Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për mashtrim

November 23, 2026

Prokuroria në Gjilan ndalon dy persona, kërkon paraburgim për të dyshuarit për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor

November 23, 2026

Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit

November 21, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për mashtrim
  • Prokuroria në Gjilan ndalon dy persona, kërkon paraburgim për të dyshuarit për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor
  • Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit
  • Në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta të Prof. dr. Xhavit Ahmetit u vunë buqeta lulesh pranë bustit të tij
  • Flamuri është ai që na bashkon : nga Kruja në Lezhë, nga Vlora te Adem Jashari në Kosovë e deri në Tiranë!
  • Shqiptohen 1,606 tiketa trafiku, regjistrohen 67 aksidente dhe arrestohen 18 persona për 24 orë në Kosovë
  • Prokuroria në Gjilan ndalon një person, kërkon paraburgim dhe ngre tetë aktakuza ndaj 11 personave
  • Shënohet java botërore të diabetit në Viti
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Muzeu Etnologjik pranon veshje kombëtare të punuara nga vajzat me nevoja të veçanta
Kulturë

Muzeu Etnologjik pranon veshje kombëtare të punuara nga vajzat me nevoja të veçanta

adminBy adminFebruary 16, 2023Updated:February 16, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Komuna e Gjilanit, nën përkujdesjen e kryetarit Alban Hyseni, ka nisur sot aktivitetet treditore në shënim të 15-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ku Muzeu Etnologjik ka pranuar veshjet kombëtare të punuara nga vajzat me nevoja të veçanta, organizim ky i përbashkët i Qendrës “Pema” dhe OJQ “Gruaja Hyjnore”.

Kreu i Komunës, Alban Hyseni, pasi ka falënderuar Qendrën “Pema” dhe OJQ “Gruaja Hyjnore” për punën që e bëjnë në vazhdimësi, duke shfaqur zotimin për mbështetje të vazhdueshme institucionale me të gjitha mundësitë.

Ai theksoi se në prag të 15-vjetorit të Pavarësisë, po trajtohet një temë që ka peshë të veçantë.

“Pavarësisht që aktiviteti mund të duket simbolik, kategoritë e ndjeshme të shoqërisë sonë dhe e ardhmja jonë siç janë fëmijët në këtë ngjarje, janë një prej grupeve të shoqërisë që kanë nevojë për vëmendjen institucionale e shoqërore, në mënyrë që e ardhmja jonë të jetë e sigurt, por edhe fëmijët të kenë një të ardhme të ndritur”, ka thënë Hyseni.

“Ajo që pashë sot, duket një punë jashtëzakonisht e mirë. Po flasim për punime të vogla që kanë detaje të shumta, ndërkohë që aftësitë për t’i punuar këto punime të vogla në detaje, kur kthehen në punë e në veshje për të rriturit, besoj që do të jenë punime shumë të bukura që mundësojnë edhe një profesion për fëmijët që janë sot këtu”, ka shtuar ai.

Në fund, Hyseni ka ndarë mirënjohje për pasurimin e Muzeut Etnologjik për vajzat që kanë realizuar punimet, Fortesa Zeqiri, Bleona Musliu, Elmina Ahmeti e Mimoza Rashiti, sikurse edhe për Qendrën “Pema” dhe OJQ “Gruaja Hyjnore”.

Aktivitetet kanë vazhduar me hapjen e panairit “Fuqizo Shtetin” (sheshi “Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha”), me koncerti për fëmijë nga “Hello Academy of Education” dhe me shpalljen e lexuesve të dalluar për vitin 2022 në bibliotekën “Fan S. Noli”./GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit

November 21, 2026

“Të Mjerët”, monumenti më i lartë që Viktor Hygo i ngriti humanizmit dhe letërsisë

November 16, 2026

Unë do të vij!

November 11, 2026
Mos humbni
Kronikë

Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për mashtrim

By adminNovember 23, 2026

Një person është arrestuar në Gjilan nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të mashtrimit.…

Prokuroria në Gjilan ndalon dy persona, kërkon paraburgim për të dyshuarit për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor

November 23, 2026

Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit

November 21, 2026

Në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta të Prof. dr. Xhavit Ahmetit u vunë buqeta lulesh pranë bustit të tij

November 21, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për mashtrim

November 23, 2026

Prokuroria në Gjilan ndalon dy persona, kërkon paraburgim për të dyshuarit për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor

November 23, 2026

Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit

November 21, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.