Po konfirmohet fuqia e përkrahjes qytetare dhe lidhja jonë e përbashkët për Gjilanin e ri
/Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit/
Çfarë ndjenje e mirë është të vizitojmë familjet e çmuara gjilanase në çdo cep të qytetit tonë, për të konfirmuar fuqinë e përkrahjes qytetare dhe lidhjen tonë të përbashkët për Gjilanin e ri.
Sot patëm kënaqësinë të vizitojmë familjen Hajrullahu, ku na mirëpriti me shumë ngrohtësi z. Njazi Hajrullahu, djali i të ndjerit Gani Hajrullahu.
Me respekt të thellë kujtojmë veprën dhe kontributin e Ganiut, i cili mbetet frymëzim për të gjithë ata që e duan vendin me dinjitet.
Ai ishte një patriot dhe intelektual i shquar, i cili ka dhënë shumë për Republikën dhe për Gjilanin.
Falënderim të veçantë për z. Njazi dhe mbarë familjen Hajrullahu për mikpritjen e ngrohtë, për dashurinë, përkushtimin dhe mbështetjen e sinqertë që po e japin në këtë rrugëtim të përbashkët.
Mbështetja juaj është dëshmi se ndryshimi që po e ndërtojmë bashkë ka themele të forta tek njerëzit e ndershëm, punëtorë e me shpirt atdhetar.
Çdo hap i juaji, çdo përkrahje dhe çdo fjalë e mirë, po e forcon edhe më shumë rrugën tonë drejt fitores së madhe të Gjilanit të ri.
Faleminderit për besimin, për mikpritjen dhe për shpirtin e bashkimit që e mbani me krenari.
Bashkë për Gjilanin e ri që e duam dhe e aspirojmë të gjithë!
Përgjithmonë i juaji,
Arbër R. Ismajli