Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Kryetari Hyseni, hapi fushatën e korrje shirjeve në Komunën e Gjilanit

July 8, 2026

Raportohet zhdukja e një personi në Gjilan, policia ka nisur hetimet

July 8, 2026

Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët

July 8, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Kryetari Hyseni, hapi fushatën e korrje shirjeve në Komunën e Gjilanit
  • Raportohet zhdukja e një personi në Gjilan, policia ka nisur hetimet
  • Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
  • Protestat në Tiranë, kundër zhvillimit të Shqipërisë!
  • Kryetari Haliti priti përfaqësuesen e Shoqatës “PePeKo”, më 1 gusht në Viti mbahet “Tregu në Rrota”
  • Gjilan: KBI dhe “Bereqeti” kanë shpërndarë mish kurbani për 200 familje në nevojë
  • Prokuroria e Gjilanit ndalon një të mitur për narkotikë, ngre aktakuzë për armëmbajtje pa leje
  • Universiteti Publik “Kadri Zeka” nënshkroi Memorandum Mirëkuptimi me Universitetin Shtetëror Bujqësor të Azerbajxhanit
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Kulturë»Zgjerim i vizionit të lirisë dhe anës konceptuale të poezisë
Kulturë

Zgjerim i vizionit të lirisë dhe anës konceptuale të poezisë

adminBy adminMarch 27, 2023Updated:March 27, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

NGA: XHAVIT ÇITAKU

Si bashkimi i stilit poetik dhe i sitilit dituror ashtu edhe mbizotërimi i këshillës dhe i ndjeshmërisë së theksuar, e dëshmojnë përpjekjen e Bajram Muharremit- Bistrica që veprën e tij ta bëj sa më të lexueshme. Domethënë: si me përmbajtjen, ashtu edhe me porosit, si me ndjenjat, ashtu edhe me stilin, ai përpiqet që krijimtarinë e tij t’is ofroj edhe jetës edhe lexuesit. Për të arritur këtë sukses këtij poeti rrethanat e krijuara në mërgim ia mundësuan, pos tjerash, edhe krijimin e kontakteve me kulturën letrare të Suedisë, e cila solli riformulime të ndjeshme brenda tij, duke bërë që të vështronte gjithçka nën një optik të re sociale- etike, sigurisht edhe estetike. Në fakt, siç thotë edhe vetë ky krijues, atij iu zgjerua vizioni i lirisë dhe ana konceptuale e poezisë, të cilën e vështronte në një plan tjetër dhe në rrafshin krahasues, me atë çka shkruhej e botohej në lëmin e poezisë në Suedi dhe në përgjithësi në Europë.

Bukuria dhe madhështia e pasqyrimit të temave nëpërmjet të vargjeve

Mjafton të lexohet libri I tij i fundit poetik ” Mbi krahë të ëndrrës” për të pare bukurinë dhe madhështinë e pasqyrimit nëpërmjet të vargjeve temat që e preokupojnë këtë krijues. Ç’është e vërteta, në këtë libër autori Bajram Muharremi- Bistrica, shikuar nga thuarja që i bëhet, shihet se është një akt dashurie i poetit për jetën, për veten dhe ata që e rrethojnë, për vetminë, iluzionin, ëndrrën, është depërtim në të panjohurën, që buron në thellësitë e shpirtit. Poeti me anë të shkrimeve estetike, konkretisht poezive, përpiqet që gjithçka të kthej në energji pozitive: gjendjen, kujtesën, emocionin, dhimbjen, vuajtjen, dashurinë dhe duke e bërë këtë, ky poet sikur çlirohet nga pengesat brenda vetes dhe ecën me hapa më të sigurt përpara. Pra, ai bënë përpjekje që përmes vargjeve të qetësoj shpirtin dhe në të njëjtën kohë ta bëj gjendjen e tij të pastër edhe në aspektin human. Thënë konkretisht, në këtë libër pasqyrohet gjithçka që e trazon thellesinë e shpirtit dhe të gjitha ngjyrat i hedh pa ngurrim në vargun poetik, mungesën, dashurinë, ëndrrën, ngjyrat e trishta, pezmin, dhimbjen, ankthin, gjithçka që të prek emocionalisht dhe që ka një nevojë urgjente për t’u çliruar nga ajo ngarkesë shpirtërore dhe që vjen tek lexuesi për ndryshime dhe përsosje. Në vargjet e tij ai hedh copëza realiteti dhe imagjinatë, si përceptim, si kujtesë, si të thuash, si arkeologji e ëndrrës së kulluar.

Autori më tej në poezitë e tij krijon edhe konfliktet dramatike shpirtërore, të cilat motivohen me vetë realitetin e natyrës së mërgimtarit krijues. Ai në të vërtetë e harmonizon dhe fuqizon efektin emocional dhe ideor të atdhedashurisë. Shi për këtë, poezia kushtuar dashurisë ndaj atdheut në këtë formë e përmbajtje cilësore del më e drejtëpërdrejtë dhe harmonizuar si dhe më e kuptueshme shikuar në konktekstin e përgjithshëm kuptimor,edhe vetë tituli “ Mbi krahë të ëndrrës”, ka domethënie të plotë. Zëri i poezive në këtë libër nuk del si një zë i thjeshtë, përkundrazi është një kontrapunkt i vërtetë ku vrujojnë dhimbje e rënkime për atdheun, të cilin autori e ka braktisur tre dekada më pare.

