Të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, që janë publikuar sot përmes raportit ditor nga Policia e Kosovës, bëjnë me dije 70 raste aksidentesh në trafik.
Njoftohet se nga numri i përgjithshëm i aksidente, 26 prej tyre janë me të lënduar dhe 44 të tjera me dëme materiale.
Policia brenda të njëjtës ditë ka shqiptuar gjithsej 2 mijë e 607 gjoba trafiku.
Ndërkaq në 24 orëshin e fundit policia ka arrestuar 14 persona, prej të cilëve 7 ka dërguar në mbajtje./GJILANI INFO/