Pres të jem zgjedhja juaj e besuar, të vazhdojmë rrugëtimin bashkë si edhe deri më tani
Bujar Nevzati kandidat i PDK-së për Kuvendin Komunal të Gjilanit
Miq, qytetarë të Gjilanit, anëtarë të PDK-së!
Falënderim e mirënjohje që si gjithmonë edhe këto ditë ju hapët zemrat e shprehët besimin tuaj për mua në gjithë këto vite që rrugëtuam bashkë.
Mirënjohës e falënderues përjetësisht që ju ende, me plot besim, qëndroni me mua në përballjet me sfidat e reja e të vjetra.
I lumtur që kudo gjeta mbështetjen tuaj përsëri, gjeta po atë raport që kemi krijuar kaherë. Sigurisht krenar se ju ma vërtetuat që kam qëndruar krah jush gjithë këto vite e dekada në gëzime e sfida.
Krenar e i lumtur që jeni miqtë e mi, njerëzit me të cilët kemi ndarë gjithë përpjekjet tona për barazi e drejtësi.
Të dielën, në kutinë tuaj ju nuk do të hidhni thjesht një letër, por besimin tuaj. Në kutinë e votimit ju do të vëni synimin për jetë më të mirë, për Gjilanin, lagjen e fshatin më të mirë; ju do të hidhni në kuti vullnetin e dëshirat tuaja.
Pres të jem zgjedhja juaj e besuar; pres të vazhdojmë rrugëtimin bashkë si edhe deri më tani; pres votën tuaj natyrshëm, sepse na lidh besimi e vizioni i përbashkët.
Ju falemnderit që këto ditë kudo më keni pritur e trajtuar si pjesë tuajën. Natyrshëm më keni mbushur me besim dhe vullnet që edhe më fuqishëm të jem zëri juaj.
Zoti ju ruajt ju e familjet tuaja.
Ju falemnderit!