Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste me urdhër të prokurorit kujdestar, me datë 12 shkurt 2026, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, njëri i dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 dhe tjetri i dyshuar për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” nga neni 402, “Sulmi” nga neni 184 dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” nga neni 321 i Kodit Penal të Kosovës.
Ndërsa, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të veprës penale” Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 i KPRK-së.
Ndërkaq, ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale, si në vijim:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Pengimi dhe mosekzekutimi i masave për mbrojtjen e fëmijëve “,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi‘’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi‘’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje‘’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje pylli‘’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lendim i lehtë trupor‘’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje‘’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhje e sherbimeve‘’./Gjilani INFO/


