Për nder të 15 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës të shtunën në palestrën e sporteve “Bashkim Selishta-Petriti” u mbajtën dy turne në Volleyball Mix F/M dhe Streetball Mix F/M.
Fitues të këtyre dy turneve ishin KV “Drita” në volleyball dhe KB “Drita” në streetball të cilët u nderuan me mirënjohje nga Komuna e Gjilanit.
Turnetë u organizuan nga Këshilli Lokal i Sportit të Gjilanit nën patronatin e Kryetarit Alban Hyseni./GJILANI INFO/






