Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Mbahet mbledhja e radhës e Komisionit për Administrimin e Prokurorive

November 11, 2025

Prokuroria në Gjilan: Ndalohen dy persona dhe ngriten 5 aktakuza ndaj 5 personave

November 11, 2025

Për 24 orë 64 aksidente dhe mbi 1 mijë e 780 gjobitje në trafikun rrugor

November 11, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Mbahet mbledhja e radhës e Komisionit për Administrimin e Prokurorive
  • Prokuroria në Gjilan: Ndalohen dy persona dhe ngriten 5 aktakuza ndaj 5 personave
  • Për 24 orë 64 aksidente dhe mbi 1 mijë e 780 gjobitje në trafikun rrugor
  • Policia në Gjilan ka gjetur dhe konfiskuar edhe në një rast tjetër substancë narkotike
  • Arrestohet në Gjilan person i dyshuar për posedim të substancave narkotike
  • Kryetari Hyseni, ditën e parë të mandatit të dytë, e nis me projektin 18 milionë euro të Bulevardit të qytetit
  • Ndalet një person i dyshuar në Gjilan për kryerje të veprave penale: Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve
  • Shqyrtohet mundësia e bashkëpunimit mes Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” nga Gjilani dhe Kolegjit AAB
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Qendrore»Sektori privat i prekur më shumë nga ikja e të rinjve
Lajme Qendrore

Sektori privat i prekur më shumë nga ikja e të rinjve

adminBy adminFebruary 12, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Mungesa e kushteve të favorshme të punës dhe pamundësia për t’u punësuar në profesionin e tyre, janë arsyet kryesore që të rinjtë po largohen nga vendi gjatë viteve, konsideron njohësi i çështjeve ekonomike dhe përfaqësuesi i sindikatës së sektorit privat.

Sipas tyre, migrimi po shkakton humbje të mëdha në ekonominë vendëse, teksa thonë se humbjet mund të ndien më vonë.

Njohësi i çështjeve ekonomike, Ujkan Bajra, ka thënë për Ekonomia Online, se numri i ikjes së të rinjve jashtë shtetit është i madh. Ai thotë se me këtë dukuri, bizneset në vend do të pësojnë më së shumti.

“Ajo që është shqetësuese është ikja sidomos e të rinjve ose e fuqisë punëtore që mund të jenë të aftë për pune edhe këtu. Ka edhe studime empirike që realisht e kanë matë se sa ndikon në zhvillimin ose në rritjen ekonomike apo në uljen ekonomike largimi i të rinjve. Raportin mes hyrjeve në këtë rast edhe i migrimit edhe emigrimit të fuqisë punëtore në Kosovë është neto”, ka thënë ai.

Duke bërë një përllogaritje me ikjen e të rinjve, thotë se nga 1 mijë persona që e kanë lëshuar vendin, i kanë shkaktuar humbje ekonomisë së Kosovës afër 1 për qind.

“Migrimi është negativ. Pra, më shumë dalin se sa hyjnë dhe është e matur që për çdo 1 mijë persona që e lëshojnë vendin i shkaktojnë një humbje ekonomisë së vendit me 0.10%. Kjo nuk është ndoshta e madhe në përqindje por është jashtëzakonisht e madhe në kuptimin e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik për vendin. I referohemi Kosovës në rastin e dobësimit ose në rastin e largimit të rinjve në këtë rast pëson edhe ekonomia e vendit, po pësojnë edhe bizneset që realisht veç kanë fillu me i ndi këto pasoja edhe shto kësaj që kapitali human është njëri ndër faktorët kryesor që kontribuon në zhvillimin ekonomik të çdo vendi në mungesë të këtij kapitali atëherë edhe ekonomia e Kosovës është më e dobët”, tha Bajra.

Bajra ka numëruar edhe arsyet që shpien deri te emigrimi i të rinjve. Sipas tij, gjendja e rëndë ekonomike, pamundësia e gjetjes së një vendi pune e pasiguria për të ardhmen e tyre, janë shkaktarët kryesor që të rinjtë po largohen.

