Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Policia ka shqiptuar mbi 1 mijë e 900 gjoba, brenda një dite në Kosovë

September 21, 2026

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme

September 20, 2026

Më dhuro një lule…

September 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Policia ka shqiptuar mbi 1 mijë e 900 gjoba, brenda një dite në Kosovë
  • Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme
  • Më dhuro një lule…
  • Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë
  • Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit
  • Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe 45 të tjeranë trafik, policia shqipton 853 tiketa gjobitëse
  • Arrestohen dy persona të dyshuar për rrëmbim në Han të Elezit
  • Dy shtretër medicinal i dhurohen QKMF në Viti
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Kosova e nis me barazim rrugëtimin drejt “Euro 2024”
Sport

Kosova e nis me barazim rrugëtimin drejt “Euro 2024”

adminBy adminMarch 25, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Kombëtarja e Kosovës e ka nisur me barazim ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, që do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.

Të përzgjedhurit e Alain Giresse morën sonte një pikë nga përballja me Izraelin, rivalin që vlerësohet si një prej rivalëve për dy pozitat e para në grup.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Bloomfield” përfundoi me rezultatin 1:1. Kjo ishte ndeshje e parë në kuadër të Grupit I.

Izraelitët ishin më të mirë në pjesën e parë, por ishin “Dardanët” që shkuan në pushim me epërsi minimale.

Milot Rashica sulmoi portën kundërshtare në minutën e 36-të, teksa topi shkoi në rrjetë pas devijimit të Elazar Dasa, i cili shënoi autogol.

Kosova e nisi shumë më mirë pjesën e dytë dhe ia doli të dyfishonte epërsinë në minutën e 49-të përmes Rashicës.

Megjithatë, goli i sulmuesit vushtrrias u anulua pas rishikimit me VAR, pasi që u pa se ai kishte luajtur me dorë para se të shënonte.

Kombëtarja kosovare vazhdoi të rriste presionin në vazhdim, teksa ishte sërish Rashica që kishte një mundësi të artë për të shënuar në minutën e 93-të, por 26-vjeçari dështonte të shënonte nga afërsia.

Kosova dhe Izraeli ndajnë pozitat dy dhe tre në grup me nga një pikë. Në këtë grup prin Zvicra me tre pikë.

Kosova ndeshjen e radhës e luan më 28 mars, kundër Andorrës, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Besim Uruçi triumfon në Turneun e Shahut në Kamenica Summer Fest – ja kush u renditën në katër vendet e para

August 5, 2026

Kampionët e Beach Volley triumfojnë në Kamenicë – turneu që rrëmbeu vëmendjen e publikut

August 5, 2026

Edon Zhegrova nis stërvitjet me Juventusin

July 14, 2026
Mos humbni
Kronikë

Policia ka shqiptuar mbi 1 mijë e 900 gjoba, brenda një dite në Kosovë

By adminSeptember 21, 2026

Për shkelje të ligjit dhe rregullave në trafik rrugor janë ndëshkuar me gjoba 1 mijë…

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme

September 20, 2026

Më dhuro një lule…

September 17, 2026

Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë

September 17, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Policia ka shqiptuar mbi 1 mijë e 900 gjoba, brenda një dite në Kosovë

September 21, 2026

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme

September 20, 2026

Më dhuro një lule…

September 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.