Policia e Rajonit të Gjilanit ka njoftuar për një rast grabitje në Gjilan, përkatësisht në rrugën “ Mulla Idrizi” të qytetit.
Në polici është raportuar për ngjarjen ku edhe është thënë se një person i dyshuar përmes kanosjes ka grabitur nga arka e një marketi 400-500 € dhe pastaj është larguar nga vendi i ngjarjes.
Ky rast tashmë është në proces hetimor, thuhet nga policia./GJILANI INFO/