Persona të pa njohur, kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e një personi në Viti, me ç’rast, kanë vjedhur dy pistoleta me leje përkatëse dhe katër fishekë.
Ky rast është raportuar në polici nga vëllai i pronarit ku ka ndodhur vjedhja, njofton policia.
I njejti rast tashmë është duke u hetuarnga ekipet relevante policore./Gjilani INFO/