Autori ka jetuar kohë të gjatë në mërgim, ndaj edhe nuk mund t’i ikë temave që kanë të bëjnë me mallengjimin dhe dashurinë që ka ndaj atdheut, prindërve, bukurisë, natyrës, miqëve, që shumë prej tyre tashmë kanë shkuar në amshim, heronjëve, familjes e kështu me radhë. Për këtë flasin vargjet::

Çdo ditë më rritet e me djeg malli,

Mu si prush,

Sillem e mbështillem në këtë rrugë djalli,

Si plakush!

Është, pra, ky një shpërthim dhe bulëzim , ballafaqim me jetën në kurbet, është tek e fundit dashuri për të vërtetën. Ai përmes vargjeve e pasqyron, mallin, dashurin, nostalgjin, pastaj me imagjinatën e tij përfekte i këndon bukur krenarisë, atdhedashurisë dhe kësisoj përcjellë mesazhin e njerëzores.

Qelësi i tij i mirëfilltë poetik hap dyert e vargjeve të bukura për trimerinë e legjendarit Adem Jashari, sepse ai është personalitet që i dha dritë e liri Kosovës. Me këtë rast ai shprehet:

Gjaku i tij n’themel t’lirisë,

Ëshë si dielli që ndriçon,

Simbol i jetës- pavarësisë,

Idealit që na bashkon.

Karakteristik tjetër e rëndësishme që është e pranishme në këtë libër poetik, është pikërisht rima e përdorur në të gjitha vargjet, e cila, në të vërtetë, lartëson nivelin artistik, por edhe shpërfaq talentin e këtij krijuesi si dhe, padyshim se shton interesimin e lexuesve për ta pasur në dorë jo vetëm këtë libër por edhe të tjerët.

Në kapitullin e dytë të këtij libri “ Diej jetëdhënës” thurë vargje të bukura edhe për trimat tjerë që dhanë jetën për vatan nga ana e Shalës së Bajgorës, Mitrovica e Dukagjini. Ndërkaq, pjesën më të madhe të kapitullit të tretë “ Mall i prushëuar” ia kushton nënës së tij, të cilën nga momenti kur u largua dhe shkoi në mërgim kurrë më nuk e takoi, sepse kriminelet serb e vranë gjatë luftës në Kosovë. Autori vërtetë në mënyrë të prekshme ka përshkruar dhimbjen dhe mallin që ndien për nënën e tij të dashur, duke i thurur ndër të tjera këto vargje:

Sa here zgjohem në dritë të mëngjezit,

Gjithandej t’kërkoj, n’çdo skutë pa përtesë,

N’oxhak është shuar zjarri, zëri i këndesit,

Atje në rreth t’bunarit kova vazhdon t’dnesë!…

Vargje dhimbjeje e mallengjimi

Me të njëjtën masë ndien edhe mungesën e babait, i cili po ashtu ka shkuar në amshim dhe ka lënë zbrazëtirë në shpirtin e tij të përvëluar mërgimtar. Vargje dhimbjeje e mallengjimi shkruan edhe për miqtë, trima e heronjë si dhe të afërmit e tij të tjerë që nuk janë më në jetë. Në kapitullin e katërt Bajram Muharremi- Bistrica nëpërmes vargut poetik shpërfaq dashurinë që ndien për Shqipërinë nënë, ndërkaq për qytetin e Kukësit shpreh konsideratën e tij të thellë për pritjen që ua ka bërë vëllëzërve Kosovar të ndjekur nga soldateska barbare serbe. Ndërkaq në kapitullin e pestë autori me vargje të bukura uron të dashurit e tij të zemrës siç janë bija Tina, mbesa Tara, djalit, Rinës, Orihidesë, Anës, Hires, Diorit, fitorën e Kombetares së Kosovës kundër Malit të Zi, përvjetorin e pavarësisë.

Duke u munduar ta përkufizoj gjithë këtë, dëshirojë të theksoj se poezitë e këtij libri pasqyrojnë një gjendje të kulluar përjetimi metafizik, që e kanë shtyrë autorin drejtë poezive që shërojnë shpirtin, duke e bërë të ndihet mirë me vetveten dhe të tjerët.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

“Kalendar i përjetësis së fjalës”, një libër unik në llojin e tij

July 6, 2026

Njerëzit me maska

July 4, 2026

Me shkruaj një leter…

July 3, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Kryetari Hyseni, hapi fushatën e korrje shirjeve në Komunën e Gjilanit

By adminJuly 8, 2026

Ka nisur fushata e korrje shirjeve në Komunën e Gjilanit për këtë vit në Komunën…

Raportohet zhdukja e një personi në Gjilan, policia ka nisur hetimet

July 8, 2026

Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët

July 8, 2026

Protestat në Tiranë, kundër zhvillimit të Shqipërisë!

July 7, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Kryetari Hyseni, hapi fushatën e korrje shirjeve në Komunën e Gjilanit

July 8, 2026

Raportohet zhdukja e një personi në Gjilan, policia ka nisur hetimet

July 8, 2026

Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët

July 8, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.