Sot vendi ynë do të zgjohet me mot kryesisht me diell në orët e para të mëngjesit, ndërsa gjatë ditës pritet shtim i menjëhershëm i vranësirave. Megjithatë, këto vranësira do të jenë kalimtare dhe gjatë pasdites pritet të ketë kthjellime.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriut dhe perëndimit, herë pas here mjaft e fuqishme, me shpejtësi që pritet të arrijë nga 17 deri në 49 km/h.
Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 1 dhe 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë nga 13 deri në 17 gradë Celsius./Gjilani INFO/


