Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot me diell

October 24, 2025

Në kuadër të projektit CoVE STEM Europe në UKZ u mbajt konferenca “Sfidat e ndërmarrjeve industriale në Kosovë dhe zhvillimet teknologjike”

October 24, 2025

Kryetari Hyseni, uron FC Drita për sigurimin edhe të një pike të vlefshme në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës të UEFA-s

October 24, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot me diell
  • Në kuadër të projektit CoVE STEM Europe në UKZ u mbajt konferenca “Sfidat e ndërmarrjeve industriale në Kosovë dhe zhvillimet teknologjike”
  • Kryetari Hyseni, uron FC Drita për sigurimin edhe të një pike të vlefshme në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës të UEFA-s
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 6 aktakuza ndaj 7 personave dhe ka ndalur 3 persona
  • Mbi 2 mijë e 390 gjoba trafiku janë shqiptuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë
  • Arrestohen tre persona, dyshohen se janë përfshirë në një rast rrëmbimi në Gjilan
  • Kryetari Hyseni, inspekton punimet në Shkollën e re të Mjekësisë, ku po investohen 3.3 milionë euro
  • Pensionohet Drita Kallaba, pedagoge në SHFMU “Selami Hallaçi” të Gjilanit
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Lokale»Sadiku: Fshatrat kanë treguar interesim më të madh për pjesëmarrje në dëgjimet buxhetore
Lajme Lokale

Sadiku: Fshatrat kanë treguar interesim më të madh për pjesëmarrje në dëgjimet buxhetore

adminBy adminJune 21, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Ciklin e dëgjimeve buxhetore për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2023-2025, Komuna e Gjilanit e ka përmbyllur sot me një takim kryesor, i cili është mbajtur në sallën e Kuvendit Komunal.

Arianit Sadiku, kryesues i Kuvendit, ka thënë se gjatë javës janë mbajtur pesë dëgjime buxhetore nëpër lokalitete dhe interesimi i qytetarëve për të marrë pjesë dhe për t`i paraqitur kërkesat e tyre, ka qenë i kënaqshëm, veçmas në fshatra.

Riad Rashiti, drejtor për Buxhet e Financa, i cili e ka prezantuar KAB-in, ka thënë se gjatë viteve 2023-2025 buxheti komunal do të shënojë rritje nga viti në vit.

Buxheti i planifikuar për vitin 2023 do te jetë 32 milionë e 599 mijë euro, ose për 3.5 milionë më i madh se buxheti i këtij viti, kurse investimet kapitale shënojnë rritje për 1.7 milion euro.

Për vitin 2024 buxheti i planifikuar do të jetë 34 milionë e 730 mijë euro, kurse për vitin 2025 – mbi 36 milionë euro.

Të hyrat vetanake komunale po ashtu do te shënojnë rritje graduale: nga 4.9 milionë në vitin 2023, në 5.1 milionë në vitin 2024, përkatësisht 5.3 milionë në vitin 2025, ka thënë Rashiti, i cili ka dhënë edhe hollësi për tendencat buxhetore për tri vitet e ardhshme.

Me pyetje, propozime e kërkesa konkrete për investime në lokalitetet ku ata jetojnë, janë përfshirë në debat dhjetëra qytetarë të pranishëm, si Avni Shkodra, Izer Zeqiri, Rexhep Sejdiu, Lirim Rashiti, Mursel Zymberi, Fadil Abazi, Ruzhdi Selimi, Shyqeri Salihu, Ramadan Mehmeti e të tjerë.

Kryesuesi i Kuvendit, Arianit Sadiku, ka thënë se disa prej kërkesave të parashtruara, siç është ajo për vazhdimin e sheshit në pjesën veriore, rrugët dhe të tjera janë në proces të fillimit të punimeve.

Riad Rashiti (DBF) tha se kërkesat do të merren parasysh dhe ato do të realizohen si prioritete brenda mundësive buxhetore.

Përgjigje në interesimet e qytetarëve kanë dhënë edhe drejtorët Ali Arifi (Urbanizëm), sa i përket dhënies së leje të ndërtimit, përkatësisht Bajram Isufi (Bujqësi dhe Pylltari), në lidhje me kërkesën për rritjen e subvencioneve në bujqësi. /GJILANI INFO/       

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Në kuadër të projektit CoVE STEM Europe në UKZ u mbajt konferenca “Sfidat e ndërmarrjeve industriale në Kosovë dhe zhvillimet teknologjike”

October 24, 2025

Pensionohet Drita Kallaba, pedagoge në SHFMU “Selami Hallaçi” të Gjilanit

October 23, 2025

Përfaqësues të Universitetit Publik “Kadri Zeka” nga Gjilani kanë marrë pjesë në sesion informues për projektin DELTA

October 23, 2025
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot me diell

By adminOctober 24, 2025

Pritet mot kryesisht me diell, ndërsa gjatë ditës lokalisht me vranësira të pjesshme dhe me…

Në kuadër të projektit CoVE STEM Europe në UKZ u mbajt konferenca “Sfidat e ndërmarrjeve industriale në Kosovë dhe zhvillimet teknologjike”

October 24, 2025

Kryetari Hyseni, uron FC Drita për sigurimin edhe të një pike të vlefshme në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës të UEFA-s

October 24, 2025

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 6 aktakuza ndaj 7 personave dhe ka ndalur 3 persona

October 24, 2025
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot me diell

October 24, 2025

Në kuadër të projektit CoVE STEM Europe në UKZ u mbajt konferenca “Sfidat e ndërmarrjeve industriale në Kosovë dhe zhvillimet teknologjike”

October 24, 2025

Kryetari Hyseni, uron FC Drita për sigurimin edhe të një pike të vlefshme në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës të UEFA-s

October 24, 2025
Partnere:
© 2025 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.