Në Sallën e Kuvendit Komunal të Gjilanit, u mbajt një takim informues mbi skemën e granteve investuese, të organizuar nga MBPZHR dhe GIZ-i Gjerman, në emër të Qeverisë Gjermane.
Bajram Isufi, drejtor i Drejtorisë për Bujqësi në komunën e Gjilanit, ka bërë me dije se takimi kishte për qëllim informimin e fermerëve të pranishëm për mundësitë e granteve investuese, Lot 1 dhe Lot 2, që janë pjesë e një iniciative për zhvillimin ekonomik rural të qëndrueshëm.
Kjo Skemë ofron mundësi për biznese të vogla dhe ekonomitë familjare që operojnë në fushat si:
1. Mbledhja, përpunimi dhe paketimi i produkteve jo drusore (bime aromatike, mjeksore, kërpudha, etj.)
2. Agroturizëm (ushqim, akomodim, argëtim)
3. Përpunimi i produkteve bujqësore
4. Prodhimi i mjaltit
5. Artizanale
6.Rritja e shpezëve për prodhimin e mishit dhe vezëve
Lot 1: Projekte deri në 5,000.00€
Lot 2: Projekte nga 5,000.00€ deri në 50,000.00€
Afati i aplikimit: Deri më 22.09.2025.
Fermerët e pranishëm shfaqën interes të madh dhe morën informacione të vlefshme nga përfaqësuesit e GIZ dhe MBPZHR.
Për më shumë informata, mund të kontaktoni:
[email protected] ose +383(0)49 184 795 ose direkt në Drejtorinë për Bujqësi dhe Pylltari, Gjilan./GJILANI INFO/




