë një punë të shkëlqyeshme dhe për këtë arsye Kuvendi i Kosovës ka zënë vendin e dytë në rajon për transparencë ndërsa në vend të parin si institucion. Forumi për Transparencë është mekanizëm shumë i mirë që ngrit performancën tuaj dhe mund të përfitoni grante për transparencë”, ka thënë ajo.
Pavarësisht se në këtë ceremoni ka munguar prezenca e Kryetarit të Komunës, Kadri Rahimaj, duke parë të rëndësishme Transparencën Komunale, ai ka dërguar një video për formimin e këtij Forumi.
Ai ka thënë se transparenca është themeli i një demokracie të zhvilluar dhe se ajo nxit besimin, promovon llogaridhënien dhe mundëson që qytetarët të marrin pjesë aktivisht në proceset e vendimmarrjes.
“Po e krijojmë Forumin e Transparencës, i themeluar me mbështetjen e dhe direktivat e NDI-së, ku kemi mbledhur përfaqësuesit e të gjitha partive politike. Të bashkuar në synimin tonë të përbashkët, që Komuna e Kamenicës të ketë të ardhme më të hapur dhe transparente. Jam krenar që të njoftoj se, në vetëm një vit, përpjekjet tona kanë shtyrë Komunën e Kamenicës nga vendi i 22-të në vendin e 3-të ndër komunat e Kosovës në aspektin e transparencës. Ky përmirësim i jashtëzakonshëm prej 19 vendesh është një dëshmi për angazhimin tonë të pandërprerë dhe përpjekjen kolektive. Ndërsa nisim Forumit të Transparencës, le të vazhdojmë të punojmë së bashku, duke tejkaluar dallimet politike, për të siguruar që Kamenica të mbetet një shembull i transparencës për të gjithë”, ka thënë ai./GJILANI INFO/
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Punimet në rrugët e Malësisë së Zhegocit drejt përfundimit

October 16, 2026

Pensionohet gjyqëtari Agim Ademi

October 12, 2026

Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

October 12, 2026
Mos humbni
Kronikë

Prokuroria në Gjilan ngrit katër aktakuza dhe kërkon paraburgim për tetë persona

By adminOctober 28, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndërmarrë një sërë veprimesh gjatë 24 orëve të fundit,…

Mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve në Kosovë

October 28, 2026

Arrestohet një person në Gjilan për dhunë psikike ndaj nënës

October 28, 2026

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

October 28, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Prokuroria në Gjilan ngrit katër aktakuza dhe kërkon paraburgim për tetë persona

October 28, 2026

Mbi 2 mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve në Kosovë

October 28, 2026

Arrestohet një person në Gjilan për dhunë psikike ndaj nënës

October 28, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.