Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Vitia mikpritëse e Samitit Ndërkombëtar të Rinisë për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në gusht 2026

June 24, 2026

Kryetari Haliti nderon me mirënjohje mësimdhënësit Sevdie Hasani dhe Agush Haxhiu

June 24, 2026

Policia: 30 aksidente me të lënduar dhe një me fatalitet brenda 24 orëve në Kosovë

June 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Vitia mikpritëse e Samitit Ndërkombëtar të Rinisë për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në gusht 2026
  • Kryetari Haliti nderon me mirënjohje mësimdhënësit Sevdie Hasani dhe Agush Haxhiu
  • Policia: 30 aksidente me të lënduar dhe një me fatalitet brenda 24 orëve në Kosovë
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ndalon tre persona dhe ngre shtatë aktakuza ndaj nëntë personave
  • Policia sekuestron marihuanë, veturë dhe pajisje të dyshuara në Viti
  • Sulmohet me shufër hekuri në Gjilan, një person përfundon në QKUK
  • Vjedhje e rëndë në Gjilan, policia nis hetimet
  • Nxënësit e shkollës “Thimi Mitko” nga Gjilani zhvillojnë ekskursion edukativ në Ujman
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Opinione»Reciprociteti nuk ka alternativë
Opinione

Reciprociteti nuk ka alternativë

adminBy adminFebruary 7, 2023Updated:February 7, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Ismajl Kurteshi

/ Paqja pa drejtësi është thjesht tirani  –  William A. Uajt /

Shqiptarët që jetojnë në trojet e tyre në Luginën e Preshevës ishin pajtuar ta ndalnin luftën e armatosur në vitin 2001 që e kishin filluar për shkak të represionit sistematik dhe mohimit të të drejtave të tyre elementare. Lufta pati filluar pas përpjekjeve të pasuksesshme pothuajse shekullore të shqiptarëve për realizimin e të drejtave të tyre me anë të metodave paqësore.

Lufta u ndal vetëm pas premtimit të ndërkombëtarëve se të drejtat kombëtare të shqiptarëve garantohen, se shqiptarët e Luginës së Preshevës do të trajtohen ashtu si do të trajtohen serbët në Kosovë.

Në praktikë ndodhi e kundërta, serbët në Kosovë jo vetëm se i realizuan të drejtat, që u takojnë pakicave kombëtare, por ata po gëzojnë edhe privilegje të papara e të paimagjinuara në asnjë vend të botës. Përkundër faktit se ushtria serbe që vrau e dhunoj, që e bëri Kosovën shkrumb e hi, u ndihmua edhe nga një numër i madh i serbëve që jetojnë në Kosovë.

Serbët në Kosovë, jo vetëm se e kanë të garantuar përdorimin zyrtar të gjuhës amtare dhe shkollimin në gjuhën e tyre nga fillorja e në universitet, por ata nuk çajnë kokën ta respektojnë dygjuhësinë në institucionet që ata i udhëheqin.

Serbët në Kosovë, jo vetëm se e kanë të garantuar shkollimin në gjuhën amtare nga fillorja në universitet, që është e drejtë, por i përdorin edhe plan-programet shkollore të Serbisë, që nxisin urrejtje për shqiptarët, gjë që nuk tolerohet në asnjë vend tjetër.

Serbët në Kosovë, jo vetëm se pa pengesë e kultivojnë dhe e zhvillojnë kulturën dhe religjionin e tyre (me anë të të cilave shpesh nxisin urrejtje kundër të tjerëve, sidomos ndaj fqinjëve), por edhe i administrojnë objektet fetare ortodokse të përvetësuara si të tyre, madje administrojnë edhe sipërfaqe të mëdha të tokave për rreth tyre, pa i dhënë kurrfarë llogarie autoriteteve të vendit, gjë që nuk është aspak e drejtë.

Serbët e Kosovës, që më shumë marrin pjesë në zgjedhjet e organizuara nga Serbia se në ato që i organizon Kosova, në Kuvendin e Kosovës i kanë të rezervuara 10 ulëse për deputetë dhe së paku dy ministri në Qeverinë e Kosovës, vende pune të rezervuara për serbë nëpër komuna dhe buxhet të veçanet për investime në lokalitetet ku jetojnë serbët, edhe pse të njëjtit me asnjë cent nuk kontribuojnë në buxhetin e Kosovës. Ata madje hapur veprojnë kundër këtyre institucioneve.

