Të marten e kësaj jave, janë regjistruar edhe 2 mijë e 365 gjobitje ndaj pjesëmarrësve në trafik që kanë shkelur ligjin dhe rregullat në trafik, bëhet e ditur përmes raportit ditor nga Policia e Kosovës.
Ndërkaq, njoftohet se janë regjistruar 37 raste të aksidenteve në trafik, 12 arrestime dhe 12 raste të personave tjerë që janë dërguar në mbajtje.
Policia bëri me dije se në 12 prej aksidenteve në trafik kishte të lënduar, kurse në 25 rastet tjera vetëm dëme materiale./Gjilani INFO/


