Në Stacioni Policor të Gjilan janë mirëpritur një grup nxënësish të klasave I–V nga Shkolla Fillore “Liria” në fshatin Uglar dhe Shkolla Fillore “Sadullah Brestovci” në Gjilan, të shoqëruar nga personeli mësimor i këtyre institucioneve arsimore.
Kjo vizitë është realizua me rastin e shënimit të 18 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës me qëllim që nxënësit të njihen nga afërsia me organizimin, funksionimin dhe misionin e Policisë së Kosovës, si dhe me rolin dhe përgjegjësitë e saj në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.
Gjatë qëndrimit të tyre në këtë instuticuon, nxënësit janë informuan me detyrat, pajisjeje që përdoren në përmbushjen e detyrave zyrtare si dhe procedurave të punës policore.
Po ashtu, me këtë rast është theksur rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet policisë, shkollës dhe komunitetit.
Zyrtarët policorë kanë zhvilluan bashkëbisedim me nxënësit duke ofruar këshilla praktike lidhur me sigurinë në shkollë, në rrugë, në familje dhe në hapësira publike, krejtë kjo në funksion të krijimit të një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët.
Në këtë takim është theksuar se Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në forcimin e bashkëpunimit me institucionet arsimore dhekomunitetin, me synim rritjen e ndërgjegjësimit dhe edukimin e brezave të rinj mbi rëndësinë esigurisë, rendit dhe respektimit të ligjit./Gjilani INFO/


