Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 09.01.2026 – 15.01.2026 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e pesëqind e njëzet e gjashtë (1526) gjoba.
Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
- Hetim i njëzet e një (21) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
- Hetim i njëmbëdhjetë (11) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
- Shqiptuar dymbëdhjetë (12) gjoba për përdorim të telefonit,
- Shqiptuar njëzet e dy (22) gjoba për modifikim të automjetit (folije të errëta),
- Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për gjashtëdhjetë e dy (62) ngasës.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, uleni shpejtësinë, mos përdorini telefonin, vendosni rripin e sigurimit, keni kujdes ndaj këmbësorëve, mos e neglizhoni sinjalistikën rrugore dhe semaforët.
“Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët, andaj ndihmoni në uljen e aksidenteve dheruajtjen e jetës!”, apelojnë autoritet policore./Gjilani INFO/


