Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Kadriu, premton shërbime shëndetësore sa më cilësore për qytetarët

March 2, 2026

Shënohet dita e shkollës dhe përurohet projekti i renovimit të Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti

March 2, 2026

Kuvendi i Komunës së Gjilanit do të mbajë seancë solemne për “Epopenë e UÇK-së”

March 2, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Kadriu, premton shërbime shëndetësore sa më cilësore për qytetarët
  • Shënohet dita e shkollës dhe përurohet projekti i renovimit të Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti
  • Kuvendi i Komunës së Gjilanit do të mbajë seancë solemne për “Epopenë e UÇK-së”
  • Shënohet dita e shkollës dhe përurohet projekti i renovimit të Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti
  • Padia për pasivizimin e adresave në Gjykatën Evropiane, hap drejt kërkimit të drejtësisë për qytetarët
  • Gjilan: Përfundojnë në ndalim 9 persona, dyshohen për tentim vrasje
  • Takim bashkëpunimi mes Fakultetit Juridik dhe Gjykatës Themelore në Gjilan
  • Veprimtaria atdhetare dhe qëndresa e Sami Kurteshit për çlirimin e vendit
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Uncategorized»Shënohet dita e shkollës dhe përurohet projekti i renovimit të Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti
Uncategorized

Shënohet dita e shkollës dhe përurohet projekti i renovimit të Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti

adminBy adminMarch 2, 2026No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Në Viti, sot është shënuar Dita e Shkollës në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës”, njëkohësisht edhe 53-vjetori i pavarësimit të këtij institucioni arsimor, përvjetor ky që lidhet me vitin shkollor 1972–1973, kur gjimnazi u nda nga Gjimnazi “Zenel Hajdini” në Gjilan.

Manifestimi u mbajt në praninë e përfaqësuesve të institucioneve komunale, veteranëve të arsimit, personaliteteve nga jeta publike dhe institucionale, profesorëve, nxënësve dhe qytetarëve të shumtë.

Me këtë rast, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, në fjalën e tij theksoi rëndësinë e kësaj dite për komunitetin dhe arsimin në përgjithësi.

Ai u shpreh se është nder i veçantë që, në emër të institucioneve komunale dhe qytetarëve, të urojë këtë përvjetor që lidhet simbolikisht edhe me Besëlidhja e Lezhës, një moment kyç në historinë shqiptare që shënon bashkimin politik të trojeve shqiptare.

Haliti vuri theks të veçantë edhe te përurimi i projektit për renovimin dhe modernizimin e plotë të objektit të gjimnazit.

“Ky përvjetor merr peshë të veçantë sepse shënon përurimin e investimeve të rëndësishme në renovimin dhe modernizimin e këtij institucioni, falë mbështetjes konkrete të Bashkimit Evropian,” u shpreh ai.

Ai falënderoi Bashkimi Evropian për këtë investim domethënës në sektorin e arsimit, si dhe Zyrën Ndërlidhëse të BE-së në Kosovë, përfaqësuar nga Hubert Perr, dhe koordinatoren e projektit, Besime Kajtazi, për profesionalizmin dhe bashkëpunimin institucional në realizimin e projektit.

Sipas tij, ky projekt ka krijuar kushte dukshëm më të mira për nxënësit dhe personelin arsimor, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë në arsim.

Në fund, kryetari Haliti theksoi se përmirësimi i cilësisë në arsim mbetet një nga prioritetet kryesore të qeverisjes komunale, me fokus të veçantë në investime që sigurojnë ambiente sa më të përshtatshme për zhvillimin dhe edukimin e brezave të rinj.

Një fjalë rasti e mbajti edhe drejtori i Zyrës evropiane në Kosovë Hubert Perr, I cili tha se është ky një rast i mirë sot, që të kemi një objekt të renovuar në ditën e shënimit të shkollës. Është me rëndësi të kemi ambiente të mira për të mësuar dhe kjo është arsyeja pse BE ka investuar mbi 1 milion euro për renovim e kësaj shkolle.

Për historikun e shkollës, foli drejtori i Gjimnazit “Kuvendi Lezhës” Mujë Tafa, i cili mes tjerash edhe përmendi të arriturat e saj ndër vite.

Gjithashtu në fund, u zbulua edhe pllaka memorialë me emrin e Selim Musliu-Pavaresuesit të Gjimnazit, ish drejtorit të parë të kësaj shkolle, që kur u pavarësua në vitin 1072-73./Gjilani INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Hetohet rasti i një vdekje të dyshimtë në Gjilan

February 8, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan: Janë ndaluar dy persona në kohëzgjatje prej 48 orësh

January 28, 2026

Vetëvendosje me takime përmbyllëse në Zabel e Velekincë

December 27, 2025
Mos humbni
Shendetesi

Kadriu, premton shërbime shëndetësore sa më cilësore për qytetarët

By adminMarch 2, 2026

Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Mimoza Kadriu, së bashku me ushtruesin e detyrës në…

Shënohet dita e shkollës dhe përurohet projekti i renovimit të Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti

March 2, 2026

Kuvendi i Komunës së Gjilanit do të mbajë seancë solemne për “Epopenë e UÇK-së”

March 2, 2026

Shënohet dita e shkollës dhe përurohet projekti i renovimit të Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti

March 2, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Kadriu, premton shërbime shëndetësore sa më cilësore për qytetarët

March 2, 2026

Shënohet dita e shkollës dhe përurohet projekti i renovimit të Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti

March 2, 2026

Kuvendi i Komunës së Gjilanit do të mbajë seancë solemne për “Epopenë e UÇK-së”

March 2, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.