Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”

February 20, 2026

Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit

February 20, 2026

Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit

February 20, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”
  • Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit
  • Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit
  • Kamenicë:Nderohen dëshmorët në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës
  • Vitia po kremton 17 Shkurtin- Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës
  • Nderimi për dëshmorët obligim i përhershëm, angazhimi për ta forcuar dhe zhvilluar vendin mënyra më e mirë për ta çuar përpara amanetin e tyre
  • Kuvendi i Gjilanit ka mbajtur seancë solemne për 18-vjetorin e shpalljes së pavarësisë
  • Përurohet qendra për të moshuarit, kuzhina humanitare dhe bujtina për studentë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Opinione»Perëndimi shqetësohet për stabilitetin, Kosova për territorin!
Opinione

Perëndimi shqetësohet për stabilitetin, Kosova për territorin!

adminBy adminNovember 19, 2022Updated:November 19, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Nga Enver Bytyqi

Një “luftë e ftohtë” duket në pamje të parë në qëndrimet midis Fuqive Perëndimore, sidomos SHBA-ve dhe Francës, nga njëra anë dhe qeverisë së Kosovës nga ana tjetër! Sigurisht që peshorja anon nga Perëndimi. Kjo edhe për faktin se shumica e opozitarëve në Kosovë janë pro Perëndimit dhe kundër qeverisë së Kosovës.

Diversion

Gjithnjë në emër të “miqësisë”, “të aleancës”! Pra, në emër të dashnisë së madhe për Amerikën! në fakt e bëjnë për pushtet! në pamundësi për ta marrë pushtetin me votë, i drejtohen autoritetit amerikan!

Ndërkohë unë e them me plot zë: – Amerika ka, duhet të ketë dhe do të ketë aleat të qëndrueshëm në Kosovë ata politikanë që punojnë për Kosovën! Ky do të jetë përfundimi! Të tjerët që ndjekin koniunkturat e ditës do të shihen një ditë me përbuzje edhe nga vetë amerikanët!

Ndërsa, për francezët është ndryshe! Nuk mendoj se ndonjë president francez, përveç Shirakut e deri diku Sarkozysë, të anojë nga shqiptarët, sidomos nga Kosova! Por, le të kthehemi te objekti i këtij komenti. Sot bota është në krizën e shkaktuar prej luftës në Ukrainë. Në kushte të tilla Fuqitë e Mëdha Perëndimore i tremben hapjes së një fronti lufte në Ballkan.

Ndaj dhe për hir të stabilitetit ballkanik ato demonstrojnë një lloj trysnie të shtuar ndaj Kosovës dhe qeverisë së saj, me qëllim që ajo të bëjë lëshime në raportet me Serbinë. Dy ishin dhe mbeten kërkesat gati ultimative të SHBA-ve për Kosovën.

– Zgjatja për dhjetë muaj e zbatimit të vendimit për targat dhe krijimi i asociacionit. Mesa duket zbatimi i vendimit për targat u zgjat. Nuk e di pse Kurti e bëri këtë kompromis kaq vonë, kur kishte ndërmend të lëshonte pe! Ndërsa, krijimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është paraparë edhe në draft-marrëveshjen e ashtuquajtur franko-gjermane, por që po na del se është brukseliane! Të dyja këto kushte janë lëshime ndaj Serbisë dhe i krijojnë asaj rrethana të favorshme për diversion në qëllimet e Beogradit për aneksimin e territoreve të Kosovës!

Kontradikta është e hapur: – Ndërsa qeverisë Kurti i duhet ta mbrojë territorin e vendit të tij, Perëndimit i duhet të parandalojë një konflikt të mundshëm në veri të Kosovës! Në dilemë dhe në sprovë vihen miqësitë, aleancat dhe madje në raste të tilla kemi të bëjmë me një lloj ftohje të marrëdhënieve midis miqsh. Gjithkujt i ka ndodhur që të ftohet në marrëdhëniet e tij me mikun më të ngushtë. Jo rrallë herë edhe me vëllain. Sidomos kur konflikti është për “megjen”, për tokën, për kufijtë, pra për territorin! Nëse vëllai i del në krah komshisë në këtë konflikt, natyrshëm që ftohtësia midis vëllezërve do të ndodhë. Kështu është edhe me shtetet! Varet se çfarë përparësie kanë aleatët! Në rastin e Kosovës ato kanë përparësi stabilitetin ballkanik. Dhe është logjike, sidomos në kushtet e kërcënimit të Rusisë për paqen e sigurinë europiane e më gjerë!

Por, për Kosovën prioritet është e duhet të jetë ruajtja e tërësisë territoriale të saj. Në betejën për stabilitet e për territorin, përparësi duhet të ketë territori. Dikush thotë se “ne jemi të vegjël të imponojmë përparësitë tona”! Se mundesh apo jo të imponosh përparësinë për territorin është tjetër llogari! Nëse do të ishte për vlerësimet e Fuqive Perëndimore, Ukraina do të duhej të dorëzohej për tri ditë para pushtimit rus! Por, ukrainasit qëndruan dhe ja ku jemi sot!

Jo federalizim

Falë asaj qëndrese ka ndryshuar edhe sjellja e Fuqive të Mëdha ndaj luftës, ndaj Rusisë dhe ndaj vetë Ukrainës! Madje deri në atë pikë sa të vihet në diskutim edhe çlirimi i Krimesë! Kosova duhet të qëndrojë në të drejtën e vet legjitime për mbrojtjen e territorit, pavarësisht përparësisë gjeopolitike të Perëndimit!

Nëse qëndron dhe bëhet bashkë pozitë-opozitë, ajo do të fitojë. Fitorja e Kosovës lidhet me ruajtjen e unitarizmit shtetëror në të gjithë territorin. Kjo do të thotë që të mos krijohet mundësia për federalizim me anën e asaj që quhet asociacion i komunave me shumicë serbe në Kosovë! Një asociacion i tillë do të ishte mollë sherri për gjithë jetën! Lëshimet që janë bërë për shumicën e cilësuar të minoriteteve në ndryshimet kushtetuese janë më shumë se të mjaftueshme për të drejtat e këtyre minoriteteve! Asociacioni nuk synon të drejta qytetare, por të drejta shtetërore të një shteti të vogël serb brenda territorit të Kosovës, derisa ta ndajë atë! Liderët e opozitës duhet të kuptojnë se janë politikanë të zgjedhur nga qytetarët e Kosovës dhe jo të emëruar nga dikush tjetër për të respektuar dhe punuar për përparësitë e Fuqive të Mëdha, edhe kur këto anojnë nga interesat e Serbisë në Kosovë! Nëse nuk do ta kuptojnë këtë mesazh, ata do të duhet të llogarisin daljen nga politika!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Me vota të falsifikuara nuk përfaqësohen interesat e qytetarëve

February 14, 2026

Balanca e humbur mes respektit dhe autoritetit

February 13, 2026

NËNA E HEROIT AFRIM ZHITIA NDEROHET NGA KONSULLATA E KOSOVËS NË CYRIH

February 8, 2026
Mos humbni
Kronikë

Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”

By adminFebruary 20, 2026

Gjatë 24 orëve, Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin…

Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit

February 20, 2026

Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit

February 20, 2026

Kamenicë:Nderohen dëshmorët në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës

February 17, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”

February 20, 2026

Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit

February 20, 2026

Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit

February 20, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.