Me urdhër të prokurorit është ndaluar një person, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe janë ngritur pesë aktakuza ndaj gjashtë personave, për vepra të ndryshme penale nga Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 0rëve të fundit.
Në një rast të vetëm, është ndaluar një person i dyshuar, për veprat penale: “Kanosje” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.
Ndërkaq, pesë aktakuzat e ngritura ndaj gjashtë përesonave për vepra të ndryshme penale janë me sa vijon:
– Një aktakuzë ndaj dy personave për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor”.
– Një aktakuzë ndaj një personi për veprën penale “Prodhimi dhe përdorimi i shenjave të etiketimit, masave dhe peshave të rreme”.
– Një aktakuzë ndaj një personi për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.
– Një aktakuzë ndaj një personi për veprën penale “Dhunë në familje”.
– Një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”./GJILANI INFO/


