Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Bilanc alarmues në trafik: 1 viktimë dhe mbi 50 aksidente brenda javës

April 11, 2026

Arrestohet i dyshuari për vjedhje të rëndë në Gjilan, dëmi rreth 5 mijë euro

April 11, 2026

Aksident tragjik në Livoq të Gjilanit, humb jetën një person

April 11, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Bilanc alarmues në trafik: 1 viktimë dhe mbi 50 aksidente brenda javës
  • Arrestohet i dyshuari për vjedhje të rëndë në Gjilan, dëmi rreth 5 mijë euro
  • Aksident tragjik në Livoq të Gjilanit, humb jetën një person
  • Neglizhenca institucionale ndaj sakrificës historike të mësimdhënësve të Kosovës që punuan në kohën e sistemit paralel në vitet e 90-ta
  • Aksion i përbashkët për një ambient më të mirë në shkollën e Sllatinës së Epërme
  • U pensionua infermierja Magbule Islami, pas 38 vite punë
  • Ajshe Damati-Bekteshi pensionohet pas 38 vitesh shërbim
  • Prokuroria Themelore në Gjilan: Ndalen dy persona për vepra të ndryshme penale
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Diasporë»Energjia në punë dhe buzëqeshja: Kjo është rruga drejt suksesit
Diasporë

Energjia në punë dhe buzëqeshja: Kjo është rruga drejt suksesit

adminBy adminDecember 17, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

“Që nga viti 1989 kam punuar pandërprerë dhe me energji të madhe. Gjithnjë me buzëqeshje në fytyrë, edhe pse jo gjithnjë ka qenë lehtë…”, thotë “Personaliteti i Vitit 2022” në fushën e biznesit, Fehmi Fetahi

Fehmi Fetahi është tashmë një emër i përveçëm në sektorin e hotelerisë, në Kosovë. Ka më shumë se 10 vite që ai drejton me shumë sukses resorin turistik  “Vali Ranch” në vendlindje, në Përlepnicë të Gjilanit. Ky resor përveç që e ka bërë të njohur Fehmiun si pronar dhe udhëheqës, ka ngritur edhe reputacionin e regjionit, si destinacion turistik.

Por, nëse në Kosovë të gjithë e lidhin Fehmi Fetahin me Vali Ranch, pak nga ta e dinë se para ranchit, bashkatdhetari i tyre kishte (dhe vazhdon ta ketë) në Zvicër, një kompani tjetër të suksesshme, atë “Fetaxid AG”. Në intervistën me rastin e shpalljes së tij “Personalitet i Vitit 2022” nga Albinfo.ch, ai shpalos detaje nga puna e tij e deritashme në Zvicër, ndërlidhur me planet që ka ende për zgjerimin e punës në Kosovë.

Albinfo.ch: Kur përmendet emri i Fehmi Fetahit, atë pashmangshëm e ndërlidhim me biznesin e Vali Rancit në Kosovë. Shumë pak dimë për Fehmiun në Zvicër

Fehmi Fetahi: Unë jam tashmë 36-37 vjet në Zvicër. Nga viti 1989 jam i pavarur. Firma FETAXID AG të cilën e kam në Zvicër, nuk është shumë e njohur te shqiptarët, pasi nuk e kemi ekspozuar shumë. Deri kohëve të fundit, që më ka zbuluar Albinfo.ch, sepse nuk e kanë ditur shumë. Kur tashmë kisha dhënë disa intervista në Kosovë dhe ka ardhur albinfo.ch të më intervistonte për punën me Vali Ranch, atëherë jam bërë i njohur.

Albinfo.ch: A mund të na tregoni pak më tepër për fillimet e kësaj firme

 

Fehmi Fetahi: Kam punuar në Zvicër, me dysheme. Lokacioni ka qenë në Willisau. Ishte një materie e panjohur për mua, puna e dyshemeve speciale, pasi isha teknik i dhëmbëve dhe studioja stomatologjinë. Mendoja, a mund t’ia dal? Shqiptari i parë që ka hapur biznes në Zvicër, në ndërtimtari isha unë. Sot jam shumë i lumtur që ka dhe firma të tjera. Më 2012 kam thënë se do të isha i lumtur sikur të kishte firma tjera më të suksesshme se unë dhe tashmë ka ardhur ajo kohë.

