Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”

February 20, 2026

Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit

February 20, 2026

Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit

February 20, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”
  • Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit
  • Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit
  • Kamenicë:Nderohen dëshmorët në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës
  • Vitia po kremton 17 Shkurtin- Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës
  • Nderimi për dëshmorët obligim i përhershëm, angazhimi për ta forcuar dhe zhvilluar vendin mënyra më e mirë për ta çuar përpara amanetin e tyre
  • Kuvendi i Gjilanit ka mbajtur seancë solemne për 18-vjetorin e shpalljes së pavarësisë
  • Përurohet qendra për të moshuarit, kuzhina humanitare dhe bujtina për studentë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Opinione»Superpuna dhe gratë e reja
Opinione

Superpuna dhe gratë e reja

adminBy adminJanuary 16, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Luljeta Demolli

Sipas definicionit zyrtar, platforma Superpuna është iniciativë punësimi e krijuar nga Qeveria e Kosovës, që synon të ndërmjetësojë në krijimin e vendeve të punës dhe të ulë papunësinë te të rinjtë. Qëllimi është të ofrohet mbështetje financiare për punëdhënësit nga sektori privat, publik dhe joqeveritar që punësojnë të rinj punëkërkues 18-29 vjeç, me fokus në ofrimin e mundësive të barabarta për të gjitha gjinitë. Përderisa ideja dhe objektivat e programit të platformës janë lavdëruar vazhdimisht nga përfaqësuesit qeveritarë, një perspektivë kritike feministe vë në pah edhe disa nga aspektet negative.

Superpuna promovon një formë të përkohshme dhe të pasigurt punësimi për gratë e reja, pa garantuar mbrojtje të përshtatshme institucionale dhe fushata informuese mbi Ligjin e Punës dhe të drejtat e punëtoreve – që nënkupton mbrojtjen kundër diskriminimit.

Përgjithësisht, kjo platformë nuk ka qenë atraktive për përfshirjen substanciale të grave në tregun e punës, sepse formati u konsiderua si i pasigurt ekonomikisht për gratë, pa përfitime afatgjata profesionale dhe me mungesë të mbrojtjes sociale. Programi i saj nuk është projektuar për të zhvilluar me efikasitet potencialin e grave të reja dhe për të kontribuuar në zbutjen e mirëfilltë të papunësisë në Kosovë. Odat Ekonomike dhe organizatat tjera ekonomike gjithashtu kanë evidentuar edhe vonesa në aspektin e respektimit të afateve të pagesave.

Mungesa e një mekanizmi monitorues gjithëpërfshirës, që vazhdimisht do ta publikonte trajektoren e zhvillimeve të ndërlidhura me të – i cili është thelbësor për ta vlerësuar efektivitetin strukturor të platformës dhe gjetjen e formave për të arritur te grupet e margjinalizuara – është minus i konsiderueshëm. Një mekanizëm i tillë nuk u bë funksional as në vitin e dytë të ekzistimit të kësaj platforme, prandaj s’ka pasur analiza të hollësishme socio-ekonomike mbi ndikimin e saj te kategoritë dhe grupet e ndryshme të të rinjve.

Është shqetësim madhor përparimi i ngadalshëm ndër vite i nivelit të pjesëmarrjes së grave kosovare në tregun e punës. Dallimi i hendekut gjinor ishte ulur vetëm në vitin 2020, për shkak të pandemisë Covid-19, që e zvogëloi pjesëmarrjen e burrave, ndërsa jo për shkak të ndonjë planifikimi efektiv. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, më pak se 20 për qind e grave janë të punësuara. Ekspertët e ekonomisë edhe këtë rritje të vogël të pjesëmarrjes së grave në tregun e punës ia atribuojnë mungesës së fuqisë punëtore për shkak të emigrimit më të madh të burrave në vendet e Evropës.

Gjatë 10 vjetëve të fundit shkalla e punësimit është rritur më së shumti tre për qind. As ky avancim, sado i vogël, nuk do të ndodhte pa punën e organizatave për të drejtat e grave, legjislacionit të miratuar dhe avokimit permanent për barazi gjinore. Platforma Superpuna nuk ka bërë analiza paraprake për të kuptuar më substancialisht përse gratë kërkojnë kushte më fleksibile pune për shkak të normave shoqërore, një pjese të legjislacionit në fuqi – veçanërisht dispozitave të pushimit të lehonisë, si dhe traditave kulturore, të cilat e ruajnë modelin e burrit si furnizues i familjes dhe gruas si kujdestare e shtëpisë. Edhe kur janë të punësuara, gratë zakonisht punojnë më pak orë se burrat.

Një analizë e Institutit GAP ka zbuluar se ekziston diskriminim i theksuar me bazë gjinore në vendet e lira të punës të ofruara nga Superpuna. Paragjykimet gjuhësore dhe stereotipat gjinorë në titujt e ofertave të punës kontribuojnë në fuqizimin e pabarazive gjinore, duke devijuar nga Ligji për Barazi Gjinore. Kjo praktikë i thellon pabarazitë ekzistuese dhe i lë gratë në pozita të pafavorshme në tregun e punës.

Qendra Kosovare për Studime Gjinore ka arritur në përfundim që platforma Superpuna nuk i adreson sfidat unike me të cilat përballen gratë nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptas. Kërkesat e shumta për punë dhe mungesa e strategjive specifike të përfshirjes kontribuojnë në margjinalizimin e këtyre grupeve. Barrierat socio-ekonomike, përfshirë varfërinë ekstreme dhe shkallën e lartë të papunësisë, e përkeqësojnë gjendjen edhe ashtu të rëndë.

Një platformë me potencial të madh, si Superpuna, nëse nuk është e dizajnuar me vizion realist, metodologji gjithëpërfshirëse dhe identifikim të saktë të efektivitetit maksimal – nuk ofron mbështetje adekuate për zhvillimin e aftësive dhe karrierave të grave të reja.

Në vend që të sigurojë përfitime afatgjata, ky lloj punësimi zakonisht është i përkohshëm dhe nuk gjeneron stabilitet ekonomik. Për më tepër, përforcimi i hierarkive të caktuara të llojeve të punës ndikon negativisht në komunitetet e varfra, duke i vendosur gratë dhe grupet e cenueshme në pozita të pafavorshme.

Nga perspektiva e barazisë gjinore, për t’i adresuar në mënyrë të duhur, të barabartë, nevojat dhe të drejtat e të gjithë punëtorëve, është i domosdoshëm një konceptualizim kreativ dhe riorganizim i thellë sistematik i mënyrës se si qeveria e trajton punësimin. Vetëm kështu mund të krijohen vende pune të qëndrueshme, të sigurta dhe të drejta për të gjithë.

Autorja është drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore

Artikulli mbështetet nga projekti: Më Shumë Zgjedhje përmes Politikave Miqësore për Familjen zbatohet nga Instituti Riinvest – Forumi Ekonomik i Grave, i mbështetur nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) dhe financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA)

 

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Me vota të falsifikuara nuk përfaqësohen interesat e qytetarëve

February 14, 2026

Balanca e humbur mes respektit dhe autoritetit

February 13, 2026

NËNA E HEROIT AFRIM ZHITIA NDEROHET NGA KONSULLATA E KOSOVËS NË CYRIH

February 8, 2026
Mos humbni
Kronikë

Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”

By adminFebruary 20, 2026

Gjatë 24 orëve, Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin…

Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit

February 20, 2026

Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit

February 20, 2026

Kamenicë:Nderohen dëshmorët në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës

February 17, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”

February 20, 2026

Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit

February 20, 2026

Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit

February 20, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.