Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Protestat në Tiranë, kundër zhvillimit të Shqipërisë!

July 7, 2026

Kryetari Haliti priti përfaqësuesen e Shoqatës “PePeKo”, më 1 gusht në Viti mbahet “Tregu në Rrota”

July 7, 2026

Gjilan: KBI dhe “Bereqeti” kanë shpërndarë mish kurbani për 200 familje në nevojë

July 7, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Protestat në Tiranë, kundër zhvillimit të Shqipërisë!
  • Kryetari Haliti priti përfaqësuesen e Shoqatës “PePeKo”, më 1 gusht në Viti mbahet “Tregu në Rrota”
  • Gjilan: KBI dhe “Bereqeti” kanë shpërndarë mish kurbani për 200 familje në nevojë
  • Prokuroria e Gjilanit ndalon një të mitur për narkotikë, ngre aktakuzë për armëmbajtje pa leje
  • Universiteti Publik “Kadri Zeka” nënshkroi Memorandum Mirëkuptimi me Universitetin Shtetëror Bujqësor të Azerbajxhanit
  • Me shkas të disa zërave, e vërteta për Demonstratat e vitit 1981
  • “Kalendar i përjetësis së fjalës”, një libër unik në llojin e tij
  • Vazhdojnë dëgjimet buxhetore në Komunën e Kamenicës edhe me grupet e interesit
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Opinione»A është momenti ideal për formimin e asociacionit tani pas zgjedhjeve në veri?
Opinione

A është momenti ideal për formimin e asociacionit tani pas zgjedhjeve në veri?

adminBy adminApril 27, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Shkruan:  Skender Berisha

Formimin e asociacionit si një obligim që ka marrë Republika e Kosovës përgjatë gjithë kësaj maratone bisedimesh, mund të themi lirisht se i ka ndjekur hap pas hapi edhe gjithë politikanët e vendit, dhe për këtë arsye njëra nga arsyet e ngritjes dhe rënies së subjekteve politike ka qenë pikërisht kjo.

Në të njëjtën kohë, edhe pse jo zyrtarisht, bisedimet kanë qenë njëra nga pengesat e liberalizimit të vizave përgjatë gjithë kësaj periudhe kohore, edhe pse Kosova kishte përmbushur kriteret zyrtare të BE-së. Pa i dhënë kahje kësaj qështje, tematika e përzgjedhur për shtjellim është tek statusi i i asociacionit të shumëpërfolur dhe të quajtur “zajednica”, apo Bashkësia e Komunave me shumicë serbe, tani së fundmi e quajtur Vetëmenaxhim! Shpeshherë ndodhë që në periudha të caktuara kohore mundësitë janë ideale për marrjen e ndonjë vendimi.

Zgjedhjet e fundit lokale në katër komunat e veriut të vendit janë zgjedhjet që hapin mundësinë e zgjidhjes së problemeve që ka Kosova në raport me asociacionin. Tani, pas certifikimit të zgjedhjeve nga KQZ, është një realitet tjetër në Kosovë! Formimin e asociacionit Kosova e ka marrë obligim me nënshkrimin e marrëveshjes me Serbinë. Ky asociacion për t’u jetësuar kërkon një status të shkruar që do t’i përshtatej realitetit kosovar.

Pra, Kosova duhet të nisë hapat e parë, të formulojë statusin e saj për këtë.

Së pari, Kosova me ekipin e saj menaxhues këtij mekanizmi të quajtur Asociacioni i Komunave me shumicë serbe duhet t’i vë edhe afatet e fillimit, përbërjen dhe t’i vendos edhe mundësinë e zhbërjes në kushte të caktuara.

Së dyti, Bashkësia e Komunave me shumicë serbe do të duhej të jetë si nëndegë e Bashkësisë së Komunave të Kosovës, dhe gjithsesi duhet të ketë së paku 1/4 e komunave në këtë bashkësi.

