Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

September 30, 2026

Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar

September 30, 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka”fiton Erasmus Charter for Higher Education (ECHE) nga Komisioni Evropian

September 30, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna
  • Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar
  • Universiteti Publik “Kadri Zeka”fiton Erasmus Charter for Higher Education (ECHE) nga Komisioni Evropian
  • Vjedhje në një vilë në Gjilan, vidhet pushkë gjuetie me fishekë
  • U mbajt ligjërata vetëdijesuese “Ndihma e Parë në shkolla” në Gjimnazin “Zenel Hajdini” të Gjilanit
  • Gjilani vazhdon mbështetjen për bizneset përmes granteve të reja
  • Si jetohej në Preshevë gjatë fëmijërisë sime në gjysmën e dytë të shekullit XX?
  • Pensionet e shqiptarëve në Zvicër, propozimi i ri që mund të prekë edhe ata që kthehen në Kosovë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Mirlind Gashi, student i Filozofisë në Gjermani, botoi librin “Hijet e siluetës sonë”
Diasporë

Mirlind Gashi, student i Filozofisë në Gjermani, botoi librin “Hijet e siluetës sonë”

adminBy adminSeptember 9, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Një numër i konsiderueshëm i të rinjve shqiptarë po arrijnë suksese në diasporë, duke u bërë emra të njohur dhe duke zotëruar fusha të veçanta, siç është ajo e letërsisë.

Gjermania pa dyshim se është një nga shtetet evropiane, ku mundësia e arsimimit, punësimit, depërtimit në karrierë dhe formimit profesional e etik është shumë e madhe.

Albinfo.ch ju sjell një storje tjetër suksesi nga Gjermania, i cili quhet Mirlind Gashi, një student 19- vjeçar që po sjell risi në letërsinë gjermane.

Ai ka nisur studimet për degën e Filozofisë në Universitetin Ludwig Maximilians Universität në Munih të Gjermanisë.

Vlen të theksohet se Mirlindi është i lindur dhe i rritur në një familje refugjatësh kosovarë, doli me librin e tij të parë në gjuhën gjermane “Hijet e siluetës sonë” (Die Schatten unserer Silhouette), i cilësuar si një prozë ku filozofia dhe letërsia janë sinkronizuar, duke artikuluar qartë e me mjeshtri frymën e ekzistencializmit.

Vetë titulli i librit është me shumë konotacione filozofike “Hijet e siluetës sonë” (Die Schatten unserer Silhouette) provon të shkojë përtej kontekstit social, një figurë trefishe e njeriut të kohës që lufton dinamikën e shekullit të ri.

Afiniteti i Gashit rezulton në një narracion kompleks, ku jeta e njeriut vrojtohet nga shumë dimensione, që përbenda ka luftën për ta ruajtur idenititetin jetësor në një qytet të madh që përfaqëson kulturalizmin global.

Gashi shkruan rrjedhshëm dhe ‘ftohshëm’ , si një Kafkë i ri apo Kamy i pjekur, që kërkon e gjurmon në retrospektivë, perspektivë dhe prospektivë. Libri “Hijet e siluetës sonë”, është i strukturuar në 14 tregime të shkurtra, të cilat trajtojnë thellësisht jetën, identitetin dhe ndjenjat e njerëzve në këtë botë, të cilët shihet tamam si qenie sociale.

Sipas, tij, libri në fjalë, paraqet, para së gjithash, “dualiteti i ekzistencës sonë, në të cilin jemi të gjithë vëzhgues, por edhe të vëzhguar. Ne tregohemi e shihemi në pozicione dhe këndvështrime të ndryshme. Thënë figurativisht, ky libër është një udhëtim me slitë përgjatë jetës, që e bën pasagjerin të mendojë dhe të reagojë varësisht prej situatave në të cilat ndodhet”.

Vetë titujt e tregimeve herë denotativë, herë konotativë kanë artikulim semantik e semiotik, si: Shoqëria jonë, Engjëlli i rënë, Një mizë, Qyteti i madh, Banori (1) , Banori (2), Re e shiut, Pa emër, Lulja e pavdekësisë, Fari, Insekti, Hijet tona, Drita jonë dhe Shoqëria jonë.

Tregimet në fjalë shtjellojnë luftën e individit në një shoqëri të qytetit të madh, e cila sipas mesazhit a mesazheve mund të kapërcehet nëse iu bën ballë metamorfozave të kohës, por me vizione të qarta.

Në faqen e parafundit të librit “Die Schatten unserer Silhouette” për lexuesit gjermanë, si epitekst, vjen ky shënim autobiografik: “Mirlind është emër që prindërit e mi kosovarë-shqiptarë ma kanë vënë kur kam lindur më 2002, në Rosenheim. Pse ky emër? Mirlind përbëhet nga fjalët shqipe “mirë” dhe “lindja” së bashku, që përkthehet në “lindje të mbarë”. Pra, ekziston shpresa dhe malli i dy refugjatëve të luftës në emrin tim njëkohësisht. Por kush jam unë saktësisht? Shpresa e atyre që e kanë humbur atë, ndaj si autor dua që me tekstet e mia, me romanet e mia, me poezinë time, të arrij te njerëzit dhe t’u jap atyre mbështetje.”

Libri “Hijet e siluetës sonë” i Mirlind Gashit, është pritur mirë dhe me interes nga studentët dhe profesorët e universitetit ku ai po i ndjek studimet. /Albinfo.ch

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Si jetohej në Preshevë gjatë fëmijërisë sime në gjysmën e dytë të shekullit XX?

September 29, 2026

Pensionet e shqiptarëve në Zvicër, propozimi i ri që mund të prekë edhe ata që kthehen në Kosovë

September 29, 2026

Kamberi: Do të inicioj kërkesë për shkarkimin e ministres Paunoviq

July 14, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

By adminSeptember 30, 2026

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të…

Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar

September 30, 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka”fiton Erasmus Charter for Higher Education (ECHE) nga Komisioni Evropian

September 30, 2026

Vjedhje në një vilë në Gjilan, vidhet pushkë gjuetie me fishekë

September 30, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

September 30, 2026

Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar

September 30, 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka”fiton Erasmus Charter for Higher Education (ECHE) nga Komisioni Evropian

September 30, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.