Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Arbër Ismajli: Velekinca dhe çdo fshat i komunës do të kenë zërin e tyre të dëgjuar dhe vendimmarrës në qeverisjen tonë

November 7, 2025

Aktivitete zgjedhore të Alban Hysenit – vizita në biznese, në Zhegër, Velekincë…

November 7, 2025

Arbër Ismajli: Kjo është fitore e zemrës, e djersës dhe e dashurisë për fanellën bardhekaltër!

November 7, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Arbër Ismajli: Velekinca dhe çdo fshat i komunës do të kenë zërin e tyre të dëgjuar dhe vendimmarrës në qeverisjen tonë
  • Aktivitete zgjedhore të Alban Hysenit – vizita në biznese, në Zhegër, Velekincë…
  • Arbër Ismajli: Kjo është fitore e zemrës, e djersës dhe e dashurisë për fanellën bardhekaltër!
  • Mbahet aktiviteti për parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore
  • Kryetari Hyseni: Zjarrfikësit, heronjtë tanë!
  • Prokuroria e Gjilanit ka ngritur 5 aktakuza kundër 10 personave për vepra të ndryshme penale
  • Asambleja e Përgjithshme e EU STEM Coalition në Bruksel – UKZ përfaqëson Kosovën në zhvillimin e politikave evropiane për STEM
  • Mbi 2 mijë e 290 gjoba trafiku janë shqiptuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Opinione»Shundi mediatik dhe kiçi i analistëve politikë
Opinione

Shundi mediatik dhe kiçi i analistëve politikë

adminBy adminNovember 24, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

NGA: PROF. JETON KELMENDI

Qasje

Është për keqardhje se si e pranon shoqëria shundin dhe kiçin. Që pas luftës së UÇK-së me 1999 në Kosovë vërshuan shundi e kiçi në shumë sektorë të jetës, për të kulmuar me estradën dhe politikën, ku sado minorë të jetë një person në këto dy sektorë, madje mund të jetë një politikan i një lagjeje të vogël, por nëse kalon nga një parti në një tjetër, media e boton dhe për habi edhe bëhet pjesë e bisedave të njerëzve. Kështu ndodhë edhe me një këngëtar apo këngëtare, ku çfarëdo veprimi të bëjë “artisti” i kësaj fushe do të bëhet dhe u bë për kaq vite pjesë e lajmeve, pavarësisht se ky person nuk paraqet asnjë vlerë artistike.

Merre me mend, personat që nuk kanë profesion, besa edhe kanë probleme me biografitë e tyre, ndërsa hyjnë në politik dhe me çdo kusht bëjnë yrysh derisa të hyjnë në strukturat partiake dhe kështu, ani pse janë edhe të pazanat siç thotë populli kjo kategori i siguroi vetes dhe familjes të mira dhe një jetë komode. Kur po flas për politikanët, kjo njësoj vlen edhe për estradën, ama kuptohet me një sens tjetër, sepse edhe i përket një fakti që dallon. E qartë, por e vërtetë dhe për ketë jemi dëshmitarë, por se çka po ndodhë tash e disa vjet edhe me mediet dhe me një kategori që po quhen analistë. Këta zotërinjë edhe me ndonjë zonjë besa, tani na dalin përditë e përnatë nëpër televizione dhe me një qasje jo vetëm aspak profesionale, por edhe jo etike, sepse kjo kastë ose më drejtë me i quajt kjo garniturë njerëzish ndonëse kanë probleme t’i njohin gjërat elementare, flasin dhe analizojnë gjithçka: prej sigurisë deri tek politikat publike.

Në kohën që po jetojmë, mediet janë bërë shumë të fuqishme dhe po ashtu kushdo mund të jetë pronar i medies, por natyrisht me një kusht të jenë në shërbim të segmenteve parapolitike dhe edhe partive të ndryshme. Paramendojeni një person ta zëmë një rast, kur anallisti nuk ka mundur ta kryejë fakultetin as për dhjetë vjet, ndërsa ua ka pru shpirtin te hunda siç thotë populli, duke i sharë e fyer në medie, kurse masa duke e pasur tërë kohën në medie të ndryshme ketë person i beson. Analistët kosovarë, sot janë bërë shumë dhe për fat të keq po krijojnë opinion të gabuar. Disa me vetëdije, sepse të paguar majmë nga parapolitika, derisa disa të tjerë duke shpresuar për tu bërë politikanë, sepse dorën në zemër jo pak nga tufa e analistëve ia dolën të bëhen edhe deputetë, ministra e zëvendëskryeministra, por kjo kategori janë bërë shumë të neveritshëm për njeriun intelektual të Kosovës.

