Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”

February 20, 2026

Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit

February 20, 2026

Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit

February 20, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”
  • Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit
  • Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit
  • Kamenicë:Nderohen dëshmorët në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës
  • Vitia po kremton 17 Shkurtin- Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës
  • Nderimi për dëshmorët obligim i përhershëm, angazhimi për ta forcuar dhe zhvilluar vendin mënyra më e mirë për ta çuar përpara amanetin e tyre
  • Kuvendi i Gjilanit ka mbajtur seancë solemne për 18-vjetorin e shpalljes së pavarësisë
  • Përurohet qendra për të moshuarit, kuzhina humanitare dhe bujtina për studentë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Opinione»Rrjetet sociale dhe gjuha e urrejtjes
Opinione

Rrjetet sociale dhe gjuha e urrejtjes

adminBy adminJanuary 24, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Nga: Blerim SHERIFI – PhD Candidate

Rrjetet sociale dhe gjuha e urrejtjes, shprehjet fyese, ofenduese denigruese, linçuese e deri te kërcnimet-  mungesë e kulturës, edukatës familjare, arsimimit, thjeshtë paraqitje reale e  karakterit të njeriut dhe shoqërisë sonë.

Shoqëria jonë ende nuk ka arritur atë pjekurinë që duhet pajtojmë dhe pranojmë mendimin e tjetërit ndryshe nga ne, shoqëri e cila nuk pranon diversitetin si vlerë që edhe nëse dallojmë në mendime, gjuhë, besim, kulturë e traditë, prapë dhe para se gjithash jemi qenie njerëzore.

Uroj që shoqëria jonë të i kthehet leximit e të ushqejmë mendjen me dituri, fjalorin me shprehje, shpirtin me dashuri e tolerancë, të i shmangemi fyerjeve, ofendimeve  në baza gjinore, besimi, përkatësie etnike, bindjeve, politike dhe themi mjaftë bullizimit e  stigamtizimit.

Po jetojmë në një kohë të pakohë ku për çudi rrjetet sociale dhe mediet u ka dhënë të drejtën, mundësinë dhe “privilegjin” si  një “analfabeti” ashtu edhe një akademiku të shprehin mendimet për çështje caktuara e në disa raste në të gjitha temat aktuale.

Rrjetet sociale dhe mediet janë bërë pjesë e pandashme e jetës sonë, dhe më shumë se kaq, njeriu i shek XXI as që të  mund  të paramendojë jetën pa internet  e pa qasje në rrjete sociale si fb, instagram, twiter, e deri së fundi tiktok.

Lidhur me përdorimin e rrjeteve sociale dhe përparësitë dhe metat që rrjetet sociale po i ofrojnë njerëzimit, është folur gjerë e gjatë dhe shumë herë nga njohës të ndryshëm, nga kënde të ndryshme me  pikëpamje të ndryshme.

Sot, dua të sjellë para jush një pjesë të asaj në lidhje me gjuhën e përdorur nga përdorues të rrjeteve sociale të  shtresave të ndryshme me përgatitje të ndryshme  edukativo-arsimore.

Është për çudi dhe për të u habitur gjuha vulgare e përdorur nga përdorues të rrjeteve sociale e aq më keq kur kemi përdorim të shprehjeve fyese, ofenduese denigruese, linçuese e deri te kërcnimet dhe e tëra kjo si shkak i asaj,  që tekonologjia u ka dhënë mundësinë e të shprehurit duke shkruar e postuar  prej një analfabeti e deri te ai në niveli akademiku.  Siç edhe thoshte i madhi Umberto ECO duke folur për invazionin e imbecilëve, “Mediet sociale u japin të drejtën e fjalës edhe legjioneve të imbecilëve të cilët më parë flisnin vetem në një kafe-bar pas një gote vere, pa dëmtuar kolektivin. Dikur ata heshtnin shpejt, ndërsa tani kanë të drejtën e barabartë të fjalës për të folur edhe me një fitues të Nobelit”

Sapo të qasesh në rrjete sociale do shohësh  statuse, postime, shkrime, komente nga më të ndryshmet e për tema nga më të ndryshmet, që në shumë ato tema e çështje edhe jemi laik, por prapë se prapë për çudi marrim guximin dhe atë trimërinë të replikojmë, komentojmë duke fyer e njollosur individë të caktuar pa pasur fare njohuri për atë se çfarë komentojmë, vetëm e vetëm se nuk pajtojmë për çështje ndryshme, për të cilat as nuk jemi kompetentë fushe, as që kemi njohuri bazike mbi atë temë, por të shtyer nga egoja, vetëbesimi e vetvlerësimi i gabuar, besimi i verbër apo simpatia e sëmurë që kemi ndaj individëve të caktuar duke krijuar mite.

Dhe krejtë kjo vjen si shkak i asaj që jemi shoqëri që nuk lexojmë, shoqëri laike ndaj leximit, kjo lehtë e kuptueshme kur lexon komentet dhe postimet me dhjetëra e më shumë gabime drejtshkrimore në një fjali të vetme.

Shoqëria jonë ende nuk ka arritur atë pjekurinë që duhet pajtojmë dhe pranojmë mendimin e tjetrit ndryshe nga ne, shoqëri e cila nuk pranon diversitetin si vlerë që edhe nëse dallojmë në mendime, gjuhë, besim, kulturë e traditë, prapë dhe para se gjithash jemi qenie njerëzore.

Është për të ardhur keq, kur sot ka të drejtën secili përdorues interneti të shkruaj dhe ofendoj, njollos, denigroj njerëz e personalitete të ndryshme, profesionistë e ekspertë të fushave të ndryshme pa pasur fare në konsideratë apo menduar se, sa e sa mund ai apo ajo ka kaluar për të marrë titullin e asaj fushe apo lëmie caktuar e tani del një analfabet dhe ka mundësinë fatkeqësisht të shpërfaq dhe tregoj karakterin e tij real.

Nuk është thënë se koti, më trego çfarë lexon, të të tregoj sa di!

Është shqetësuese fakti kur sot sapo të qasesh në rrjete sociale do shohësh komente e postime nga më të ndyrat, shprehje denigruese, dhe kur kjo vjen nga të rinjët, rinia e këtij vendi që normal është e ardhmja e këtij kombi, të bën të dyshosh dhe kesh frikë për të ardhmërinë e këtij vendi.

Dhe në fund, uroj që shoqëria jonë të i kthehet leximit e të ushqejmë mendjen me dituri, fjalorin me shprehje, shpirtin me dashuri e tolerancë, të i shmangemi fyerjeve, ofendimeve  në baza gjinore, besimi, përkatësie etnike, bindjeve, politike dhe themi mjaftë bullizimit e  stigamtizimit. /GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Me vota të falsifikuara nuk përfaqësohen interesat e qytetarëve

February 14, 2026

Balanca e humbur mes respektit dhe autoritetit

February 13, 2026

NËNA E HEROIT AFRIM ZHITIA NDEROHET NGA KONSULLATA E KOSOVËS NË CYRIH

February 8, 2026
Mos humbni
Kronikë

Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”

By adminFebruary 20, 2026

Gjatë 24 orëve, Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin…

Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit

February 20, 2026

Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit

February 20, 2026

Kamenicë:Nderohen dëshmorët në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës

February 17, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”

February 20, 2026

Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit

February 20, 2026

Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit

February 20, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.