Serbëve të Kosovës, u është lejuar deri në vitin 2012 përdorimi i tabelave të automjeteve që kanë skaduar me 1999. Ata tolerohen edhe kur nuk paguajnë tatim, rrymë, komunali e të tjerat, gjë që nuk guxon të lejohet.

Serbëve që dëshirojnë të kthehen në Kosovë u ndërtohen shtëpi e u gjenden vende pune, madje edhe atyre që shtëpitë, banesat e tokën e kanë shitur me çmime të larta, edhe pse shpesh atë pasuri e kanë marrë si dhuratë nga pushteti okupues i Serbisë, me qëllim të ndryshimit të përmbajtjes demografike të Kosovës.

Serbët në Kosovë tani i kanë komunat e tyre etnike të dizajnuara sipas projekteve të Akademisë Serbe, të inkorporuar në planin e Ahtiasarit, por të financuara nga buxheti i Kosovës, komuna pa simbole të shtetit të Republikës së Kosovës, e të dirigjuara nga Serbia. Serbët i kanë edhe komunat e jashtë ligjshme që i udhëheqin strukturat ilegale të Serbisë. Komuna të tilla nuk ekzistojnë askund e nuk do të duhej të ekzistonin as në Kosovë.

Serbët në Kosovë i kanë themeluar pothuajse të gjitha institucionet që i ka një vend sovran. Këto institucione ilegale, që udhëhiqen nga Serbia, janë bërë pengesë e funksionimit të shtetit të Kosovës.

Komunat, shkollat, entet shëndetësore etj., që udhëhiqen nga serbët, me institucionet e Kosovës bashkëpunojnë vetëm atëherë kur duhet ta shfrytëzojnë buxhetin e Kosovës. Serbët e Kosovës i luftojnë hapur institucionet e Republikës së Kosovës ose në rastin më të mirë i injorojnë ato skajshmërish. Një gjë e tillë lejohet vetëm në Kosovë.

Shqiptarët në Luginë dhjetë vjetët e fundit jetojnë mes shpresës se do të realizohen garancitë e dhëna nga ndërkombëtarët dhe presionit politik e ekonomik të Serbisë. Ata po ndihen të tradhtuar (por jo edhe të befasuar) nga Serbia që si çdo marrëveshje edhe këto marrëveshje nuk po i respekton. Ata po e ndiejnë vetin të mashtruar nga faktori ndërkombëtar që kishte garantuar respektimin e të drejtave kombëtare të shqiptarëve. Ata po e ndiejnë veten të injoruar nga Shqipëria dhe nga Kosova që ua kanë borxh përkrahjen për realizimin e kërkesave të tyre të drejta.

Shqiptarët që jetojnë në Luginë kërkojnë respektim të Marrëveshjes së Konçulit. Ata kërkojnë trajtim dinjitoz nga autoritetet e Serbisë. Ata kërkojnë shkollim në gjuhën amtare nga fillorja në universitet dhe tekste shkollore në gjuhën shqipe, ashtu siç i kanë serbët në Kosovë. Ata duan ta kultivojnë e ta zhvillojnë kulturën e tyre pa u penguar. Ata kanë nevojë për investime në infrastrukturë e zhvillim ekonomik. Ata kërkojnë punësim, krijim të kushteve për kthimin në shtëpitë e veta, të atyre që u dëbuan gjatë luftës nga Lugina.

Ata kërkojnë përfaqësim meritor në institucionet shtetërore të Serbisë, ashtu si përfaqësohen serbët në institucionet e Kosovës. Reciprociteti nuk ka alternativë thonë shqiptarët që jetojnë në Luginë. Reciprocitet kërkuan këto ditë edhe përfaqësuesit e tyre legjitim në Kuvendin Komunal të Bujanocit. Kërkesat e tyre të arsyeshme janë të artikuluara qartë. Injorimi i këtyre kërkesave dhe trajtimi jo i barabartë i shqiptarëve të Luginës me serbët që jetojnë në Kosovë e rrezikon stabilitetin në këtë pjesë të Ballkanit.

