Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Statistikat e fundit nga Policia: 21 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku

May 23, 2026

Marrëveshja e Konçulit mes pritjës dhe realitetit

May 23, 2026

Arrestohet një person për vjedhje në një xhami në Gërmovë të Vitisë

May 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Statistikat e fundit nga Policia: 21 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku
  • Marrëveshja e Konçulit mes pritjës dhe realitetit
  • Arrestohet një person për vjedhje në një xhami në Gërmovë të Vitisë
  • Policia nis hetimet lidhur me rastin e përfshirjes të një lokali nga zjarri në Viti
  • Nisen për në Stamboll 24 maturantë nga Kamenica
  • Përparim Kryeziu viziton shkollat profesionale në Gjilan, në fokus arsimi dual dhe investimet në edukim
  • Aktivitetet javore në trafikun rrugor në rajonin e Gjilanit
  • Vendoset gurthemeli i objektit të ri të Pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Lokale»Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan ka shtruar iftarin tradicional “Iftari na bashkon”
Lajme Lokale

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan ka shtruar iftarin tradicional “Iftari na bashkon”

adminBy adminApril 10, 2023Updated:April 10, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Këshilli i Bashkësisë Islame (KBI) në Gjilan, ka vazhduar me traditën në muajin Ramazan, shtruarjen e iftarit tradicional “Iftari na bashkon”, ku  bëri bashkë përfaqësues nga Bashkësia Islame e Kosovës, ata të nivelit lokal, përfaqësues të institucioneve komunale e qendrore, subjekteve politike, të bizneseve, shoqërisë civile, mysafirë nga komunat përreth, por edhe qytetet tjera të Kosovës, përfaqësues, të OSBE, KFOR-it, e të tjerë.

Kryetari i KBI-së në Gjilan, Naim Aliu, në fjalën e tij iu shprehu mirëseardhje gjithë të pranishmëve  duke thënë se pikërisht qëllimi është për t’u bërë bashkë e për të qenë falënderues dhe mirënjohës ndaj njeri tjetrit për bashkëpunimin e deritanishëm, që ka KBI, me institucione dhe me të gjithë të tjerët dhe anasjelltas.

Ne vijim tha  se Këshilli i Bashkësisë Islame ka ngritur tani më një standard, një kulturë bashkëpunimi me të gjithë institucionet e vendit. “KBI do të vazhdojë të mbetet faktor kyç në promovimin e paqes, të drejtësisë, barazisë, respektimit të vlerave dhe diversitetit në shoqëri”, ka thënë Aliu.

Ndërsa, në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), të pranishmit i përshëndeti Kryeimami i Bashkësisë Islame, Vedat ef. Sahiti.

Ai tha se ndihet i nderuar, veçmas që ndodhet në këtë iftar të përbashkët në Gjilan,  pasi edhe vet është nga ky qytet dhe se vlerësoi lartë KBI-në e Gjilanit që po e vazhdon këtë traditë që përmes iftarit t’i bëjë bashkë të gjithë, pikërisht, siç ishte mesazhi i kryetarit të KBI-së së Gjilanit,  për t’u shprehur falënderimi, respekti dhe mirënjohja për të gjitha institucionet e vendit,  për bashkëpunimin  që e tregojnë në vazhdimësi me Bashkësinë islame, në veçanti me KBI-në në Gjilan,  në të mirë të shoqërisë.

Në emër të Komunës së Gjilanit foli, Arianit Sadiku, kryesues i Kuvendit Komunal të Gjilanit, i cili tha se ndihen të nderuar që marrin pjesë  në këtë organizimi të Këshillit të Bashkësisë Islame , organizim tradicional, që ka për qëllim  për t’i bërë bashkë të gjithë , që në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit, të jenë të barabartë dhe të reflektojnë për angazhimet e tyre. Ai u ka uruar agjërim të lehtë të gjithëve në këtë muaj të Ramazanit.

Në fund, u organizua edhe ceremonia e ndarjes së shpërblimeve pasi paraprakisht, nga Bashkësia Islame e Kosovës dhe Këshilli i Bashkësisë Islame e Gjilanit, u organizua gara në leximin e Kuranit “Gara Kuranore në Muajin e Ramazanit”, me këtë rast  për të gjithë fituesit, u ndanë mirënjohje.  /GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Nisen për në Stamboll 24 maturantë nga Kamenica

May 23, 2026

Përparim Kryeziu viziton shkollat profesionale në Gjilan, në fokus arsimi dual dhe investimet në edukim

May 22, 2026

Gjenerata e parë e Arsimit Dual në SHMT “Mehmet Isai” përmbyll me sukses Provimin Final

May 20, 2026
Mos humbni
Kronikë

Statistikat e fundit nga Policia: 21 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku

By adminMay 23, 2026

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme të 24 orëve të fundit, ku janë…

Marrëveshja e Konçulit mes pritjës dhe realitetit

May 23, 2026

Arrestohet një person për vjedhje në një xhami në Gërmovë të Vitisë

May 23, 2026

Policia nis hetimet lidhur me rastin e përfshirjes të një lokali nga zjarri në Viti

May 23, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Statistikat e fundit nga Policia: 21 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku

May 23, 2026

Marrëveshja e Konçulit mes pritjës dhe realitetit

May 23, 2026

Arrestohet një person për vjedhje në një xhami në Gërmovë të Vitisë

May 23, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.