Së treti, gjatë përpilimit të statusit të saj si opsion do të duhej të ishte edhe mundësia e tërheqjes nga kjo bashkësi e komunave me shumicë serbe (si Komunë), me kërkesë të Kryetarit të Komunës respektive drejtuar Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, respektivisht Bashkësisë së Komunave të Kosovës, por pa lënë anash edhe mundësinë e përjashtimit të ndonjë Komune nga ky mekanizëm, me dy të tretat e Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe dhe më pas me dy të tretat e Bashkësisë së Komunave të Kosovës. Për kthimin në bashkësi pasi që një Komunë ka vendosur më parë të largohet pas kërkesës së Kryetarit të Komunës respektive, apo të përjashtuar, do të duhej sigurisht edhe miratimi i dy të tretave të komunave me shumicë serbe, pastaj dy të tretat e Bashkësisë së Komunave të Kosovës.

Së katërti, kjo bashkësi e komunave me shumicë serbe të humbet efektivitetin (të shpërbëhet) e saj nëse nuk arrin numrin e komunave në raport me 1/4 e Komunave të Kosovës.

Së pesti, statusi i asociacionit nuk duhet të jetë akti më i lartë juridik i këtij mekanizmi, sepse me të anashkalohet Bashkësia e Komunave të Kosovës dhe Kuvendi i Kosovës. Prandaj, statusi i saj duhet të jetë lidhur ngushtë me statusin e Bashkësisë së Komunave të Kosovës, pasi edhe do të duhej të jetë nëndegë e saj.

Asnjë vendim që do të ishte në dëm të Komunave tjera nuk do të duhej të përfundojë me një vendim vetëm brenda këtij mekanizmi si nëndegë, pa marrë dritën e gjelbër nga dy të tretat e Bashkësisë së Komunave të Kosovës, ndërsa në çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë, arsimin, shëndetin publik si dhe marrëdhëniet me vendet e tjera të kenë një votim edhe nga Kuvendi i Kosovës me dy të tretat.

Interesat e komunitetit serb nuk do të duhej të jenë vetëm në agjendën e tyre si komunitet ose në dobi vetëm të tyre apo të fqinjit tonë verior, ato duhet të jenë interes i të gjithë qytetarëve që jetojnë brenda shtetit të Kosovës, dhe komunitetet që jetojnë brenda vendit si kontributdhënës të jetojnë të lirë dhe në bashkëpunim t’a shtyjnë vendin drejt Bashkimit Evropian, si vende me perspektivë./GJILANI INFO/

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Protestat në Tiranë, kundër zhvillimit të Shqipërisë!

July 7, 2026

Me shkas të disa zërave, e vërteta për Demonstratat e vitit 1981

July 6, 2026

A kemi edukatë të mjaftueshme si qytetarë të Kosovës?

July 5, 2026
Mos humbni
Opinione

Protestat në Tiranë, kundër zhvillimit të Shqipërisë!

By adminJuly 7, 2026

Shkruan: Selajdin Abdullahu Ndërsa Shqipëria ecën drejt një epoke të re zhvillimi, ka ende forca…

Kryetari Haliti priti përfaqësuesen e Shoqatës “PePeKo”, më 1 gusht në Viti mbahet “Tregu në Rrota”

July 7, 2026

Gjilan: KBI dhe “Bereqeti” kanë shpërndarë mish kurbani për 200 familje në nevojë

July 7, 2026

Prokuroria e Gjilanit ndalon një të mitur për narkotikë, ngre aktakuzë për armëmbajtje pa leje

July 7, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Protestat në Tiranë, kundër zhvillimit të Shqipërisë!

July 7, 2026

Kryetari Haliti priti përfaqësuesen e Shoqatës “PePeKo”, më 1 gusht në Viti mbahet “Tregu në Rrota”

July 7, 2026

Gjilan: KBI dhe “Bereqeti” kanë shpërndarë mish kurbani për 200 familje në nevojë

July 7, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.