Mbrëmë në Gjilan ka ndodhur një shkëmbim zjarrit në mes të dy grupeve nga vetura, ku i plagosur ka mbetur një personi cili është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Këtë rast policia e ka cilësuar si vrasje në tentative.
Njësitet e hetuesisë kanë arritur që të identifikojnë tre persona të dyshuar meshkuj kosovarë, ku dy prej tyre janë arrestuar dhe nga ta janë konfiskuar; 7 gëzhoja të kalibrit 9mm, dy karikatorë me 18 fishekë të kalibrit 7.62 mm, celularë dhe dy vetura.
Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje./Gjilani INFO/


