Shkroi: Bejtush Isufi
Të gjithë vetë do të kemi, por edhe do të kemi dëgjuar tjetrin të thotë se këtë e kam kujtim të gjyshit, të babës a të ndonjë të dashuri tjetër?
Kujtimi apo trashëgimia mund të jetë materiale apo shpirtërore, por esenca e tyre është që ato të ruhen, të mos harrohen, sepse harrimi është baras me mos ekzistimin, atë që ndonjëherë e quajmë vdekja e madhe, në kuptimin vdekja e cila nuk lë gjë për të kujtuar, trashëguar.
Sic e dijmë, njëra prej urimeve tona më të mira është ajo; « U trashëgofsh»! Sepse trashëgimi është vazhdimi, e kundërta e këputjes, është identiteti, e jo shpërfëtyrimi…
Pra, përmendoret duhet të na përkujtojnë detyrimin që të mos harrojmë, detyrën e ruajtjes, vazhdimit dhe përtërirjes, por jo vetëm të emrit ( që është ende një traditë familjare te shqiptarët) sepse detyra më e madhe është ruajtja dhe përjetësimi i porosisë, apo testamentit.
Prandaj për të nderuar të kaluarën, fytyrat e mëdha të kombit nuk mjaftojnë lulet, as fotografitë, as vargjet, e as monografitë…as e as…, nuk është e mjaftueshme asgjë tjetër, pos ndekjes hap pas hapi, e frymë pas fryme e qëllimeve, misionit apo amenetit të tyre, të gjitha të tjerat janë pak, shumë pak, e shpeshherë vetëm sa për të thënë…dhe së paku para dëshmorëve nuk do të duhej të ishim vetëm sa për të thën…e pa e parë veprën tonë prapa…/GJILANI INFO/


