Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Prokuroria në Gjilan: Ndalohen dy persona dhe ngriten 5 aktakuza ndaj 5 personave

November 11, 2025

Për 24 orë 64 aksidente dhe mbi 1 mijë e 780 gjobitje në trafikun rrugor

November 11, 2025

Policia në Gjilan ka gjetur dhe konfiskuar edhe në një rast tjetër substancë narkotike

November 11, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Prokuroria në Gjilan: Ndalohen dy persona dhe ngriten 5 aktakuza ndaj 5 personave
  • Për 24 orë 64 aksidente dhe mbi 1 mijë e 780 gjobitje në trafikun rrugor
  • Policia në Gjilan ka gjetur dhe konfiskuar edhe në një rast tjetër substancë narkotike
  • Arrestohet në Gjilan person i dyshuar për posedim të substancave narkotike
  • Kryetari Hyseni, ditën e parë të mandatit të dytë, e nis me projektin 18 milionë euro të Bulevardit të qytetit
  • Ndalet një person i dyshuar në Gjilan për kryerje të veprave penale: Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve
  • Shqyrtohet mundësia e bashkëpunimit mes Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” nga Gjilani dhe Kolegjit AAB
  • Universiteti “Kadri Zeka” ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare STEM-PD 2025 mbajtur në Stamboll
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Kulturë»U mbajt Festivali i Këngës për Fëmijë “Xixat e Flakës”
Kulturë

U mbajt Festivali i Këngës për Fëmijë “Xixat e Flakës”

adminBy adminJanuary 29, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Festivali i Këngës për Fëmijë “Xixat e Flakës” ka mbushur përplot sallën e Teatrit të Qytetit në Gjilan. Kjo ngjarje kulturore është organizuar në kuadër të Manifestimit Shumëkulturor “Flaka e Janarit” nën patronatin e kryetarit Alban Hyseni dhe në bashkëpunim me Organizatën Kulturore “Thesari”, që drejtohet nga drejtoresha Arife Kastrati.
Ky festival ka karakter garues, kurse çmimet për më të mirët do të jepen nga Gala Mbrëmjen, që organizohet në përmbyllje të “Flakës…”. Këngët që janë interpretuar do të vlerësohen nga juria profesionale, e cila ishte në përbërje: Dëfrim Behluli, profesor e kompozitor, Armend Ramadani, profesor në Shkollën e Muzikës në Gjilan dhe Shqipe Spahiu, kryeredaktore e programit të fëmijëve në Televizionin e Kosovës.
Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit, në hapje të këtij festivali ka theksuar se ndjehet i gëzuar që është në mesin e fëmijëve dhe ky është viti i dytë me radhë që merr pjesë në këtë festival, që e cilësoi si shtyllën e pestë, apo më te renë të “Flakës së Janarit”. “Sot performojnë të rinjtë, fëmijët, ata më të vegjlit, ndaj u uroj ditë shumë të mirë e ne do të kënaqemi me performancën e juaj”, tha Hyseni.
Në pjesën garuese janë paraqitur solistët dhe grupet: Norma Haliti – “Festa e Janarit”, Olza Hashani – “Heroi”, Kenza Ismajli – “Xhamadani vija-vija”, Alena Gjota – “A vritet pafajësia”, Aron Musliu – “Vendi im”, Ansambli i Flauteve në përbërje Rita Dubova dhe Ledian Azizi – “Moj e bukura more”. Kosovës i ka kënduar e reja Erta Hasani, këngën “Babi pse brengosesh” e kënduan Ledin dhe Driarta Azizi, kurse këngën “Drenica e ime” e ka kënduar Nida Ajeti. Një baladë për heroin Adem Jaashari e ka paraqitur grupi “Kromatika”, Këngën “Alfabeti shqip” e interpretoi Kori i Fëmijëve “Thesari”, kurse këngën “Sindorela” e interpretoi Sibora Bytyqi. Me këngën “Vendi i im” u paraqiten Rita dhe Robert Rexhepi, këngën e mirënjohur të Sabri Fejzullahut “Pranverë në Prishtinë” e këndoi Erta Beka, kurse këngën “Për ty Kosovë” e interpretuan Kledi dhe Klodian Duraj. Heroit Agim Ramadani i këndoi Demush Sejdiu, Olza Hashani u paraqit me këngën “Morra fjalë”, kurse Erina Ajeti u paraqit me këngën “Rrjedh në këngë e ligjërime”.
Festivali i Këngës për Fëmijë “Xixat e Flakës”, ka vazhduar me këngën “Ushtria Çlirimtare” nga Elma Kastrati, Aksa Hasani – “ Baresha”, kurse Festivali është përmbyllur me “Vallen e Rugovës” nga Grupi i Valltarëve./GJILANI INFO/
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Nëpër dekada bashkërisht

November 4, 2025

Mjeshtri i magjisë së zjarrit

October 30, 2025

Komuna e Gjilanit, bashkë me Ambasadën e Bullgarisë, pajisin me iPad-ë të rinj Bibliotekën “Fan S. Noli”

October 28, 2025
Mos humbni
Kronikë

Prokuroria në Gjilan: Ndalohen dy persona dhe ngriten 5 aktakuza ndaj 5 personave

By adminNovember 11, 2025

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar dy (2) persona, një në kohëzgjatje prej 48…

Për 24 orë 64 aksidente dhe mbi 1 mijë e 780 gjobitje në trafikun rrugor

November 11, 2025

Policia në Gjilan ka gjetur dhe konfiskuar edhe në një rast tjetër substancë narkotike

November 11, 2025

Arrestohet në Gjilan person i dyshuar për posedim të substancave narkotike

November 11, 2025
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Prokuroria në Gjilan: Ndalohen dy persona dhe ngriten 5 aktakuza ndaj 5 personave

November 11, 2025

Për 24 orë 64 aksidente dhe mbi 1 mijë e 780 gjobitje në trafikun rrugor

November 11, 2025

Policia në Gjilan ka gjetur dhe konfiskuar edhe në një rast tjetër substancë narkotike

November 11, 2025
Partnere:
© 2025 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.