Albinfo.ch: Theksuat që kjo arritje ju ka përmbushur dhe se nuk keni nevojë për më tepër?

Fehmi Fetahi: Është e vërtetë që nuk kam nevojë të arrij më shumë, sepse i kam arritur të gjitha. Vetëm një shtëpi të pleqve nuk e kam arritur. Diçka që babai im më ka këshilluar ta bëj. Atë do ta bëj në Vali Ranch. Në mënyrë perfekte, në mënyrë moderne, me infrastrukturë, sikur të ishte në Zvicër.

Albinfo.ch: Diçka për Fehmi Fetahun si kryfamiljar?

Fehmi Fetahi: Jam i martuar që 36 vjet. Gruaja ime është Sara. Kam dy fëmijë, djalin Faikun dhe vajzën Valentinën. Që të dytë janë të angazhuar në firmën tonë si edhe bashkëshortja, Sara.

Albinfo.ch: Ndonjë gjë tjetër që mendoni se duhet theksuar?

Fehmi Fetahi: Një gjë e cila besoj vlen të përmendet është se që nga viti 1989 kam punuar pandërprerë dhe me energji të madhe. Gjithnjë me buzëqeshje në fytyrë, edhe pse jo gjithnjë ka qenë lehtë. Në atë drejtim do të kisha qenë i hapur të këshilloj bizneset, si në Zvicër, ashtu edhe në Kosovë se si të zhvillohen, sepse shpesh herë vërej mangësi.

Albinfo.ch: Për në fund, çfarë keni për të thënë për çmimin Personalitet i vitit 2022?

Fehmi Fetahi: E papërshkruar. Nuk e kam pritur nga ju, kjo ishte e papritur. I kam rreth 200 mirënjohje, por kjo për mua është e veçantë. Ju faleminderit!

 

Albinfo.ch: Momenti i parë me albinfon?

Fehmi Fetahi: Momenti i parë me albinfo.ch ka qenë më 2012-2013 kur jam takuar me Sevdail Tahirin. Në fillim nuk e kam ditur kush ishte, por më pas e kam parë se ja vlen. Nga ky moment jemi të pandashëm me albinfo.ch. Disa më thonë se edhe në analizat e gjakut, ADN më del albinfo.ch. Albinfo ka qenë si një fëmijë e vogël, ndërsa tani është rritur dhe është bërë e pavarur. Më pëlqen puna që bëhet, jo vetëm e tij (Sevdailit), por edhe të tjerëve.

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Padia për pasivizimin e adresave në Gjykatën Evropiane, hap drejt kërkimit të drejtësisë për qytetarët

March 2, 2026

Si u zhduk identiteti shqiptar në Vranjë pas vitit 1878

February 13, 2026

I burgosuri shqiptar vret pakistanezin në qeli, dënohet me burgim të përjetshëm në Greqi

February 13, 2026
Mos humbni
Kronikë

Bilanc alarmues në trafik: 1 viktimë dhe mbi 50 aksidente brenda javës

By adminApril 11, 2026

Java që lamë pas është karakterizuar me një numër të lartë aksidentesh në trafik, duke…

Arrestohet i dyshuari për vjedhje të rëndë në Gjilan, dëmi rreth 5 mijë euro

April 11, 2026

Aksident tragjik në Livoq të Gjilanit, humb jetën një person

April 11, 2026

Neglizhenca institucionale ndaj sakrificës historike të mësimdhënësve të Kosovës që punuan në kohën e sistemit paralel në vitet e 90-ta

April 10, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Bilanc alarmues në trafik: 1 viktimë dhe mbi 50 aksidente brenda javës

April 11, 2026

Arrestohet i dyshuari për vjedhje të rëndë në Gjilan, dëmi rreth 5 mijë euro

April 11, 2026

Aksident tragjik në Livoq të Gjilanit, humb jetën një person

April 11, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.