Është inauguruar qendra për të moshuarit, kuzhina humanitare dhe bujtina për student, projekt ky i përbashkët mes Komunës së Gjilanit me
Jetimat e Ballkanit, i cili sot është bërë realitet në qytetin tonë.
Në ceremoninë përuruese ishin kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, kryesyesja e Kuvendit të Komunës, Krenare Latifi Kçiku, ministri për Familje, Punë dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, djali i heroit Hamëz Jasharit, Bekimi, humanizmi e hoxha, Halil Kastrati përfaqësues institucionesh tjera dhe qytetarë
Ky investim përfshin: Qëndrim ditor për të moshuar, Kuzhinë humanitare dhe Bujtinë për student.
Një hapësirë në shërbim të qytetarëve, e dedikuar për mbështetje sociale dhe përmirësim të kushteve për kategoritë në nevojë./Gjilani INFO/






