Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”

February 20, 2026

Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit

February 20, 2026

Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit

February 20, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”
  • Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit
  • Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit
  • Kamenicë:Nderohen dëshmorët në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës
  • Vitia po kremton 17 Shkurtin- Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës
  • Nderimi për dëshmorët obligim i përhershëm, angazhimi për ta forcuar dhe zhvilluar vendin mënyra më e mirë për ta çuar përpara amanetin e tyre
  • Kuvendi i Gjilanit ka mbajtur seancë solemne për 18-vjetorin e shpalljes së pavarësisë
  • Përurohet qendra për të moshuarit, kuzhina humanitare dhe bujtina për studentë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Opinione»Shqiponja dhe “Át Gjergj Fishta”
Opinione

Shqiponja dhe “Át Gjergj Fishta”

adminBy adminJuly 23, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Xhelal Llonçari

Me Shqiponjën u njohëm në Prishtinë, në Panairin e Librit. Ajo e përfaqësonte Bibliotekën Françeskane nga Shkodra. Kishim bërë ca biseda rreth librave dhe në fund me mirësjellje ma dha një libër të cilin nuk e pagova – se nuk kisha të holla apo ma dhuroi, kjo nuk më kujtohet tash. E falënderova dhe ia urova gjithë të mirat! Takimin e radhës ia lamë rastit. Më tregoi se ku gjendet Libraria “Át Gjergj Fishta” dhe se aty mund ta gjeja kurdo që do të vizitoja Shkodrën.

Në një mëngjes vendosa të mos bëja plazh, por të shkoja në Shkodër. Mora një minibus që mbante linjën Velipojë-Shkodër. Pritëm derisa u fut edhe udhëtari i fundit, për ta mbushur kuotën e nevojshme për t’u nisur. Ajo që erdhi e fundit ishte një grua paksa “në peshë”. Me t’u nisur minibusi, ajo zonjë nisi të këndojë me një zë shumë të bukur – këngë popullore – dhe na nxiti që të gjithëve që ta përcjellim. E bëri udhëtimin shumë të këndshëm dhe shumë të shkurtër. Në Shkodër u përshëndetëm dhe shkuam në drejtime të ndryshme.

Pa e pasur të fiksuar cakun, duke e ecur nëpër pedonalen (shëtitoren) e Shkodrës, disi sikur vetë këmbët më quan te Libraria “Át Gjergj Fishta”. Hyra. Shqiponja ngriti kokën nga tavolina ku ishte duke shkruar diçka dhe me habi më tha: “Mos më thuaj se ke ardhur në Shkodër”?! U çua, u përshëndetëm dhe e mori çelësin nga sirtari dhe e mbylli librarinë për të dalë kah dera e pasme. Nuk e dija se ku të çonte ajo derë, por rrugës mësova se do të pranoja një dhuratë. Nga aty dolëm në oborrin e Kuvendit Françeskan, por unë akoma nuk e dija se ku jam. Hymë në një zyre plotë me libra. Kishte enterier të bukur. Aty nga ana e rafteve me libra ishte një tavolinë.

Át Gjergj Fishta duke skicuar në Bibliotekën Françeskane

“Kjo është zyra në të cilën ka punuar Át Gjergj Fishta, kurse ai aty është zhguni i Át Zef Pllumit”, më tha Shqiponja, duke e shtrirë dorën në drejtim të varëses ku gjendej i varur zhguni. Nuk mund ta merrja veten; bëra ca pyetje dhe ajo i pohoi që të gjitha. Me lehtësi të një fluture më tregonte ekzemplarë të librave shumë të çmuar, dorëshkrime, ndër të tjera origjinalin e Çetës së Profetëve, Historinë e Skënderbeut të vitit 1580 etj.

Nuk mbaj mend dikën që më aq entuziazëm e bënte punën; me aq vullnet e krenari saqë më përloti. Ishin lotët e ngazëllimit dhe ndonjë mbase lot turpi, meqë nuk dija për ato letra që ma shndërruan atë vend në altarin e atdhedashurisë dhe të sakrificës njerëzore për popull dhe për atdhe.

Zemra m’u bë mal kur bisedën tonë e ndërpreu një mësuese e cila i kishte sjell nxënësit në vizitë të këtij tempulli. Shqiponja u shkëput për disa çaste; iu tregoi fëmijëve për Historinë e Skënderbeut, Kanunin e Lekë Dukagjinit … në fund i radhiti bukur dhe ua bëri ca foto për kujtim. Pasi e përcolli mësuesen, u kthye kah unë dhe më tha: “Tash dua të tregoj për Fishtën arkitekt”.

Kisha dhe Kuvendi i Motrave Stigmatine, ideuar nga at Át Gjergj Fishta

Nxori një revistë nga rafti dhe lexoi një fragment që fliste për Át Gjergj Fishtën si arkitekt. Aty thuhej se Fishta kishte ideuar Kishën e re të Motrave Stigmatine, Kishën e lagjes Arra e Madhe (Shkodër), Kishën e lagjes Rus (Shkodër), Kuvendin Françeskan në kishën e Lezhës dhe Kishën e Rubikut, si dhe kishte bërë ndërhyrje në Kuvendin Françeskan dhe në zyrën e bibliotekës ku gjendesha në atë moment.

Mbeta gojëhapur për këtë sekuencë dhe për këtë veprimtari të Fishtës të cilën nuk e kisha dëgjuar më parë. Pasi e vizituam oborrin e Kuvendit, obligimet e shumta që i kishte e shtynë Shqiponjën të më përshëndeste.

Pas kësaj dhurate të çmuar që ma bëri zonja Shqiponjë, Shkodra, për mua, atë ditë m’u ba nji tjetër Shkodër!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Me vota të falsifikuara nuk përfaqësohen interesat e qytetarëve

February 14, 2026

Balanca e humbur mes respektit dhe autoritetit

February 13, 2026

NËNA E HEROIT AFRIM ZHITIA NDEROHET NGA KONSULLATA E KOSOVËS NË CYRIH

February 8, 2026
Mos humbni
Kronikë

Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”

By adminFebruary 20, 2026

Gjatë 24 orëve, Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin…

Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit

February 20, 2026

Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit

February 20, 2026

Kamenicë:Nderohen dëshmorët në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës

February 17, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”

February 20, 2026

Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit

February 20, 2026

Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit

February 20, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.