Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Mbi 1,500 gjoba trafiku brenda një jave në rajonin e Gjilanit

June 19, 2026

Moti sot me diell

June 19, 2026

Prokuroria e Gjilanit ngre gjashtë aktakuza për narkotikë, kanosje, sulm dhe vjedhje

June 18, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Mbi 1,500 gjoba trafiku brenda një jave në rajonin e Gjilanit
  • Moti sot me diell
  • Prokuroria e Gjilanit ngre gjashtë aktakuza për narkotikë, kanosje, sulm dhe vjedhje
  • Pensionohet edukatorja e njohur gjilanase, Zijavere Rukovci
  • Mësimdhënësja Zuhrije Rifati i jep fund karrierës së saj në arsim, përcillet në pension me mirënjohje
  • Bilanci i Policisë në 24 orët e fundit: 2 viktima në aksidente trafiku, 2 mijë e 420 gjoba të shqiptuara
  • Humb jetën një person në Rubovc të Kamenicës pas rrokullisjes me traktor
  • Vjedhje e rëndë në Gjilan, hajdutët marrin veturën dhe 5 mijë euro
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Lokale»DardanaPress prezanton raportin e Monitorimit të Kuvendit Komunal në Kamenicë
Lajme Lokale

DardanaPress prezanton raportin e Monitorimit të Kuvendit Komunal në Kamenicë

adminBy adminFebruary 22, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Ngritja e transparencës Komunale dhe pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje”, ka organizuar një tryezë përmbyllëse lidhur me prezantimin e raportit te monitorimit të Kuvendit Komunal në Kamenicë.
Në këtë prezantim kanë marrë pjesë: Kryetari Komunës Kadri Rahimaj, Kryesuesi i Kuvendit Liridon Kastrati, anëtarët e Kuvendit Komunal, Drejtorët e Drejtorive Komunale, zyrtarja për barazi gjinore, qytetarë, anëtarët e Handikosit, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, si dhe mediat lokale.
Drejtori ekzekutiv, projekt menaxheri Sherafedin Vranja ka prezantuar raportin e monitorimit të Kuvendit Komunal në Kamenicë.
“Gjatë periudhës së monitorimit Qershor-Shkurt 2023, organizata Dardanapress ka monitoruar punën e Kuvendit Komunal, dhe raporti i përgatitur nga stafi i Dardanapressit, pasqyron gjetjet kryesore, analizat dhe rekomandimet e dala nga monitorimi i punës dhe përformancën e anëtarëve të Kuvendit. Gjatë kësaj periudhe janë monitoruar nga afër Kuvendi Komunal, Komiteti për Politikë dhe Financa, Komiteti për Komunitete. Në raport paraqitet progresi, por edhe mangësitë që janë vërejtur gjatë periudhës së monitorimit nga monitoruesi i Dardanapress-it. ”, ka thënë Vranja.
Kryetari i Komunës Kadri Rahimaj në fillim të tryezës është shprehur se për ekzekutivin është më rëndësi të rrisim nivelin e përformancës duke promovuar brendin e emrit të Komunës së Kamenicës tashmë të njohur në Kosovë për nivelin e lartë të transparencës. Ai tha se sa i përket raportit të monitorimit të Kuvendit Komunal është gjithëpërfshirës.
“Të gjitha të gjeturat dhe rekomandimet e dala nga ky raport duhen të jenë obligim i ekzekutivit dhe legjislativit në përmbushjen e obligimeve të dala nga raporti,” ka thënë kryetari Rahimaj.
Ndërsa Kryesuesi i Kuvendit Komunal Liridon Kastrati duke falënderuar stafin e OJQ Dardanapress për punën dhe angazhimin e treguar gjatë monitorimit të Kuvendit theksoi se raporti është real dhe paraqet gjendjen faktike të punës së Kuvendit.
“Ne mendojmë se ky raport do ta përmirësojë dukshëm angazhimin dhe përformancën e anëtarëve të Kuvendit duke u angazhuar që së bashku me ta t’i marrim parasysh gjetjet dhe rekomandimet e dala nga ky raport në mënyrë që t’i zbatojmë gjatë mbajtjes të mbledhjeve të Kuvendit”, ka thënë ai.
Organizata Joqeveritare Dardanapress, në raport ka pasqyruar dhe analizuar në mënyrë të përgjithshme përformancën si dhe angazhimet e anëtarëve të Kuvendit dhe komiteteve, subjekteve politike në kategoritë të paraqitura: Pjesëmarrja në diskutime gjatë seancës, ngritja e çështjeve, inicimi i çështjeve urgjente, propozimi pikave të rendit të ditës, pyetje parlamentare, amandamentimi i legjislacionit, kërkesa për interpelancë.
Ky projekt është financuar nga programi i KCSF-së për mbështetje të shoqërisë civile “EJA Kosovë “,bashkë financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh te Luksemburgut./GJILANI INFO/
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Pensionohet edukatorja e njohur gjilanase, Zijavere Rukovci

June 18, 2026

Mësimdhënësja Zuhrije Rifati i jep fund karrierës së saj në arsim, përcillet në pension me mirënjohje

June 18, 2026

Kryetari Hyseni: Kompleksi i banimit të përballueshëm social, një ndër projektet më të rëndësishme për familjet që kanë nevojë për strehim

June 18, 2026
Mos humbni
Kronikë

Mbi 1,500 gjoba trafiku brenda një jave në rajonin e Gjilanit

By adminJune 19, 2026

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka bërë të ditur se gjatë periudhës 12–18 qershor…

Moti sot me diell

June 19, 2026

Prokuroria e Gjilanit ngre gjashtë aktakuza për narkotikë, kanosje, sulm dhe vjedhje

June 18, 2026

Pensionohet edukatorja e njohur gjilanase, Zijavere Rukovci

June 18, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Mbi 1,500 gjoba trafiku brenda një jave në rajonin e Gjilanit

June 19, 2026

Moti sot me diell

June 19, 2026

Prokuroria e Gjilanit ngre gjashtë aktakuza për narkotikë, kanosje, sulm dhe vjedhje

June 18, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.