Sipas të dhënave të fundit nga policia, gjatë periudhës raportuese janë evidentuar gjithsej 27 aksidente trafiku me dëme materiale.
Po ashtu, janë shqiptuar 1654 tiketa trafiku ndaj shkelësve të rregullave në komunikacion, çka tregon për një intensifikim të kontrolleve në terren.
Në kuadër të aktiviteteve policore, janë arrestuar 16 persona, ndërsa 9 prej tyre janë dërguar në mbajtje. Ndërkohë, nuk raportohet për persona në ndalim policor.
Gjithashtu, sipas raportit, 2 persona janë duke vuajtur dënimin./Gjilani INFO/


