Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka marrë pjesë në Panairin e Edukimit dhe të Punës i cili këtë vit u mbajt në sallën 1 Tetori në Prishtinë për dy ditë me radhë, me qëllim të përfitimeve maksimale për Institucionet Arsimore Publike – Private, kompanitë pjesëmarrëse dhe të tjerë.
Pjesëmarrësit e Panairit nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ishin Minire Rexhepi udhëheqëse e zyrës për Komunikim me Publikun dhe Arlinda Selmani zyrtare për Karrierë dhe Alumi, të cilat paraqitën informacione mbi universitetin, për historikun, të arriturat dhe aktivitetet e universitetit në përgjithësi.
Gjatë këtij edicioni të Panairit UKZ zgjoi interesim të madh tek vizitorët duke ndarë me ta informacione dhe të rejat e fundit rreth institucionit, për programet e studimeve, për të cilat u informuan përmes broshurave dhe zyrtarëve prezantues në këtë panair.
Ky panair është përmbyllur suksesshëm nga UKZ, derisa është vizituar po ashtu nga drejtues qeveritar, si Ministrja e MAShTI Arbërie Nagavci, zëvendës kryeministri Besnik Bislimi, nga zyrtar të Agjencisë për Akreditim i Kosovës, si dhe pjesëmarrës të tjerë.
Përveç kësaj, panairi shërbeu si platformë për shkëmbimin e përvoja të ndryshme.
Panairi i Edukimit është ngjarja më e madhe dhe më dinamike e arsimit në Kosovë që bashkon mbi qindra profesionistë, pedagogë të specializuar, dhe institucione arsimore vendore dhe më gjerë./GJILANI INFO/