Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
  • Prokuroria e Gjilanit me 10 aktakuza: Kanosje, dhunë në familje, drogë, vjedhje dhe rrezikim i trafikut publik
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Ngjarja e veçantë nga fusha e enigmatikës, bëhet pjesë e “Flakës së Janarit 2023”
Kulturë

Ngjarja e veçantë nga fusha e enigmatikës, bëhet pjesë e “Flakës së Janarit 2023”

adminBy adminJanuary 28, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Manifestimit Mbarëkombëtar i Kulturës “Flaka e janarit 2023”, ka flakëruar tutje edhe me aktivitete në fushën e enigmatikës.

Shoqata e Enigmatëve “Ndre Mjeda” nga Gjilani ka organizuar këtë të shtune, Garat e Enigmatëve në Zgjidhjen dhe në Përpilimin e Enigmave, ku enigmatë dhe dashamirë të enigmatikës, nga Gjilani, Prishtina, Mitrovica, Gjakova dhe nga Tetova, patën mundësi të jenë pjesë e kësaj ngjarje të veçantë nga kjo fushë.

Garuesit i kanë matur njohurit e tyre duke e testuar veten, por edhe duke u argëtuar në këto lloje të enigmave: fjalëkryq klasik, sudoku, rebus dhe angram, derisa në garën për përpilim ka qenë detyrë plotësimi i figurës enigmatike, anagrami dhe rebusi.

Shemsedin Kryeziu, kryetar i Shoqatës së Enigmatëve “Ndre Mjeda”, ka bërë me dije se ndihen të nderuar që në kuadër të një Manifestimi unik siç është “Flaka e Janarit”, identitet i Komunës së Gjilanit, tani kemi gara edhe në fushën e enigmatikës, ka falënderuar të gjithë të angazhuar në kuadër të Shoqatës së Enigmatëve “Ndre Mjeda”, për kontributin e tyre në organizim të kësaj gare si dhe po ashtu falënderoi edhe të gjithë pjesëmarrësit garues, në të dyja disiplinat, edhe në zgjidhjen edhe në përpilimin e enigmave, që me prezencën dhe garimin e tyre e kanë madhështua këtë ngjarje.

Organizatori i kësaj ngjarje kishte përcaktuar edhe juritë. Juria e Përpiluesve të gjëzave Enver Hajrullahu, Skender Tullumi dhe Mensur Mamuti si dhe Juria e Zgjidhësve të gjëzave: Shemsedin Kryeziu, Ismet Shkodra dhe Nexhat Hajrullahu.

Tri vendet e para në të dyja disiplinat, edhe në zgjidhje edhe në përpilim të enigmave do të shpërblehen me mirënjohje, derisa fituesit e vendeve të para edhe me kupa, por të cilët do të bëhen të ditur në natën e fundit të këtij Festivali ku edhe do të mbahet Gala Mbrëmja e cila e përmbyllë Festivalin e sivjetmë të “Flakës së Janarit”, pikërisht me nderimin e të gjithë atyre që nderohen me çmime për sukseset a arritura në shtyllat përkatëse të manifestimit.

Përndryshe, pas garave në këto disiplina, organizatori ka paraparë edhe një tryezë ku do të debatohet për enigmatikën dhe të arriturat e saja si dhe promovimi i librit të ri ” RROKJESORË MAGJIKË 4X4″ me autor Zijadin Hasani, mjeshtër i enigmatikës.

“Flaka e Janarit 2023”, vazhdon tutje rrjedhën e saj me aktivitetin e radhës të Festivalit të Dramës “Talia e Flakës”, ku në program është shfaqja e natës së gjashtë, e fundit për këtë edicion të “Talias…”, ku para artdashësve do të jepet shfaqja “Pak Pakt” , nga Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, Tiranë. /GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Bungu i Dyzit

August 12, 2026

Bija e Gjilanit

August 4, 2026

Sonte

August 3, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot

By adminAugust 19, 2026

Moti gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të jetë me diell dhe…

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

August 14, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.