“Po shiko askush nuk e lëshon ose nuk ik prej vendit pa pas një arsye të fortë mirëpo përpos faktorëve ekonomik, pra gjendjes ekonomike si element tjetër që lidhet me të rinjtë kryesisht është edhe pamundësia e gjetjes së një vendi pune, janë çështjet e trajtimit e të rinjve në vendin e punës me një fjalë do të thotë ajo ndjesia që është krijuar për një pasiguri për të ardhmen e tyre këto munden me ndiku do të thotë në krijimin e një opinioni tek të rinjtë se ky vend është bë i pajetueshëm në mungesë të një perspektive dhe vetëm emigrimi ose largimi nga vendi mund të jetë rruga ose qëllimi për të cilin ata munden me synuar karshi ndërtimit të jetës së tyre ose arritjes së qëllimeve të tyre në jetë.

E kryetari i Sindikatës së Punëtorëve në Sektorin Privat, Jusuf Azemi, shpreh shqetësimin e tij për largim masiv i të rinjve nga Kosova. Thotë, se 80 për qind e punëtorëve nga ky sektor, synojnë largimin nga Kosova.

Ai ka pas kritika edhe në adresë të institucioneve për mosreagim për këtë çështje.

“Sa i përket çështjes së pagës dhe ikjes po ju them me bindje të plotë që ndoshta mund të thonë që po ndjell defetizëm por mbi 80 për qind e punëtorëve të sektorit privat të Kosovës orientimin e kanë që të ikin jashtë, pasi që pas gjithë kësaj periudhe nuk është bërë as minimumi për përkujdesjen ose rregullimin e gjendjes së këtyre punëtorëve dhe decitivisht me secilin punëtor që bisedon por edhe me të rinjtë, qëllimi i tyre është vetëm deri sa të finalizohet kompletimi i dokumentacionit përndryshe nuk shohim perspektivë”.

“Dhe këta njerëz merreni me mend duhet me kriju një familje, do ta kenë një fëmijë për të cilën me ketë pagë që marrin nuk mund ta mbajnë vetveten e lëre më të krijojnë kushte për vete e për pasardhësit e tyre. Është aq shqetësuese saqë mua më shumë po më shqetëson edhe mos marrja në mënyrë serioze me këtë çështje, shqetësimi më i madh është që po e shohim që është një çështje jashtëzakonisht  shumë madhore dhe ne nuk po merremi me këtë çështje”, tha Azemi për EO.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Mbahet mbledhja e radhës e Komisionit për Administrimin e Prokurorive

November 11, 2025

Moti sot me vranësira dhe intervale kohore me diell

November 5, 2025

Moti sot me diell dhe i ngrohtë

November 2, 2025
Mos humbni
Lajme Qendrore

Mbahet mbledhja e radhës e Komisionit për Administrimin e Prokurorive

By adminNovember 11, 2025

Komisioni për Administrimin e Prokurorive, nën kryesimin e Kryesuesit z. Jetish Maloku, mbajti sot mbledhjen…

Prokuroria në Gjilan: Ndalohen dy persona dhe ngriten 5 aktakuza ndaj 5 personave

November 11, 2025

Për 24 orë 64 aksidente dhe mbi 1 mijë e 780 gjobitje në trafikun rrugor

November 11, 2025

Policia në Gjilan ka gjetur dhe konfiskuar edhe në një rast tjetër substancë narkotike

November 11, 2025
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Mbahet mbledhja e radhës e Komisionit për Administrimin e Prokurorive

November 11, 2025

Prokuroria në Gjilan: Ndalohen dy persona dhe ngriten 5 aktakuza ndaj 5 personave

November 11, 2025

Për 24 orë 64 aksidente dhe mbi 1 mijë e 780 gjobitje në trafikun rrugor

November 11, 2025
Partnere:
© 2025 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.