Drejtori i Arsimit, Jeton Rexhepi, së bashku me kryetarin e Këshillit të Prindërve të Komunës së Gjilanit, Faton Dubova, kanë prit Këshillin e Prindërve dhe disa anëtarë të kryesisë,.
“Kemi diskutuar për rolin dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Këshillave të Prindërve në shkolla dhe institucioneve edukativo-arsimore në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar”, tha Jeton Rexhepi.
Më tej, drejtori i Arsimit, tregoi se gjatë takimit u trajtuan edhe disa nga shqetësimet e ngritura, si mosfunksionimi i disa këshillave të prindërve në shkolla të caktuara, mungesa e uniformave për nxënës dhe mungesat e nxënësve, veçanërisht në shkollat e mesme të larta.
“U dakorduam që siguria, disiplina dhe cilësia në shkolla të mbeten objektiva të përbashkëta, për realizimin e të cilave kërkohet angazhim i përbashkët institucional dhe shoqëror. Drejtoria e Arsimit, mbetet e angazhuar për arritjen e këtyre objektivave”, tha drejtori Jeton Rexhepi./Gjilani INFO/