Historia na ka mësuar se pabarazia është burim i konflikteve. Kërkesa për të qenë i barabartë me tjetrin është njerëzore, është fisnike, është shumë e drejtë. Mbyllja e veshëve para një kërkese të tillë është gabim i rëndë politik, është dështim njerëzor. Edhe në këtë situatë nuk habit verbëria politike e Serbisë që tradicionalisht udhëhiqet nga synimet hegjemoniste, por habit indiferenca e faktorit ndërkombëtar, heshtja e institucioneve të Shqipërisë. Është i pakuptimtë, sidomos mjerimi politik i negociatorëve kosovarë, që pa një pa dy pranojnë të bisedojnë për secilën temë që e propozon Serbia, por kurrë nuk janë përpjekur ta hapin çështjen e shqiptarëve të diskriminuar që jetojnë në Luginën e Preshevës, as të atyre shqiptarëve që janë dëbuar nga Lugina e që qe dhjetë vjet bëjnë jetë refugjati në Kosovë pa pasur mundësi që të kthehen në shtëpitë e tyre në Luginë.

Shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës i kanë shprehur qartë kërkesat e tyre me referendumin e vitit 1992, me anë të deklaratës politike të vitit 2006, të protestave të vitit 2011dhe kërkesës për reciprocitet në vitin2012.

Qasjen e gabuar të faktorit ndërkombëtar, që synon normalizim të marrëdhënieve ndërmjet shqiptarëve dhe Serbisë, më së miri e shpjegon ish-kryeministri britanik Tony Blair në librin e tij “Një Rrugëtim” ku për problemin e Kosovës në vitin 1999, përveç të tjerash, thotë: ”… instinkti kryesor i komunitetit ndërkombëtar ishte të ndërhynte, por në një mënyrë shumë të kufizuar. Dhe në rast se do të ishte e mundur, të arrihej një marrëveshje, praktikisht çdo lloj marrëveshjeje që ta hiqte këtë problem nga titujt e lajmeve. Kishte një dëshirë për paqe, por jo për zgjidhje të problemit….unë këmbëngulja për zgjidhje jo për paqësim”.

Me luftën e vitit 2001 shqiptarët kanë dëshmuar se për të drejtat e tyre janë gati po qe nevoja edhe të vdesin. Ata ia bënë me dije të gjithëve se koha e nënshtrimit të popujve ka kaluar, ata kërkojnë drejtësi e barazi. Ata kanë filluar ta humbin durimin.

Prandaj faktorët relevantë kombëtarë e ndërkombëtarë këtë çështje serioze duhet patjetër ta trajtojnë seriozisht dhe të angazhohen për zgjidhjen e saj të drejtë e jo kështu si po angazhohen për paqësim. Përndryshe agjendat politike në këtë rajon mund të ndryshojnë. Prandaj sa më parë që të kuptohet se kërkesa, por dhe angazhimi për realizimin e barazisë dhe reciprocitetit ndërmjet njerëzve dhe popujve është e drejtë dhe pa alternativë, është më mirë për të gjitha palët. /GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Marrëveshja e Konçulit mes pritjës dhe realitetit

May 23, 2026

Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!

April 30, 2026

Kur profesorët universitarë bëhen edhe tregtarë!

April 30, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Vitia mikpritëse e Samitit Ndërkombëtar të Rinisë për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në gusht 2026

By adminJune 24, 2026

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të organizatave…

Kryetari Haliti nderon me mirënjohje mësimdhënësit Sevdie Hasani dhe Agush Haxhiu

June 24, 2026

Policia: 30 aksidente me të lënduar dhe një me fatalitet brenda 24 orëve në Kosovë

June 24, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan ndalon tre persona dhe ngre shtatë aktakuza ndaj nëntë personave

June 24, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Vitia mikpritëse e Samitit Ndërkombëtar të Rinisë për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në gusht 2026

June 24, 2026

Kryetari Haliti nderon me mirënjohje mësimdhënësit Sevdie Hasani dhe Agush Haxhiu

June 24, 2026

Policia: 30 aksidente me të lënduar dhe një me fatalitet brenda 24 orëve në Kosovë

June 24, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.