Media sot është bërë shumë ndikuese edhe te popujt me shumë traditë në demokraci e lëre tek vendet me demokraci në zhvillim dhe tek popujt me ekonomi të dobët. Shto faktin këtu, ku edhe qarqe të huaja lirisht mund të investojnë në medie dhe në analistë, ndërsa sa për ta argumentuar këtë mjafton ta përmendim mbështetjen e George Soros ndaj disa kompanive mediatike, për t’i parë edhe pasojat në vende të caktuara, pa e përjashtuar as Kosovën.

mediet kosovare kemi analistë të cilët kanë probleme edhe me të folur, sepse nuk dinë as të komunikojnë shqip dhe pastaj shundi mediatik dhe kiçi i analistëve bëhet edhe më tragjikomik, ku i quajturi analist pozicionohet me krejt qenien e tij pro një lideri dhe kundër liderëve të tjerë. Të tillë analistë kemi sa të duash, por le t’i qasemi pak edhe origjinës nga vijnë këta analistë: disa të dalë nga partitë politike, disa janë gazetarë me përvoja fare të vogla, disa me prejardhje nga OJQ-të e disa me origjinë nga gjysmëpolitika, këtu më duhet ta shpjegoj se ky grup analistësh janë me njërën këmbë në politikë, sepse herë bëhen zyrtarë qeveritarë e herë analistë politikë, varësisht se si ua kërkon partia dhe lideri i tyre politik, prandaj edhe jemi këtu ku jemi. Nëse do të flasim për këta analistë me raste të caktuara, sigurisht se do të na merr kohë sepse kjo shëmti mediatike nuk është diçka që ndodhë tek një medie apo dy apo tri, por bëhet fjalë për fenomen tanimë, prandaj edhe po përpiqemi ta trajtojmë si fenomen, në mënyrë që ta trajtojmë ketë defekt kaq të madh, për ta ndryshuar sadopak dhe përmirësuar ketë sektor shumë të rëndësishëm të jetës njerëzore në vendin tonë.

Tani nuk jemi pa faj as ne që punojmë në universitete, sepse i lëshojmë të kalojnë pa dije studentët, këtu do t’i veçoj studentët e gazetarisë, por nuk është se as opinioni e kërkon një qasje më të mirë, ama duhet imponuar shoqërisë qasjen dhe kahjen e marrjes së informacioneve dhe edukimin medial në përgjithësi. E nëse i vejmë një emërues të përbashkët mediave, jo të gjithave natyrisht, por shumicës së tyre do të mund tu themi shundi mediak, kurse për tufën e analistëve edhe këtu me disa përjashtime, por shumicës dërmuese mund tu vihet një emërues i përbashkët kiçi i analistëve. Me medie shund dhe me analistë kiç, dihet mirë se në çfarë niveli është demokracia, prandaj le të shërbehemi me këto argumente të shumta, jo nga një qasje analitike, por nga përditshmëria jonë dhe të reflektojmë secili nga ana e vet dhe ta ndryshojmë ketë realitet të hidhur, sepse do të zhgënjehemi dhe pastaj kur të na shqyhen shpresat për një jetë normale në atdheun tonë, nuk kemi më tjetër Albin Kurt as tjetër VV për të na i qepur shpresat, sepse ky albin dhe kjo VV shpresat e shqyera të popullit janë duke i djegur tanimë krejt.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Bulevardi i qytetit dhe impakti ekonomik!

September 3, 2025

Cila është marrëdhënja midis shtetit dhe demokracisë?

August 27, 2025

Zjarret nga pabesia dhe tradhëtia

August 22, 2025
Mos humbni
Lajme Lokale

Arbër Ismajli: Velekinca dhe çdo fshat i komunës do të kenë zërin e tyre të dëgjuar dhe vendimmarrës në qeverisjen tonë

By adminNovember 7, 2025

Arbër Ismajli, kandidat i LDK-së, për kryetar të Komunës së Gjilanit Super mbrëmje me…

Aktivitete zgjedhore të Alban Hysenit – vizita në biznese, në Zhegër, Velekincë…

November 7, 2025

Arbër Ismajli: Kjo është fitore e zemrës, e djersës dhe e dashurisë për fanellën bardhekaltër!

November 7, 2025

Mbahet aktiviteti për parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore

November 7, 2025
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Arbër Ismajli: Velekinca dhe çdo fshat i komunës do të kenë zërin e tyre të dëgjuar dhe vendimmarrës në qeverisjen tonë

November 7, 2025

Aktivitete zgjedhore të Alban Hysenit – vizita në biznese, në Zhegër, Velekincë…

November 7, 2025

Arbër Ismajli: Kjo është fitore e zemrës, e djersës dhe e dashurisë për fanellën bardhekaltër!

November 7, 2025
Partnere:
© 2025 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.