U mbajt Ceremonia Përmbyllëse e Olimpiadës Matematike të Gjilanit (OMGJ) 2026, një ngjarje ku u kurorëzua puna, përkushtimi dhe talenti i nxënësve pjesëmarrës.
Në këtë ceremoni u shpërblyen me mirënjohje fituesit e 3 vendeve të para, ndërsa me lëvdata u vlerësuan edhe nxënësit që shënuan sukses të lartë, por kësaj here nuk arritën të kualifikohen.
Të pranishmëve iu drejtuan me fjalë rasti koordinatorja znj. Natyra Robelli, koordinatori z. Sami Shurdhani, si dhe nikoqiri i kësaj gare, drejtori i Gjimnazit “Zenel Hajdini”, z. Jeton Rexhepi.
Ceremoninë e përmbylli kryetari i Shoqatës, z. Bregan Isufi, i cili e nderoi me mirënjohje prof. Festim Shkodra, koordinator i Olimpiadës për shumë vite, për kontributin e tij të çmuar ndër vite.
Mirënjohje iu ndanë gjithashtu edhe shkollave fituese, për suksesin dhe përfaqësimin dinjitoz në OMGJ 2026.
Urime të gjithë nxënësve, mësimdhënësve dhe shkollave pjesëmarrëse./Gjilani INFO/


